Kryebashkiaku Veliaj: Nuk do te kete rritje çmimesh per festat

Ndryshe nga vitet e tjera, festimet e nates se vitit te ri nuk do te perqendrohen tek sheshi “Skenderbej”, por tek “Nene Tereza”. Kreu i bashkise Erjon Veliaj, beri te ditur edhe programin e festimeve te bashkise.

Per here te pare tha Veliaj do te kete zbukurime ne te gjithe qytetin, dhe jo vetem ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

“Adoptimi i nje rruge dhe per here te pare pertej bulevardit te kemi zbukurime ne te gjithe qytetin. I kam kerkuar dhe administratoreve qe te bejne diçka per lagjet e tyre, per ish komunat, nderkohe qe epiqendra e festimeve do te jete ne sheshin “Nene Tereza”. Deri ne 6 dhjetor ai do te transfrmohet ne nje fshat krishtlindjesh. Kete muaj bashkia do i dedikohet totalisht femijeve, do te kemi produkte vendase per te promovuar, tregje provizore. Vitin e ri do e presim ne sheshin “Nene Tereza”, tha Veliaj.

Kreu i bashkise premtoi se nuk do te kete rritje abuzive çmimesh per festat e fundivitit, ndersa do te ndalohet shitja e gjese se gjalle vend e pa vend. Tregu i gjese se gjalle beri te ditur kryebashkiaku i Tiranes do te jete ne Vishnje, ne Baldushk, psai eshte zone qe njihet per rritjen e gjelave te detit.

“Do te jete nje treg ne Kombinat ku te shesim produktet bio, te gjithe ata qe vijne nga zona e Pezes, Ndroqit dhe Vaqarrit, dhe nje treg prane zones se Kinostudios. Kemi menduar per gjithçka. Per zbukurimin e qytetit dhe per menyren se si periudha e festave do te monitorohet per çeshtjen e cilesise dhe çmimit”, tha Veliaj.
/Top-Channel/