Kosova pranohet ne FIFA ?

Lidhur me artikullin:

Federata e Futbollit te Kosoves do te pranohet ne FIFA ne vitin 2016.

Perfaqesuesja e Kosoves mund te marre pjese ne kualifikimet per Kampionatin Boteror qe zhvillohet ne Rusi ne vitin 2018.

Keshtu te pakten ka thene ne nje prononcim per ‘Super Sport’, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka. “Une jam shume i bindur se Kosova ne vitin 2016 do te jete anetare e UEFA-s dhe FIFA-s. Kam biseduar me autoritet e UEFA-s. Kosoves mund t’i rezervohet nje vend per shortin e Kampionatit Boteror ne Rusi, ne vitin 2018, Uroj qe mos te jemi ne nje grup me Kosoven. Kontributi i presidentit Fadil Vokrri, eshte shume i madh ne pranimin e Kosoves ne UEFA e FIFA. eshte lajm i rendesishem per futbollin shqiptar dhe shtetin e ri te Kosoves”, deklaroi Armand Duka.

Foli edhe numri nje i futbollit te Kosoves, Fadil Vokrri. “Kosova eshte shume afer pranimit. Jemi duke e perpiluar agjenden se bashku me UEFA-n. Ne çdo hap jemi konsultuar me Armand Duken, te cilin e falenderoje per kontributin e dhene”, deklaroi Vokrri per mikrofonin e komentatorit te njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha.

Burimi: Sportal.al