Kriza politike ne Kosove, Kurti ‘Zgjedhje te reja ne shtator ose tetor’

PRISHTINE – Kosova nuk po gjen dot rrugen per te dale nga kriza politike, pas zgjedhjeve te 8 qershorit. I gjetur ne kete situate, ndersa nuk po merr pjese as ne koalicionin eopozites pasi nuk i jane plotesuar kushtet e tij, lideri i Levizjes Vetevendosje Albin Kurti, nuk e ka perjashtuar mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve te reja, ne shtator ose tetor, ndersa ka theksuar se VV eshte e gatshme per zgjedhje.

“Ne jemi gjithmone te gatshem per zgjedhje dhe do te jemi te gatshem edhe tash qe nuk kemi fituar ende, edhe atehere kur do te fitojme sepse besojme qe eshte teper rralle qe nje here brenda kater viteve te kemi zgjedhje ne Kosoven e cila po vlon nga problemet nga me te ndryshmet. Pra, ka shume mundesi qe ne shtator ose tetor do te kemi zgjedhje te reja dhe Levizja Vetevendosje! ne keto do te hyje me e fuqishme si asnjehere me pare. Ne te njejten kohe mund te them qe gjate kesaj periudhe ne kemi punuar edhe me kete koalicionin LDK, AAK, Nisma te cilet duket se do te garojne bashke. Pra, do t’i kemi tri pole ne zgjedhjet e ardhshme. PDK’ne si partine pushtet, si parti shtet, me satelitet e saj, LDK’ne, AAK’ne dhe Nismen ne njeren ane dhe Levizjen Vetevendosje! si poli i trete, i cili do ta kete bashkepunimin me disa prej sindikatave”, ka thene lideri i Vetevendosjes, Albin Kurti.

Marre nga “RTK”