Kryeministri Edi Rama ne emisionin Shqip, per naften, 21 janarin, droga ne Elbasan dhe reformat e qeverise

Lidhur me artikullin:

I ftuar ne emisionin “Shqip” te Rudina Xhunga, Kryeministri Edi Rama, ne intervisten e pare per kete vit, foli per nje sere çeshtjesh te aktualitetit.

Ai komentoi edhe protesten e opozites, ndersa u ndal gjate tek çeshtja e çmimit te naftes. Rama tha se eshte nje debat i stisur, pasi sipas tij shqiptaret e paguajne ate 20% me pak. Sipas tij, asnje vend i rajonit nuk e ka ne strukture taksen e qarkullimit apo ate te karbonit.

Rudina Xhunga: Sot ka pasur nje proteste, nje proteste te rendesishme dhe shumica e pyetjeve ne facebook dhe twitter kane te bejne me naften, me rritjen e çmimit te naftes. Domethene pertej shqetesimit te opozites, nepermjet protestes, ka nje shqetesim te rritur publik per rritjen e çmimit te naftes…

Kryeministri Rama: Per sa i perket protestes, edhe une kam marre pjese ne proteste, per shkak se duke u kthyer nga Durresi, ku shkuam per nje aktivitet ne dogane, u bllokova bashke me te tjeret. Besoj qe kjo eshte forma me e ulet e protestes, qe eshte zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi, pasi mjaftojne pak njerez per te bllokuar gjithe te tjeret. Pavaresisht se opozita i ka mundesite te beje protesta edhe te medha ne numer, ne kete rast ka numeruar me pahir si protestues edhe shume te tjere qe kane qene ne rruge per punet e tyre. Pa llogaritur edhe veshtiresine e madhe qe eshte krijuar per sherbimin e urgjences. Per sa i perket naftes eshte nje debat mjaft i stisur dhe me nje doze te madhe hileje brenda, sepse çmimi i naftes ne Shqiperi ka rene 20%. Edhe dje, ka regjistruar nje ulje tjeter. Ka rene 20% krahasuar me nje vit me pare. Sigurisht, kjo lidhet me konjunkturen nderkombetare, padyshim. Por nga ana tjeter, kur koniunktura nderkombetare ishte e favorshme ne te shkuaren per te bere ulje te çmimit, ulja e çmimit nuk ka ndodhur ndonjehere. Keshtu qe, une nuk besoj se eshte nje debat qe ben sens, pasi sot shqiptaret e paguajne naften me pak, fale koniunktures nderkombetare. Nderkohe, nese ne çmimin aktual te naftes ne Shqiperi, nuk do te ishte e perfshire ne strukturen e çmimit dhe taksa e qarkullimit, te cilen e ka futur qeveria e PD ne vitin 2012 ne strukturen e çmimit…

Rudina Xhunga: Ju nuk e keni rritur?

Kryeministri Rama: Po ta perseris, ne qofte se taksa e qarkullimit do te ikte nga struktura e çmimit dhe do te merrej nga xhepi i qytetareve ne nje forme tjeter, siç merret ne vendet e rajonit, asnje vend i rajonit nuk e ka ne strukture taksen e qarkullimit, asnje vend i rajonit nuk e ka ne strukture taksen e karbonit dhe mbi te gjitha, llogarine duhet ta bejme edhe ne nje drejtim tjeter, mbi kontributin e pergjithshem nga taksat ne prodhimin e pergjithshem te vendit, qe Shqiperia e ka me te ulet sesa vendet e tjera te rajonit. Pra, eshte nje llogari e bere teresisht pa hanxhine.

Rudina Xhunga: Domethene shqiptaret qe pyesin sot ne rrjetet sociale, pyesin ne rruge a do ulet çmimi i naftes, çfare pergjigje do te kene nga Kryeministri?

Kryeministri Rama: Çmimi i naftes eshte ulur. Shqiptaret duhet te kuptojne se krahasimi me vendet e tjera te rajonit nuk vlen ne menyre te drejtperdrejte per sa kohe shqiptaret brenda çmimit te naftes paguajne edhe taksen e qarkullimit, edhe taksen e karbonit, te cilat ne vendet e tjera te rajonit paguhen jashte struktures se çmimit. Ne kendveshtrimin tim, vendim i marre nga qeveria paraardhese me propozim te Ministrit te atehershem te Financave ka qene i drejte, per ta perfshire taksen e qarkullimit ne strukturen e çmimit. Madje, ne rajon ka disa levizje qe shkojne ne kete drejtim per ta integruar ne strukturen e çmimit, duke qene se çmimi ka rene ne menyre te ndjeshme.

Rudina Xhunga: Domethene nuk do beni asnje ndryshim. Çfare ka bere qeveria Berisha ne lidhje me taksen e qarkullimit, nuk do beni asnje ndryshim?

