Kosova tashme ka presidentin e saj. Kush eshte Hashim Thaci?

Lidhur me artikullin:

Presidenti i sapozgjedhur i Kosoves, Hashim Thaci lindi me 24 prill 1968 ne Buroje te Skenderajt. Pas fitores se Partise Demokratike te Kosoves ne zgjedhjet parlamentare te 17 nentorit 2007, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeminister i Qeverise se Kosoves, me 9 janar 2008.

Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaci ne Kuvendin e Kosoves shpall Kosoven shtet te pavarur, sovran dhe demokratik. Hashim Thaci eshte kryeministri i pare i Qeverise se Republikes se Kosoves.

Gjate procesit negociator (2005 – 2007), te udhehequr nga i derguari i Posaçem i OKB-se, Presidenti Martti Ahtisaari, Hashim Thaci ishte anetar i Ekipit te Unitetit. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithperfshires per pavaresine e Kosoves.

Gjate Konferences Nderkombetare per Kosoven, te mbajtur ne Rambuje te Frances, (6 – 22 shkurt 1999) Hashim Thaci ishte Kryesues i Delegacionit te Kosoves. Konferenca perfundoi ne Paris me 18 mars 1999, ku pas nenshkrimit te pales shqiptare, iu hap rruga nderhyrjes ushtarake te NATO-s per Kosoven.

Z. Hashim Thaci eshte nder themeluesit kryesore te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (1992). Gjate viteve te luftes, ishte drejtues politik i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.

Qe nga marsi i 1999 deri ne janar te viti 2000, Hashim Thaci ishte Kryeminister i Qeverise se Perkohshme te Kosoves (Qeveria e Unitetit). Ne kete periudhe zhvilloi aktivitet te dendur politik dhe diplomatik ne qendrat kryesore boterore, ne SHBA dhe Evropen Perendimore.

Ne jeten politike fillimisht angazhohet ne Levizjen Popullore per Republiken e Kosoves ne vitet 1989 – 1993, (LPK). Ishte lider i Levizjes studentore ne vitet 1990 – 1993.

Pas themelimit te UÇK-se, policia serbe deshton ne perpjekje per ta burgosur me 1993. Gjykata serbe e Prishtines me 1997, Hashim Thacin dhe nje grup pjesetaresh te UÇK-se, ne krye me Adem Jasharin, i gjykon ne mungese me shume vite burg.

Ne vitin 1991, z. Hashim Thaci zgjidhet prorektor student i Universitetit te Prishtines. Pas largimit te dhunshem te studenteve dhe mesimdhenesve nga objektet universitare, punon per ngritjen dhe strukturimin e arsimit universitar. Ne Fakultetin Filozofik te Universitetit te Prishtines, me 1993, Hashim Thaci, perfundon studimet ne Degen e Historise.

Ne Universitetin e Cyrihut ne Zvicer (1996), i ndjek studimet postdiplomike ne lemin e Historise se Evropes Juglindore dhe shkencave politike, deri ne fillim te vitit 1998.

Gjate periudhes se qendrimit te tij ne Perendim, Hashim Thaci shpesh here kthehet ilegalisht ne Kosove, per t’i forcuar formacionet e UÇK-se ne terren.

Pas luftes, si Kryeminister i Qeverise se Perkohshme te Kosoves, Hashim Thaci udhehoqi negociatat me faktorin nderkombetar dhe eshte nenshkrues i Marreveshjes per transformimin e UÇK-se, ne Trupat Mbrojtese te Kosoves (TMK).

Me fillimin e punes se Keshillit te Perkohshem Administrativ (KPA), si strukture e perbashket qeverisese me misionin e OKB-se ne Kosove (UNMIK), ishte anetar i ketij Keshilli prej janarit 2000, deri ne zgjedhjet e para parlamentare 2001.

Ne tetor te vitit 1999 themeloi Partine e Progresit Demokratik te Kosoves (PPDK), ndersa ne Kuvendin e Pare Zgjedhor (2000), Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partise Demokratike te Kosoves, (PDK).

Hashim Thaci u rizgjodh kryetar i PDK-se edhe ne Kuvendin e Dyte (2002) dhe te Trete Zgjedhor (2005). Ne tri legjislatura te Kuvendit te Kosoves eshte zgjedhur deputet.

eshte lider politik me numer me te madh te votave ne zgjedhjet e fundit parlamentare ne Kosove. Prej vitit 1999, z. Hashim Thaci ka afirmuar dhe mbrojtur çeshtjen e Kosoves me shume ligjerata dhe fjalime, ne dhjetera universitete dhe institute prestigjioze te vendeve Perendimore.

Ne shtypin vendor, rajonal dhe ate nderkombetar ka botuar shkrime dhe artikuj te shumte. Flet gjuhen angleze dhe ate gjermane. Jeton ne Prishtine, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin