Kredite e keqia. Ne ankand resorti Tropikal

Lidhur me artikullin:

Teksa kredite e keqija jane mbi 20 per qind te totalit te huave te dhena, shitja e kolateraleve nuk eshte se po shkon shume per mbare.

Ne ankand per shitje ka dale edhe kompleksi turistik Tropikal ne Durres me nje vlere fillestare 633.654 euro. Sipas te dhenave te ankandit ndertesa perbehet nga 24 apartamente dhe 2 njesi, ZK 8518, e ndodhur ne Durres ne pronesi te Roger shpk.

“Kjo pasuri eshte hipotekuar ne favor te Banka Raiffeisen. sha per shumen 1.000.000 Euro. Çmimi me te cilin fillon ankandi ne total per te gjitha pasurite eshte 633,654 Euro, por secila pasuri ka vleren e shitjes e veçuar dhe mund te blihet me vete”.

Burimet nga Shoqeria permbarimore pohuan se ankandi nuk e ka kaluar ende fazen e pare te tij. Ne baze te ligjit per ankandet ne fazen e dyte objekti shitet me gjysmen e vleres dhe ne rast se ka nje deshtim te dyte kalon ne pronesi te Bankes.

Hoteli ndodhet shume prane kryeqytetit Tirane dhe Aeroportit Nderkombetar te vendit “Nene Tereza” (35 km) dhe 6 km larg qytetit te dyte te madh ne Shqiperi, Durres.

Tropikal Resort eshte ndoshta nje prej resorteve me te medha ne Shqiperi, te ofruara te gjitha ne nje vend: hoteli, restoranti, plazhi, salla e konferencave per takime biznesi, kopshti i gjelberuar, kendi i lojerave, mjedisi sportiv.