Kryeministri Rama: Jo, nuk ka. Ne kete rast, perfshirja e takses se qarkullimit ne strukturen e çmimit eshte diçka e duhur. Shqiptaret duhet te kuptojne se llogaria duhet bere me çfare nxjerrin nga xhepi. Nese ne vende te tjera te rajonit qytetaret paguajne takse qarkullimi dhe takse karboni jashte struktures se çmimit, ne vendin tone eshte brenda struktures se çmimit.

Rudina Xhunga: Pse eshte rritur taksa e qarkullimit, eshte nje tjeter pyetje?

Kryeministri Rama: Nuk eshte rritur taksa e qarkullimit. Ju kujtohet qe ne beme nje rritje ne vitin 2013. Beme edhe nje tjeter ne vitin 2014, ne nje mase minimale, per te mos ngarkuar barren fiskale te te gjithe qytetareve dhe duke e konsideruar nderhyrjen ne strukturen e çmimit te naftes si nje nderhyrje qe eshte edhe ne funksion te gjithe atyre parametrave shendetesore dhe mjedisore qe kihen parasysh kur vendoset nje takse tek nafta. Por, po jua perseris edhe nje here tjeter, per te katerten here, qe çdo krahasim me vendet e rajonit apo me vendet e tjera eshte teresisht abuziv. Sepse, ne vendet e tjera te rajonit taksa e qarkullimit paguhet jashte struktures se çmimit te naftes. Konkretisht, ne Maqedoni ajo varion nga 100-400 euro, ne varesi nga lloj i makines, nderkohe qe ne te pergjithshmen e tyre shqiptaret paguajne me pak taksa, si kontribut i drejtperdrejte per buxhetin, sesa te gjithe te tjeret ne rajon.

Rudina Xhunga: Nafta per bujqesine?

Kryeministri Rama: Per naften per bujqesine e kemi thene dhe e perserisim; Ne jemi gati dhe rimbursojme çdo liter nafte e cila vjen nga puna formale. Ne nuk kemi premtuar te shperndajme nafte obshe, per te shkuar pastaj nafta ne rruget e abuzimit dhe te korrupsionit si ne te shkuaren, por kemi thene dhe e perserisim qe çdo fermer qe kerkon rimbursim nafte te bazuar ne nje prodhim te formalizuar me fature, merr rimbursimin e naftes.

Rudina Xhunga: Dua t’i largohem kesaj teme. Dua t’i largohem me nje pyetje te fundit. Njerezit qe thone nuk e perballojme dot..

Kryeministri Rama: Çfare nuk perballojne?

Rudina Xhunga: Qe thone nuk e perballojme dot makinen me kete çmim naftes. Ju i thoni mbyll makinen dhe ec ne kembe?

Kryeministri Rama: Njerezit sot, jane po ata qe deri para nje viti e paguanin naften me 192-195 leke/liter dhe sot e paguajne me 160-157 leke/liter. Pra, kemi nje ulje shume te konsiderueshme te çmimit te naftes. Nga ana tjeter po kaq e rendesishme politika ne teresi tek nafta eshte nje politike e cila mban parasysh domosdoshmerine per te kontribuar ne te njejten kohe per shoqerine, sepse nga perdorimi i makines vjen ndotja, nga perdorimi i makines vjen mbingarkesa ne qarkullim, nga perdorimi i makines nuk vijne vetem te mira. Ne vend se te taksojme ne drejtime te tjera dhe ne vend se te taksojme ata te cilat e kane te pamundur te kene nje makine, atehere ne preferojme qe te ndjekim kete logjike. Por per te pesten here e perseris, shqiptaret nuk mund t’i marre njeri per budallenj dhe as nuk mund t’i beje njeri budallenj. Sot ata paguajne 20% naften me lire se nje vit me pare, fale koniunktures nderkombetare dhe nga ana tjeter, sot permes çmimit te naftes ata paguajne detyrime, te cilat ne vende te tjera, paguhen, paguhen edhe me shume, por paguhen veç. eshte fare e thjeshte llogaria.

Rudina Xhunga: Une dua t’i largohem kesaj pyetje, por jam e sigurt se do te kete mijera pyetje te tjera do te vazhdojne lidhur me naften, per shkak te krahasimit me vendet e tjera te rajonit dhe me xhepat e shqiptareve.

Kryeministri Rama: Edhe njehere tjeter, krahasimi me rajonin nese i marrim çmim per çmim eshte abuziv, eshte hileqar dhe nuk ka asnje te vertete, sepse ne rajon qytetaret paguajne taksen e qarkullimit, paguajne taksen e karbonit, madje paguajne edhe detyrime te tjera lidhur me makinen, qe ne Shqiperi jane te perfshira ne strukturen e çmimit te naftes.

Kryeministri Rama: Me falni, une nuk kam makine, por nese do te kisha do te thosha ky nuk eshte problem im, eshte problem juaj, ndajeni.

