Kreret vendore do te gjobiten per mbetjet urbane

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka paralajmeruar kryetaret e komunave ne te gjithe vendin qe te marrin masa per menaxhimin e mbetjeve urbane, ne te kundert do te gjobiten. Nepermjet nje letre, nisur 390 kryetareve te komunave ne te gjithe vendin, ministri Koka ka urdheruar drejtuesit vendore qe te marrin masa te menjehershme per menaxhimin e mbetjeve, te cilat jane pergjegjesi e drejtperdrejte e pushtetit vendor. Ne rast se kreret vendore nuk marrin masa, Ministria e Mjedisit do t’i penalizoje me gjoba, te cilat variojne nga 500.000 leke deri ne 1.000.000 leke.

“Ne rast se do te konstatohet perseritje e kundravajtjes Ministria e Mjedisit do te marre masa me te renda ligjore, duke i propozuar Keshillit te Ministrave qe t’i kerkoje Keshillit te Komunes/Bashkise shkarkimin e kryetarit per shkelje te renda te kushtetutes dhe te ligjeve ne fuqi”, -ben me dije Ministria e Mjedisit, nepermjet nje njoftimi per shtyp.

Ne fund te letres, ministri Koka sqaron se gjendja aktuale e mjedisit eshte pasoje e nje neglizhence dhe papergjegjshmerie e qeverise se shkuar.

“Gjendja e rende e mbeturinave ne territorin qe ju administroni deshmon per nje neglizhence dhe papergjegjshmeri ne te shkuaren, ndaj detyron Ministrine e Mjedisit, qe ne mbrojtje te standardit te jetes se qytetarit, te marre masa ligjore ndaj çdo drejtuesi te pushtetit vendor, pa asnje dallim partiak” -shkruhet ne letren qe ministri i Mjedisit u ka drejtuar te gjithe drejtuesve te qeverisjes vendore ne Shqiperi.