Kriza e demtimeve te Juventus. Drejtuesit mendojne per Ivanovic

Lidhur me artikullin:

Alarm ne mbrojtjen Juventine. Bardhezinjte po perballen me mjaft probleme ne repartin e prapavijes, jo per nga numri i golave te pesuar, por per shkak se shume futbolliste jane te demtuar. Lajmi i keq eshte konfirmimi nga stafi mjekesor se Leonardo Bonucci duhet te qendroje larg fushave per 2 muaj. Andrea Barazgali, pritet te rikthehet vetem ne Janar te 2017-es, ndersa nje tjeter mungese tejet e rendesishme per kampionet e Italise eshte ajo e brazilianit Dani Alves, i cili ka pesuar frakture ne kemben e djathe.

Sipas stafit mjekesor te “Zonjes se Vjeter” 33-vjecari mund te jete serisht ne dispozicion te trajnerit Masimiliano Allegri vetem ne muajin Shkurt. Me mbrojtjen te gjymtuar, per  drejtuesin e stolit bardhezi kane nisur dhimbjet e kokes. Per te qetesuar disi situaten mendon administratori i pergjithshem i Juventus, Beppe Marotta, qe ne merkaton e dimrit do te nderhyje per te transferuar ne Torino, nje emer i cili do te ofroje garanci ne repartin difensiv.

I pari ne kete liste eshte lojtari i Chelsea, Branislav Ivanovic. 32-vjecari nuk po gjen hapsira ne formacionin e Antonio Contes dhe cilesohet si nje prej emrave qe do te preken nga revolucioni ne radhet e bluve te Londres. Transferimi i tij ishte planifikuar gjate merkatos se veres, por planet ndryshuan. Per te konkretizuar mundesine e afrimit te Ivanovic te Juventusi, pritet qe se shpejti palet te ulen ne bisedime.