Rudina Xhunga: Po çfare do te fitojne njerezit nese e ndajme?

Kryeministri Rama: Do te paguajne me pak. Atehere le ta shpjegojme. Njerezit paguajne 10 leke. Ketu i paguajne nga nje xhep, ne rajon i paguajne 5 nga xhepi i majte, 5 nga xhepi i djathte dhe kane dyfish ngarkese burokratike, dyfish ngarkese kohe, e keshtu me radhe.

Rudina Xhunga: Atehere ata qe thone mos na trajtoni per budallenj, ky eshte shpjegimi. Njerezit fillojne e ulerijne, thone: Zoti Kryeminister mos na trajtoni per budallenj, eshte rritur nafta.

Kryeministri Rama: Nafta nuk eshte rritur, nafta eshte ulur. E paguanin 192-195 leke, e paguajne, 160-157 leke. Pra, kjo eshte rritje apo ulje? Thone qe eshte rritur nga koniunktura nderkombetare. Patjeter! Nuk eshte qeveria qe uli çmimin. Ne dime kete qe ju thame qe diten e pare kur u tha ‘meqe ju po shtoni nje 10 lekesh takse per karbonin ne paketen fiskale, ketu do te bllokohet Shqiperia, nuk do te levizin makinat, nuk do te vijne anijet, nuk do te punojne furrat e bukes’, ne e thame dhe jane te regjistruara, qe çmimi i naftes nuk do te rritet, çmimi do te shkoje ne ulje. Sigurisht qe, ne kishim analizat tona.

Rudina Xhunga: Analizat nuk kane te bejne me monopolet, kane te bejne me..

Kryeministri Rama: Nuk ka situate monopol ne tregun e naftes sot. Po jua perseris, mjafton te shikojme strukturen e kostos dhe çmimin per te kuptuar se nuk kemi te bejme me spekulim, por kemi te bejme, per te gjashten here po jua perseris, me faktin qe ne Shqiperi, nepermjet naftes, nepermjet çmimit te naftes paguhen edhe te tjera detyrime. Ne vende te tjera te rajonit keto detyrime jane jashte struktures se çmimit.

Rudina Xhunga: Pra, do paguajne detyrimet?

Kryeministri Rama: eshte njesoj vetem se atje i paguajne ne 2-3 drejtime te ndryshme, ketu paguhen vetem ne nje drejtim. Po ju perseris qe detyrimet ne rajon jane me te larta sesa ketu. Po shtoj qe po te marrim kontributin e pergjithshem nga taksat te qytetareve shqiptare ne Prodhimin e Pergjithshem Kombetar eshte me i ulet sesa kontributi nga taksat e te gjitha vendeve te tjera te rajonit.

Rudina Xhunga: Ndalojme tek nje moment tjeter i aktualitetit, fitorja e Tsipras ne Greqi, nje fitore e pritur ne fakt. Dua t’ju pyes, kam lexuar sot, Lapsi.al shkruante per anulimin e se vizites tij. eshte perfolur se ju keni anuluar viziten e Tsipras. Ne 18 dhjetor ishte parashikuar vizita ne Tirane. Sot e lexova te shkruar se ju eshte kerkuar nga Kancelarja Merkel anulimi i kesaj vizite. Ky ishte shkaku qe ju detyroi te terhiqeni?

Kryeministri Rama: Po te rrish gjithe diten me laps ne dore dhe te mos hapesh te lexosh jo liber, por asnje informacion, flet idiotesira te ketij niveli, pasi e parafytyron politiken dhe marredheniet nderkombetare si nje histori kafejene qe ajo i tha atij shihe mos e ler ate tjetrin se nuk na duhet te na vije tani tek kafja jone.

Rudina Xhunga: Pse nuk erdhi?

Kryeministri Rama: Sepse ne Greqi ne momentin kur ishte planifikuar vizita e tij filloi kriza per zgjedhjen Presidentit dhe filloi procesi i zgjedhjes se Presidentit. Ai duhet ishte i pranishem ne parlament ne nje proces qe pastaj solli pastaj zgjedhjet e parakohshme.

Rudina Xhunga: E anuloi ai?

Kryeministri Rama: Po patjeter.

Rudina Xhunga: E uruat Kryeministrin Tsipras sot?

Kryeministri Rama: Me shkrim, po.

Rudina Xhunga: Ne fakt, çfare eshte per ju kjo fitore? Kemi shume shqiptare ne Greqi.

Kryeministri Rama: eshte nje zgjedhje e lire e popullit grek, per shkak te nje sterlodhjeje nga politika shume e shtrenguar monetare dhe njekohesisht, besoj une, edhe nga nje klase politike qe u ezurua per shkak te krizes qe provokoi vete ne vite dhe sot, si majtas dhe djathtas, flas per te majten e te djathten tradicionale, paguan faturen e asaj qe mbolli per vite te tera buzuqi.

