Kosovaret ne Hungari, jo vetem azilkerkuese, por investitore

Karvani i bizneseve kosovare neper Evrope po vazhdon duke vizituar shtete dhe investitore te huaj, por edhe te diaspores shqiptare, ne kuader te perpjekjeve te AKB-se per te promovuar vlerat ekonomike te shtetit te Kosoves, si mundesi e re per investime ne Ballkanin Perendimor.

Dje nje delegacion i AKB-se vizitoi Budapestin dhe investitoret kosovare te cilet ne kete shtet po i japin imazh te mire Kosoves, si investitore, e jo vetem si azilkerkuese, siç jemi mesuar te vine lajme dhe pamje te tmerrshme neper kampet e Hungarise. Rasti me i mire eshte vizita ne Fabriken e bukes “Korona Peksek”, e pronarit Ali Menxhiqi, i cili ketu ka ardhur si investitor dhe ka punesuar me shume se 15 punetore dhe investimet kane kaluar mbi 500.000 euro, kjo konsiderohet si histori e suksesit te kosovareve ne Hungari. Ai tha se nuk ishte e lehte qe te marre rrugen e kurbetit ne vitet e meparshme, por duke falenderuar qeverine hungareze dhe lehtesirat per investime, ai ka arritur te perfitoje fonde, por edhe mbeshtetje nga qeveria lokale, e cila e ka integruar dhe e ka liruar nga shume taksa ne fillim te investimeve te veta. Ai thote se, po qe se Kosova do te kopjonte praktikat e mira te ketij shteti, shume lehte do te zhvillonte ekonomine dhe do te ktheheshin edhe me investime ne Kosove.

Agim Shahini Kryetar i AKB-se, tha se ishte teper i lumtur qe takoi kosovare si investitore dhe jo vetem si azilkerkuese ne Hungari, ku gjate dy viteve te fundit kishte nje fluks te madh te tyre neper kufijte e ketij shteti. Investimi i juaj kthen vemendjen e Qeverise hungareze dhe qytetareve te saj se kosovaret jane te suksesshem ne ndermarresi dhe integrohen shpejt. “Lehtesirat per investime qe i keni ketu, ato do te mund te jene modalitet per Kosoven, po qe se ne deshirojme te rritim ekonomine dhe sektorin privat. Nuk ka asgje me te vlefshme, kur diasporen tone e takon neper bote, si investitor, administrator dhe deputet neper vendet evropiane, e qe kane origjine shqiptare,” ka thene Shahini.

“Jeni te mirepritur, ju dhe bashkomebasit e tjere, qe te inkurajoni edhe investitoret hungareze qe te vine ne Kosove, sepse perspektiva e Kosoves dhe potencialet e saj te pashfrytezuara jane me te medha se çdo vend ballkanik,” ka qene fjala e Shahinit.

Menxhiqi falenderoj delegacionin e AKB-se per vizite dhe tha se kjo e ben me te forte pasi dikush nga Kosova po interesohet per te.

/Telegrafi/