Kosova fiton çmimin “Brand & Community Champions” per sipermarrje

Ne kategorine e nominuar nga Bordi i Global Entrepreneurship Network (GEN), Kosova u vleresua me çmimin “Brand & Community Champions” – çmim ky i ndare personalisht nga Jonathan Orthmans, President i GEN. Çmimi u pranua nga Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo.

“Ky çmim dhe mirenjohje eshte shume domethenese per Kosoven, per faktin qe vleresohet komuniteti. Ne si Kosove kemi punuar mjaft qe te kemi nje komunitet aktiv dhe te shendoshe, qe t’i sherbeje sidomos gjeneratave te reja dhe t’u ofroje atyre mundesi qe te krijojne dhe zhvillojne vendin”, eshte shprehur Begu.

Ne kete kategori Kosova del fituese perballe shteteve te fuqishme, si: Holanda, Mbreteria e Bashkuar, Rusia, Turqia, Kanadaja dhe Meksika.

“GEN Compass Award” mbahet tradicionalisht gjate Kongresit Global i Sipermarrjes, i cili kete vit po mbahet ne Medellin, Kolumbi, me pjesemarrjen e me shume se 160 shteteve, qeverive e kompanive globale.

/Telegrafi/