Rudina Xhunga: Keni preferuar ne menyre te dukshme nje politikan si Papandreu, i cili humbi. Ju vjen keq per kete?

Kryeministri Rama: Çdo me thene e kam preferuar?

Rudina Xhunga: E keni pelqyer.

Kryeministri Rama: Papandreun e kam pasur dhe e kam mik. Pati fatkeqesine qe edhe ndodh, te gjendet ne krye te vendit ne nje moment kur nuk mbante me asnje pike uje pilafi i madh grek, i gatuar me vite te tera mashtrimesh statistikore dhe mbingarkese te burokracise, plus edhe abuzime te medha. Nga ana tjeter, ne kendveshtrimin tim, nuk arriti dot ta administroje siç duhet ate moment jashtezakonisht delikat.

Rudina Xhunga: Kthemi serish ne Shqiperi. Me 21 janarin, nje nga temat me te ndjeshme. Dua t’ju bej nje pyetje qe e ndesha sot ne gazeten Panorama. Ishte nje shkrim i marre prej BIRN dhe ka te beje me faktin qe nje nate para pervjetorit te 4-t te 21 janarit, nje perfaqesues i Qeverise ka negociuar deri vone me avokatin e familjareve te viktimave, gje e pohuar nga avokati per BIRN-in, per te arritur nje marreveshje per demshperblimin e jeteve te humbura gjate protestes. Negociata ka vazhduar deri ne oret e vona te mbremjes dhe ka deshtuar, pasi Qeveria ka refuzuar te paguaje 400 milione leke per familjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedes.

Kryeministri Rama: Kjo eshte nje tjeter idiotesi dhe i duhet vene, ne fakt, emri i duhur ketyre lloj idiotesive, sepse dihet fare mire qe Qeveria nuk ka ne dore te percaktoje nje demshperblim qe e percakton gjykata. Praktikisht, familjet e te vrareve te 21 janarit, kete kerkese do ta çojne perpara ne rruge gjyqesore. Pra, asnjehere nuk kane ardhur te kerkojne prej nesh shifra te tilla, apo te pretendojne prej nesh demshperblimin qe shtetit shqiptar i takon t’ua jape bazuar ne nje vendim gjykate.

Rudina Xhunga: Nuk ju kane kerkuar juve demshperblim asnjehere as ate nate?

Kryeministri Rama: As qe behet fjale. Perkundrazi. E vetmja gje qe ata kerkojne eshte drejtesia, ende sot e gjithe diten e munguar per 21 janarin.

Rudina Xhunga: Por te tjere kerkojne edhe diçka tjeter, kerkojne qe familjaret te vene lule kur ka pervjetor, ju te vini drejtesi.

Kryeministri Rama: Kete e thoni ju, ata nuk ma kane thene. Perkundrazi, ne te dyja heret qe kemi pasur mundesine dhe detyrimin ta bejme kete ritual te kujtimit te asaj tragjedie, me shume sesa mire, qe kete gje e kemi bere se bashku.

Rudina Xhunga: Ju e drejtoni ate zyre tani, qe dikur ishte Kryeminister Sali Berisha. Kane te drejte shqiptaret te dine se çfare ndodhi ate dite tamam ne ate zyre dhe dikush te marre pergjegjesi, qofte ku edhe ish Kryeministri Berisha?

Kryeministri Rama: Une e kam thene gjithmone dhe e perseris prape; 21 janari eshte nje krim politik, eshte nje krim shteteror dhe eshte nje krim qe historia tregon se nuk eshte e lehte te zgjidhet ne rrugen e drejtesise, por eshte nje nga ato krime per te cilet drejtesia vonon, por asnjehere nuk harron. Ndjehem i neveritur nga komentet e hienave qe jetojne me nje forme vertete te ulet te te berit propagande apo te te berit informacion, nese mund te quhet informacion, qe ne kete 21 janar i veshen padrejtesisht qeverise sone nje mekat qe qeveria jone nuk e ka; Te mekatit qe ne e kemi harruar 21 janarin, qe nuk kemi bere asgje per 21 janarin, qe ne nuk po zbardhim 21 janarin apo qe jemi te penguar per zbardhjen e 21 janarit.

Rudina Xhunga: Ju nuk e keni harruar, por ju nuk keni bere asgje.

Kryeministri Rama: Kjo eshte e pavertete!

Rudina Xhunga: I keni dhene pension dhe kaq.

