Kriza e refugjateve. Gjermania rikthen kontrollet ne kufi

Lidhur me artikullin:

Fluksi i madh i refugjateve detyron Gjermanine te riktheje kontrollet ne kufijte me vendet e zones Shengen. Vendimi eshte bere i ditur nga ministri i Brendshem gjerman, sipas te cilit kontrolli kufitar do te jete i perkohshem dhe do te perqendrohet kryesisht ne kufirin me Austrine, aty ku javet e fundit me mijera refugjate te ardhur kryesisht nga vendet e luftes kane kaluar per te kerkuar qendrim ne vendet e kontinentit te vjeter.

Autoritetet gjermane thane se nje vendim i tille eshte i nevojshem per arsye sigurie dhe kerkohet edhe ne kodin e kufijve te zones Shengen. Kjo mase do te riktheje kontrollet e rrepta ne pikat kufitare qe deri me sot pothuajse kane qene inekzistente e me teper kane qene ne funksion procedural se sa kontrollues apo frenues.

Gjermania do te vazhdoje te respektoje rregullat e aplikueshme evropiane dhe kombetare per mbrojtjen e refugjateve. Ne deklaraten e tij ministri De Maizzer thekson se sipas ligjit ne fuqi evropiane, Gjermania nuk eshte pergjegjes per shumicen e madhe e atyre qe kerkojne mbrojtje.

Sipas tij azilkerkuesit duhet te pranojne faktin se ata nuk mund te zgjedhin qe nje vend anetar i BE t’u jape mbrojtje. “E njejta gje do te zbatohet kur sistemi i ri evropian per shperndarjen e refugjateve te hyje ne fuqi.”- eshte shprehur De Maizzer.

Synimi i ketij vendimi eshte qe te ule ndjeshem fluksin e refugjateve qe vijne nga vendet ne krize si Siria, por edhe nga vendet e Ballkanit Perendimor ku ben pjese edhe Shqiperia.

Sipas shifrave zyrtare te dhena nje dite me pare nga Bashkimi Europian, vetem ne 8 muajt e pare te ketij viti, ne vendet e zones Shengen kane hyre mbi 500 mije refugjate, 156 mije prej te cileve vetem gjate muajit gusht.

Prej ditesh, Gjermania dhe ne veçanti Mynihu ka dhene alarmin per mungesen e kapaciteteve per perballimin e refugjateve dhe azilkerkuesve, te cilet vijne jo vetem nga vendet e luftes nepermjet Mesdheut, por edhe nga Ballkani e kryesisht nga Shqiperia.