Kosova ne UEFA. Ja yjet e futbollit qe mund ti bashkohen

Lidhur me artikullin:

Nga Granit Xhaka te Xherdan Shaqiri e Adnan Januzaj, jane keta disa prej yjeve qe mund ti bashkohen perfaqesues se Kosoves pas pranimit te saj ne Uefa. Pas disa ditesh Kosova me shume mundesi do te pranohet edhe ne qeverine e futbollit Boteror, Fifa dhe ne kete menyre do te kete mundesi te marre pjese ne eliminatoret e Boterorit, Rusi 2018, pasi gjasat jane qe te behet pjese e nje prej dy grupeve kualifikuese qe kane perberje 5 skuadra. Gjithsesi me dicka te tille qe duket mese e sigurte vemendja shkon te futbollistet qe do te jene pjese e perfaqesues se Kosoves ne fushaten e saj te pare eliminatore.

Trajneri Albert Bunjaki ka tashme nje skuader te afte per tu perballur denjesisht me cdo kundershtar, megjithate te gjithe do te deshironin qe pjese e kesaj perfaqesueseje te behen edhe lojtare te tille si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Adnan Januzaj. Federata kosovare e futbollit ka dale tashme me nje qendrim zyrtar dhe ai eshte se futbollistet qe jane pjese e kombetares shqiptare nuk do ti bashkohen skuadres se Albert Bunjakit.

Ne kete kontekst vemendja shkon te lojtaret me origjine kosovare qe luajne per perfaqesuese te tjera. A do te bashkohen Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me perfaqesuesen Kosoves eshte kjo pyetja qe mbizoteron aktualisht ne koken e te gjitheve. Duke qene se Kosova nuk ka patur me heret nje perfaqesuese qe njihej me te drejta te plota ne Uefa dhe Fifa, te gjithe futbollistet kosovare qe luajne per ekipe te tjera lejohet te behen pjese e skuadres se drejtuar nga Albert Bunjaki.

Te shohim se cili do te jete vendimi i Granit Xhakes dhe Shaqirit por e sigurte eshte pas pranimit ne Uefa me Kosoven do te bashkohet Adnan Januzaj. Lojtari i Manchester United ka vendosur te lere Belgjiken per tu bere pjese e vendit te tij te origjines. Shani Tarashaj, lojtari i Grasshopper por qe ne vere do te luaje per Evertonin, ka vetem pak kohe qe eshte bere pjese e perfaqesueses zvicerane por edhe ai mund te jete nje opsion per Kosoven.

Dy emra te tjera jane te dy vellezerve Valon dhe Veton Berisha qe aktualisht jane pjese e perfaqesues se Norvegjise. I pari luan per Red Bull Salzburgun ne Austri ndersa vellai me i vogel, Vetoni militon ne radhet e Greuther Furth ne Bundesligen e dyte gjermane. Jane me te vertete te shumte futbollistet kosovare qe luajne ne perfaqesuese te tjera, por nese te gjithe ata do te vendosin te luajne per vendin e tyre te origjines atehere Kosova do te kishte ne dispzicion nje skuader per tu patur frike edhe nga gjigandet e futbollit europian dhe atij Boteror.