Kryeministri Rama: Kjo eshte e pavertete! Se kjo eshte, fatkeqesisht, bota e deformuar e informacionit dhe une keto gjera i kam thene kur kam qene ne opozite, i kam thene edhe me pare dhe nuk kam ndermend te mos i them tani. Edhe pse tani, per shkak te detyres, perpiqem te jemi i rezervuar ne kritiken time ndaj kesaj bote te deformuar te informacionit. Muaj me pare Ministria e Brendshme i eshte drejtuar Prokurorise me nje kerkese konkrete, bazuar ne pretendime konkrete per te rihapur çeshtjen e 21 janarit. Kjo eshte ajo qe ne kemi mundur te bejme deri sot. Sigurisht ne nuk jemi as prokuroria dhe as gjykata. Ajo çka mund te bejme ne eshte te kembengulim dhe te kerkojme. Kemi gjetur nje kend per te bere nje hap perpara. Po punojme edhe nga nje kend tjeter, per te angazhuar edhe nje studio nderkombetare, çka nuk rezulton te jete forte e lehte ne kuadrin tone legjislativ, por ne as kemi reshtur dhe as do te reshtim se kerkuari rihapjen e çeshtjes dhe gjykimin e saj ne themel, per te nxjerre te gjithe pergjegjesit lidhur me tragjedine e 21 janarit.

Rudina Xhunga: E anashkaloni biseden e 21 janarit me zotim Meta?

Kryeministri Rama: Ç’domethene kjo?!

Rudina Xhunga: A flisni per 21 janarin?

Kryeministri Rama: Mund t’ju them, pa shtuar dhe hequr asnje presje, se qendrimi i Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise eshte ai te cilin e ka bere publik qysh ne oret e para te krijimit te kesaj aleance, se me patjeter drejtesia duhet ta zbardhe deri ne fund 21 janarin dhe çdo fajtor i gjendur si i tille perpara drejtesise duhet te ndeshkohet. eshte nje perpjekje shume e ulet per te ngaterruar ate çka eshte sot,- sot per sot, se une jam i bindur se neser nuk do te jete keshtu,- nje pengese objektive perpara nesh, qe eshte ky sistem i drejtesise, qe kemi me Aleancen e PS me LSI, apo me bashkepunimin tim me Ilir Meten. Gje qe per asnje moment nuk ka qene pengese, perkundrazi!

Rudina Xhunga: Kur flisni per drejtesine dhe per mundesine qe ajo te ndryshoje, njerezit ngrene duart perpara drejtesise, e jo vetem per faktin qe duhet te paguajne, por nuk e gjejne dot kurre te drejten. Kryeministri gjithashtu kerkon te drejten para drejtesise. Duket se asgje s’do te arrihet vete, do te arrihet ne bashkepunim me Presidentin dhe ne bashkepunim me opoziten, e cila mungon. Vetem sot ne nje interviste te gjate ne gazeten Panorama zoti Nishani ishte shprehur per faktin qe ju nuk bini dakord per asgje, perveçse doni ta trajtoni si noter te qeverise.

Kryeministri Rama: Une e kam bere nje zotim; Une nuk bej komente per Presidentin e Republikes ne publik. Dhe nese Presidenti i Republikes zgjedh te beje komente te tilla, kjo eshte zgjedhja e tij, ne kendveshtrimin tim, e gabuar. Pasi nuk eshte ne profilin e autoritetit te kreut te shtetit qe te beje komente kesaj natyre. Por nga ana tjeter, ne kemi ne kete pike nje qellim shume te qarte; te hapim nje faqe te re ne historine e marredhenie institucionale mes Qeverise dhe Presidentit. Kemi pasur kapituj jashtezakonisht te shemtuar ku nga selia e qeverise eshte qelluar me balte mbi figuren e Presidentit, gje qe eshte teresisht e pamundur te imagjinohet ne nje vend europian. Sot kemi hera – heres nje President qe qellon Qeverine, here me balte, here me pambuk. Por ne duam t’i japim fund kesaj kulture bashkejetese dhe bashkepunimi mes institucioneve. Nuk jemi te detyruar te jemi dakord per çdo gje me Presidentin, por ndjejme detyren te jemi etik ne nje marredhenie qe ka te beje me nje institucion dhe me nje figure qendrore, kushtetuese te shtetit.

Rudina Xhunga: Institucion eshte edhe kreu i opozites, pse nuk e prishni praktiken, kreu i opozites rivali eshte armik. Asnje shtrengim dore me Lulzim Bashen.

Kryeministri Rama: Nuk me ka rene rasti t’i jap doren. S’do e kisha problem t’i jepja doren. Por e perseris, nuk ka te krahasuar raporti institucional dhe kushtetues me autoritetin e kreut te shtetit, me raportin me kryetarin e opozites, apo mes kryetarit te opozites dhe Kryeministrit. Jane gjera te ndryshme.

Rudina Xhunga: Ndalojme tek akuzat e opozites lidhur me nje emer qe u lakua gjate, Emiljanio Shullazi. U fol per lidhet tuaja me Emiljano Shullazin. Dua te perifrazoj faqen zyrtare te PD, ne fakt ka folur per faktin qe Kryeministri i vendit Edi Rama nuk ka denuar, ndersa eshte kercenuar Lulzim Basha, kreu i opozites, nga Shullazi, ka folur per lidhjet e Shullazit me ju dhe Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.

