Kosove, llogariten rreth 10 miliarde euro remitancat qe nga fundi i luftes

Me shume se 10 miliarde euro llogaritet te jene remitancat qe diaspora kosovare ka derguar ne vendlindje qe nga perfundimi i luftes e deri tani.

Gjermania vazhdon te mbetet shteti prej te cilit me se shumti dergohen te ardhurat ne Kosove, e ndjekur nga Zvicra, Italia, Austria, etj.

Sipas te dhenave te Bankes Qendrore te Kosoves, te cilave u referohet gazeta “Zeri”, nga viti 2004 e deri me tani nga Gjermania emigrantet kane derguar ne Kosove gati 1 miliard euro, nderkohe qe nga Zvicra jane derguar rreth 600 milione euro.

Sipas shumes, Italia radhitet e treta per nga dergesat me rreth 200 milione euro, ndersa ne vendin e kater vjen Austria me 140 milione.

/Top-Channel/