Krasniqi ndez derbin. “Partizani luan per te fituar. Kunder Tiranes vlen 3 pike”

Derbi eshte nje ndeshje qe te gjithe deshirojne ta luajne dhe ta fitojne. Kjo vlen edhe per Gezim Krasniqi, i cili eshte i gatshem per te zbritur ne fushe ne duelin me Tiranen. Jo vetem fizikisht, por edhe psikologjikisht, me mbrojtesin qe provon te ndeze derbin, qe kete here do te luhet ne kryeqytet, me bardheblute si skuader pritese.

“Jemi mesuar ti luajme ndeshjet jashte. Per ne kjo quhet ndeshje brenda, ne kryeqytet dhe nuk perben disfavor. Nuk ka asnje lloj ndryshimi. Perveç tifozeve edhe ne presim fitoren. Keto barazime na kane penalizuar deri me tani, jo vetem perballe Tiranes, por edhe ndaj rivaleve te tjere. Megjithate shpresojme qe kete here te dalim me koken lart dhe pse jo me fitore. Shpresojme qe fati te jete ne anen tone, sepse lojen e kemi bere ne nivel te lart dhe fati na ka penalizuar disi”.

Paralelizmat jane te shumte. Nga ideja per ta pushtuar “Selman Stermasin” ne tribuna dhe per ta thyer Tiranen per here te pare ne fushe, ne stadiumin e rikonstruktuar, deri te debati i fillimit te sezonit, kur bardheblute zgjodhen qe ne shtepine e 24 here kampioneve ndeshjet si prites ti luante Korabi dhe jo Partizani. Gezim Krasniqi shkoi edhe me tej, duke krahasuar objektivat e kundert qe kane dy skuadrat.

“Keto kater sezonet e fundit, qe edhe une jam pjese e Partizanit dhe skuadra eshte kthyer ne Superiore, kemi nje avantazh ndaj Tiranes, sepse ata kane qene gjithmone me poshte nesh ne renditje. Objektivi i Tiranes eshte te kape kupat e Europes, ndersa objektivi yne eshte te shpallemi kampione. Mendoj qe ky do te jete viti kur do ta realizojme kete synim”.

Te motivuar nga fitorja e fundjaves se kaluar me Teuten, te kuqte kerkojne suksesin e radhes, per te mos humbur terren ne garen per titullin kampion.

Pak na intereson se çfare ben Tirana, kemi filozofine tone te lojes dhe besojme se do t’ia dalim me sukses ne kete ndeshje. Eshte nje ndeshje e radhes. Çdo sfide vlen tre pike. Ne do ti bejme yzmetin, ashtu si ne sfiden me Teuten qe e mundem dhe na dha nje fryme tjeter dhe tani paraqitemi me moral me te mire se Tirana ne derbi. Shpresojme te tre piket e radhes per te vazhduar ne rrugen drejt titullit.

Kundershtaret nuk i shohim nga emrat, nuk na interesojne. Por, nese ne jemi nje grup dhe te bashkuar ia dalim perballe çdo kundershtari”.