Kryeministri Rama: E di. Te mos humbasim kohen me keto gjera, sepse eshte tanime i hapur nje proces civil dhe penal permes nje padie civile dhe penale qe une kam bere ndaj Kryetarit te Grupit Parlamentar te PD-se, ndaj Sekretarit te Pergjithshem te PD-se, te cilet i kane thene te gjitha keto dhe per te cilat, une i kam ftuar permes padise qe te provojne qofte edhe vetem njeren prej ketyre akuzave. E ne rast se vetem njera nga keto akuza del e vertete, une jo vetem duhet dhe do te le detyren dhe politiken, por jam gati t’i nenshtrohem çdo gjykimi te drejtesise. Te njejten gje ka bere edhe Ministri i Brendshem, sepse besoj dhe besojme qe ka ardhur nje kohe, qe kjo politike e ndyre e perbaltjes pa asnje kriter dhe pa asnje karar, qe nuk ka lidhje me asnje lloj justifikimi per qellime politike, te marre ndeshkimin qe meriton bazuar ne legjislacionin e Republikes se Shqiperise. Ose, ne rast se vertetohet qofte edhe diçka e vogel ne gjithe kete mal akuzash, atehere Shqiperia nuk mund te kete nje Kryeminister apo Minister te Brendshem, qe jane ne shtrat me krimin apo me kriminele me damke.

Rudina Xhunga: Edhe nese Shullazi ka qene pjese e stafit jo zyrtar elektoral te Saimir Tahirit, ju perseri e quani akuze te provuar, nese kjo provohet me deshmitare te asaj kohe prej opozites. eshte akuze per te cilen ju perseri jepni doreheqjen?

Kryeministri Rama: Kjo eshte nje shfaqje shume e turpshme. Pjese e ketij turpi jane edhe te gjitha ato media dhe te gjithe ata gazetare e analiste, qe jo vetem nuk bejne asnje perpjekje per te hetuar dhe per te provuar njeren apo tjetren, duke i vene me shpatulla per muri perballe opinionit publik, akuzuesit apo te akuzuarit, por perkundrazi, sorollatin miletin, miletin qe i ndjek dhe i lexon apo i degjon, duke u marre me tjerrjen e ketyre lloj pocaqirave, qe jane turpe te cilat nuk kane te ngjashem ne gjithe bashkejetesen mes qeverise dhe opozites ne BE.

Rudina Xhunga: Qe droga e zbuluar ne Elbasan ka lidhje me luften brenda llojit te se majtes, eshte nje pocaqi, ta quajme me gjuhen qe ju permendet, apo ka indicie?

Kryeministri Rama: Ne jemi shume krenare qe pak me shume se nje vit, nga perfaqesuesit e nje vendi rendshem te njollosur me hijen e vendit qe prodhonte droge diten per diell dhe te pafuqise se perfaqesuesve te vete per ta luftuar, sepse ishin pjese e kesaj historie, e kemi kthyer Shqiperine ne nje vend qe sot dhe kete jua them me siguri te plote, admirohet nga partneret tane nderkombetare per luften e vendosur kunder krimit dhe kunder droges, ne menyre te veçante.

Rudina Xhunga: Partneret gjermane nuk u tmerruan me kete qe pane ne Elbasan?

Kryeministri Rama: Partneret gjermane me kane shprehur falenderimin dhe konsideraten me te larte per ate çka ka bere Policia e Shtetit shqiptar.

Rudina Xhunga: Nuk e zbuluan ata?

Kryeministri Rama: Jo nuk e zbuluan ata. Ky eshte nje tjeter mit i ulet, sepse vetem ne nje vend ku opozita kujton se mund ta beje per budalla popullin dhe ku i ndihmuar nga media dhe nga gazetare e analiste qe i fryjne zjarrit te ketij budallalleku, mund te ndodhe qe nje qeveri te akuzohet pse po kap drogen, qe nje qeveri te akuzohet si bashkefajtore me trafikantet pse po i kap ata. Me lejoni t’ju them qe edhe sikur te ishte e vertete qe pjese e atyre qe kapen te jene pjese e familjes sone politike, more te jene dhe pjese edhe e parlamentit tone, une do te isha dyfish krenar qe kjo Qeveri dhe kjo Polici e Shtetit nuk ben dallime dhe nuk fal askend dhe nuk shkon te kercenoje deshmitaret qe te mos dalin deshmitare, siç ndodhte deri dje, por kush i del perpara ballafaqohet dhe sa here qe ia arrin i ve prangat.

Rudina Xhunga: Çfare lidhje keni me familjen e Enver hoxhes, e Ilir Hoxhes ne kete rast?

