Kosova, nr.1 ne Ballkan per internet

Kosovaret jane perdoruesit me te fuqishem te internetit ne Ballkan, mesohet nga nje vrojtim boteror per penetrimin e internetit dhe Facebook-ut.
Vrojtimi i Internet World Stat, mbi perdorimin e internetit thote se 76.6 per qind e 1.8 milione banoreve te Kosoves perdoren internetin ne vitin 2013. Por Kosova eshte gjithashtu nga te paktat vende per te cilat mungojne te dhenat mbi perdorimin e Facebook.

I dyti ne Ballkan per perdorimin e internetit qe Kroacia, ku 70.9 per qind e popullates shkoi online. Kjo do te thote se 3.1 nga 4.4 milione banore qene perdorues te rregullt. Gjithsesi, kroatet nuk duken shume te interesuar per Facebook, per shkak se “vetem” 1.6 milione prej tyre e perdorin kete rrjet te medias sociale.

Njerezit ne Bosnje dhe Hercegovine u renditen te tretet me 67.9 per qind penetrim te perdorimit te internetit. Kjo do te thote se 2.6 milione nga nje popullate prej 3.8 milione njerezish e perdoren. Numri i perdoruesve te Facebook qe 1.3 milione gje qe perben gjysmen e perdoruesve te internetit.

Maqedonia, ku 62.2 per qind e popullsise perdor internetin, qe e katerta ne liste. Rreth 1.3 milione njerez nga 2.1 milione banore qene perdorues. Nje pjese e madhe e tyre, 962 mije, perdornin gjithashtu Facebook.

Shqiperia eshte nga vendet e mesit ne liste me 60.1 per qind penetrim interneti sipas te dhenave te ketij studimi. Kjo do te thote se rreth 1.8 milione nga 3 milione banore qe perdorues dhe shumica e perdoruesve, rreth 1.1 milione kane llogari ne Facebook.

Niveli i perdorimit te internetit ne Serbi qe 57 per qind ose 4.1 milione banore. Perdorimi i Facebook ketu eshte gjithashtu i larte me 3.3 milione llogari.

Ne Malin e Zi norma e penetrimit te internetit eshte 56.8 per qind ose 365 mije banore nga nje popullate prej 650 mije vetesh. Rreth 300 mije prej tyre perdoren edhe Facebook.

Bullgaria, me popullate prej 6.9 milione banore pati norme penetrimi ne internet prej 53.2 per qind ose 3.6 milione perdorues. Rreth 2.5 milione prej tyre kishin edhe profile ne Facebook.

E fundit ne liste qe Rumania me norme penetrimi interneti 49.8 per qind. Rreth 10.8 milione nga 22 milione banoret e Rumanise perdoren rrjetin dhe nga keto, 5.3 milione kane llogari ne Facebook.