Kredi te buta per fermeret. Qeveria dhe BERZH garanci 75 milione euro

Lidhur me artikullin:

Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane per Rindertim e Zhvillim nenshkruan nje marreveshje, e cila krijon nje skeme garancie financiare prej 75 milione euro per te nxitur kreditimin e Bujqesise. Ne kete fond 15 milione euro jane para te buxhetit, ndersa pjesa tjeter prej 60 milione euro eshte financim i BERZH? Por si do te funksionje skema?

Garancia prej 75 milione euro do te ngrije ne favor te bankave private, qe do te japin kredi per fermeret. Nese keto kredi do te rezultojne problematike, dhe nuk kthehen me mbrapsh atehere bankat kompesohen nga fondi i garancise. “Ideja eshte ndarja e riskut. Ne kemi vene re qe bankat jane te interesuara per te rritur kredine per sektorin bujqesor, por nuk e bejne kete pasi mendojne se ky sektor ka shume risqe. Per kete qellim, permes kesaj garancie ne e ndajme riskun me bankave dhe shtetit,” tha Christoph Denk, kreu i Berzh per Shqiperine.

Kush perfiton?
Fermeret duhet te aplikojne tek Agjencia e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural per te perfituar kredi permes garancise. Por jo te gjithe mund perfitojne. “Fermeret duhet te paraqesin plane biznesi realiste dhe te investojne ne ato kultura qe ne kemi percaktuar si prioritare, te cilat gjenerojne rritjen e prodhimit,” tha ministri i Bujqesise Edmon Panariti.

Kjo nuk eshte skema e pare e garancive financiare per sektorin privat. Shqiperia ka tentuar skema te ngjashme edhe ne sektore te tjere, por rezultati ka qene i diskutueshem.

“Ne jemi te bindur se kjo skeme do te jete e sukseshme dhe do te mundesoje financime masive per bujqesine,” deklaroi ministri i Financave, Shkelqim Cani.

Qeveria shpreson qe permes garancise prej 75 milione euro te gjeneroje mbi 300 milione euro kredi per sektorin bujqesor. Nese do te rezultoje e vertete kjo do te bente rritjen me 5 here te kredive per bujqesine. Por mbetet ende e paqarte se si do te ndahet risku mes qeverise dhe bankave, ne rastin e kredive qe do te rezultojne problematike.