Kryeministri Rama: Çfare njohjeje kam une me familjen e Ilir Hoxhes? Pyesni avokatin e Ilir Hoxhes qe eshte Sekretari i Pergjithshem i PD-se, se ai duhet ta dije me mire.

Rudina Xhunga: Perderisa kane thene se ju keni njohje, i bie ai te kete thene diçka?

Kryeministri Rama: Pyeteni Sekretarin e Pergjithshem e PD-se, kete qe e solli rilindja ne PD, ai qe ngaterronte kutite e zgjedhjeve, se ai ka qene avokati i Ilir Hoxhes. Dhe, te mos hyjme ne kete bote te ulet thashethemesh. Me lejoni t’ju them per gjithe publikun, ne nuk kemi preferuar t’i hyjme ketij debati, se ky eshte nje debat idiotik qe idiotizon gjithkend qe e degjon. Por Policia e Shtetit eshte lajmeruar nga partneret ne mesin e nentorit te vitit te shkuar, per nje person, i cili ne gjykimin dhe mbi provat e partnereve merrej me trafik dhe vetem mbi bazen e ketij informacioni, Policia e Shtetit dhe gjithe strukturat perkatese kane zbuluar te gjithe fillin. Zyrtarisht ne mes te dhjetorit, mbi bazen e nje hapjeje te nje procesi ligjerisht te vlefshem, bazuar ne gjithe punen parakerkimore eshte arritur qe ne nje kohe rekord te zbulohet i gjithe rrjeti. Dhe, edhe sikur te ishte ajo qe thuhet qe nje polici partnere apo nje vend partner pati gjithe kete informacion dhe mbi bazen e ketij informacioni u be gjithe ky operacion, perseri ne do te ishim shume krenare. Sepse sot, ndryshe nga ç’ishte perpara 23 qershorit, te gjitha policite partnere jane ne bashkepunim intensiv me Policine e Shtetit dhe kete une kam mundur ta konstatoj ne takimet e drejtperdrejta me Ministrin e Brendshem te Italise, me Ministrin e Brendshem te Gjermanise, me Ministrin e Brendshem te Frances, te cilet me kane shprehur kenaqesine e madhe qe kane rigjetur partnerin e humbur shqiptar te viteve te shkuara.

Rudina Xhunga: Persa i perket krimit, opinionet jane te ndryshme. Akuzon opozita, akuzojne te tjere njerez, te tjere kane mendim per shifra me te uleta krimi. Pra, eshte subjektiv.

Kryeministri Rama: Nuk ka ketu as subjektive, as objektive. Krimi ka shifra. Une mund t’ju them shume thjesht dy gjera; Se pari sot ne kemi 10.4 % me pak vrasje ne 2014 sesa ne 2013 dhe nese marrim vrasjet per 100 mije banore, atehere ne 2010 kishim 2.99 vrasje per 100 mije banore, ne 2011 3.11 vrasje per 100 mije banore, ne 2012 3.11 vrasje per 100 mije banore. Keto jane shifrat e qeverise se meparshme. Ne 2013 kishte 2.38 dhe ne 2014 kishte 2.24. Kjo eshte njera ane, por nga ana tjeter brenda vrasjeve, brenda struktures se motiveve, kemi 60 % te vrasjeve per motive familjare. Pra, kemi krimin ne familje si dhe grindjet e çastit dhe motive pronesie. Keto jane pjesa me e madhe e vrasjeve. Nderkohe qe, vrasjet per motive te mirefillte kriminale zene 11% dhe nese kemi rreth 20% te panjohura, edhe sikur keto t’i perfshijme, pra jemi ne nje raport te tille.

Rudina Xhunga: Kur je njeri nuk e sheh veten permes shifrave. Pyetja eshte a jam i sigurt une ne kete vend, tani qe jeni ju Kryeminister dhe Saimir Tahiri Minister i Puneve te Brendshme ?

Kryeministri Rama: Jo tani qe jam une Kryeminister, por sot per sot, – se ketu po degjojme komente qe po futen ne burg fukarenj, kjo eshte nje tjeter mitologji e ngritur ne pabesi te plote ndaj te vertetes dhe publikut. Se une jam shume krenar sot qe 322 efektiva policie jane ndaluar, arrestuar dhe proceduar penalisht. Nderkohe qe jane me teper 1200 efektive policie qe jane larguar per arsye korrupsioni, abuzimi, bakshishe etj.

Rudina Xhunga: Njerez ne rruge jane zoti Rama.

