Kovacic: “Kunder Juventus duhet te fitojme. Real Madrid? Jam ne nje klub te madh”

Lidhur me artikullin:

Ne Appiano Gentile ishte dita e Mateo Kovacic. Talenti kroat perfundoi ne qender te vemendjes pasi ishte ai qe u shfaq ne konferencen e pare per shtyp te vitit 2015 ne qendren stervitore te Inter. Ndeshja me Juventus, afrimi i Lukas Podolski te zikalterit si dhe nje rinovim i mundshem i kontrates ishin disa nga temat qe preku mesfushori 20-vjecar. Pyetja e pare qe iu drejtua Kovacic nga gazetaret kishte te bente pikerisht me derbin e Italise mes Juventus dhe Inter qe do te zhvillohet kete te Marte ne Juventus Stadium.

“Vijme pas nje barazimi me Lazion, ndeshje gjate te ciles meritonim te fitonim. Shpresojme qe dicka te tille ta arrime perballe Juventus edhe pse per te marre tre piket duhet te japim 100% e mundesive tona. Mund te them qe jemi gati per sfiden me bardhezinjte. Ndeshja me Juventus mund te jete ajo e ktheses per ne? Po por ne nje moment te tille si ky qe eshte duke kaluar aktualisht Inter per ne cdo sfide ka rendesine e saj. Mund te fitojme perballe Juventus por duhet ta arrime dicka te tille edhe ne ndeshjen pasardhese ndaj Genoas pasi ne te kundert fitorja ndaj bardhezinjeve nuk do te kishte edhe aq vlere”.

Lukas Podolski eshte afrimi i pare i Inter ne merkaton e muajit Janar dhe nje koment i Kovacic shkoi pikerisht per sulmuesin gjerman.

“Jam i lumtur qe Poldi ka mberritur ne skuader, aktualisht jemi duke folur gjermanisht me njeri-tjetrin. Shihet qarte qe ai ka shume deshire te beje mire ketu. Besoj se prania e Podolski ne ekip do te na ndihmoje pasi ai eshte vetem 29 vjec”.

Persa i perket rinovimit te kontrates se tij me zikalterit, Kovacic shtoi se bisedimet jane ne rruge te mbare por per firmen ka ende kohe, nderkohe qe 20-vjecari kroat iu kunderpergjigj edhe shokut te tij ne kombetare Luka Modric i cili pak kohe me pare theksoi se Kovacic meriton nje klub me te madh se Inter.

“Me Modric kam nje raport te shkelqyer. Bisedojme shpesh me njeri tjetrin dhe ai thote vetem fjale te mira per mua. Ne lidhjet me deklaratat e tij dua ti them Lukas qe une aktualisht jam pjese e nje klubi te madh dhe nuk me mungon asgje”.