Krishtlindja kaluar mbi kalin e bardhë të mundësive. Dialog me ndërtuesin e resortit “Kodra e Kuajve”, Gerti Hima

 

*Artikull nga Andi Bica, Beti Kumi

Rruga nga plepat në “Kodrën e Kuajve” në Shkallnur pranë Shkëmbit të Kavajës, bashkëshoqërohet duke u ngjitur me emocionet në shumëfishim. Pasioni i kërkimit na rrethon në kilometrat kodrinore deri te resorti hipodrom. Realizuesi Gert Hima, na tregon për arkitekturën e hotelit të ri të sapo përuruar, të ngjashme me qytetet turistike spanjolle Toledo e Sevilia. Mbërritja në stacionin e Kuajve prej nga e ka marre emrin Kavaljoni ose Kavaja, na bën ta shohim peizazhin bregdetar në një pikë të rrallë shikimi më të shtrirë në hapësirë.

Vizita te kuajt fisnikë të rracave të ndryshme na krijon një gjendje shpirtërore shumë të paqtë. Pastaj një xhiro në pistën rrethore me Morganen Hollandeze na shpie në një dimension ku gjithsecili e ndjen veten kalorës si banorët e moçëm të këtij trualli fisi ilir i taulantëve.r në antikitet, Jul Çezari qëndroi gjatë i stacionuar në këtë kodër e më gjerë në rajon, duke lënë disa rrjeshta në librin e tij “Lufta Civile” me kundërshtarin e tij politik, ushtarak e filozofik, Pompein.

Sot mirmbajtësi e rivlerësuesi i këtij vendi turistik Gerti Hima, na tregon i qetë se mbas afro 15 vjetësh pune, që nga rikthimi i tij nga Italia, mundën fillimisht me bashkudhëtaren Ivën fëmijët dhe miqtë, të ndërtojnë një vend për të shijuar fundjavën familjarisht. Pastaj me kërkesat në rritje të vizitorëve mbas pistës së kuajve u ngrit bari dhe restoranti simpatik në stilin “Country” deri te hoteli e resorti i sotëm.

Shëtitja mbi kalë është emocioni më i parë dhe më tërheqës në këtë kodër plot natyrë, histori dhe tryezë shqiptare me gatime nga të trija krahinat e Shqipërisë përfshi kuzhinën kosovare dhe atë çame.

Ola, vajza e kësaj shtëpie, një kalorëse e re, kampione në garat me kuaj në galop vijon t’i qëndrojë profesionit të saj prej instruktoreje. Ajo na befason me seriozitetin, humorin durrsak si edhe trofetë e reja të fituara në Kosovë.

Nga podi që vendosesh mbi kurrizin e Princeshës Hollandeze Morgana, një kalë emblemë e Kodrës së Kuajve ndihet një frymim më i gjerë me natyrën dhe detin së largu dhe preket këmbimi i viteve.

Krishtlindjet dhe fillimi i vitit këtu kanë një program argëtues me një tingull të ri. “Le të jetë një vit i kaluar për të gjithë !!!” – na uron Gerti Hima, me vizionin për dalje nga pamundësitë dhe parjen përtej reve të problematikave sociale duke i dhënë udhë zgjidhjeve të thjeshta, e hedhur vështrimin drejt kënaqësive të vogla por kuptimplotë të jetës.