Kryeministri Rama: Une po flas per nje polici shteti qe eshte rikthyer ne krye te detyres, qe ka bere operacione qe nuk mund te imagjinoheshin para 23 qershorit, qe nga Lazarati deri tek kjo historia e fundit e kokaines. Sepse, po te shikojme sasite e kokaines, jane marramendese raportet. Kjo tregon qe nuk mund ta blesh me policin, apo Policine e Shtetit siç behej deri dje, dhe nuk eshte me e lehte qe te ndash me Policine e Shtetit, parate e kokaines. Pra, jemi ne kushte kur kemi hyre ne nje faze te re dhe krahasimet ne do t’i bejme me rajonin dhe me vende te tjera. E me lejoni t’ju them se sot aktualisht ne kemi nje mesatare vrasjesh qe eshte me e ulet se e Malit te Zi, krahasuar me vitin e shkuar. eshte me e ulet se sa e Lituanise. eshte me e larte se sa e Bullgarise dhe e Rumanise.

Rudina Xhunga: Tani meqe s’krahasuam naften te mos krahasojme as vrasjet me vendet e rajonit.

Kryeministri Rama: Per te thene te qarte nje gje, qe zotimi yne ka qene dhe mbetet qe ne fund te ketij 4 vjeçari ne çeshtjet e krimit ne do te jemi ne standardet e BE. E nga ana tjeter per t’ju thene se vrasje ka patur, ka dhe do te kete. Ajo çka eshte themelore eshte siguria e qytetareve. Ajo çka eshte themelore eshte qe Policia e Shtetit eshte ne krahun e qytetareve.

Rudina Xhunga: Keto makinat qe hidhen ne ere nuk te japin idene e sigurise. Permendet burgun. Une dua t’u kujtoj nje njeri, Qamil Zela 52 vjeç, 35 mije leke te vjetra debitor. Rilidhi energjine. U fut ne burg, vrau veten, u tha nga depresioni. Vdiq ne burg per 35 mije leke te vjetra.

Kryeministri Rama: Kjo eshte e pavertete! Eshte perseri pjese e nje historie pabesie te madhe ne raport me te verteten dhe me publikun e te gjithe atyre qe i propagandojne keto histori dhe atyre qe kane pergjegjesine qe i perçojne keto histori pa bere asnje lloj verifikimi dhe asnje lloj prove.

Rudina Xhunga: A vdiq ne burg?

Kryeministri Rama: Edhe njehere po e sqaroj; Askush nuk hyn ne burg se ka borxhe ndaj kompanise.

Rudina Xhunga: Jo ai e rilidhi energjine, pra vodhi, por vdiq ne burg.

Kryeministri Rama: Ne burg sipas Kodit Penal shkohet kur e vjedh energjine, jo kur ke borxhe. Kur ke borxhe te pritet energjia qe te paguash, por jo te shkosh ne burg. Pra, shkoi ne burg se kishte 35 mije leke borxh, kjo eshte nje mitologji. Kjo eshte nje histori kot. Fatura e borxhit nuk eshte arsye as 35 mije, as 350 mije qe njeriu te ndalohet dhe te shkoje ne ndjekje penale dhe te perfundoje ne burg. Vjedhja eshte e sanksionuar ne Kodon Penal te Republikes se Shqiperise. Ne kete aspekt, policia dhe shteti thjeshte zbatojne ligjin. Pastaj te mos harrojme dhe nje gje tjeter. Kushdo qe i nenshtrohet nje procesi dhe perfundon prapa hekurave, kalon nepermjet prokurorise, kalon nepermjet gjykates. Pra, jane keto gjykata qe i japin ato denime.

Rudina Xhunga: Por sistemin ju e ngritet, sistemin e futjes ne burg nese vjedh energjine, ju e ngritet, deri tani nuk ka qene, te gjithe vidhnin.

Kryeministri Rama: Te gjithe vidhnin dhe ne Kodin Penal u hoq mundesia qe te ndeshkohej me gjobe dhe u percaktua qarte se kush vjedh energjine shkon ne burg nga 3 deri ne 5 vjet kush eshte ne bashkepunim. Jane mbi 30 raste, te rasteve brenda kompanise, qe nga drejtues te kompanise, faturiste e me radhe qe kane patur te njejtin fat, per vjedhje ne bashkepunim.

Rudina Xhunga: A eshte burgu zgjidhje?

Kryeministri Rama: Kjo eshte nje tjeter loje e madhe. Çdo te thote a eshte burgu zgjidhja! Burgun nuk e shpikem ne dhe as nuk i percaktuam ne rruget qe te çojne drejt burgut. Burgu eshte per ata qe shkelin ligjin dhe qe kryejne vepra penale. Mjafton qe te mos besh te tilla dhe askush nuk vjen te te kape dhe te thote do shkosh ne burg.

Rudina Xhunga: Eshte nje numer i madh njerezish qe shkruajne se nuk e paguajne dot energjine elektrike. Nuk kane te ardhura.

Kryeministri Rama: Une njoh per veten time ata qe nuk kane FB, nuk kane internet, nuk kane telefon celular, qe jane pensioniste te vetmuar, qe jane persona me aftesi te kufizuara dhe qe jane njerezit me ne veshtiresi ne kete vend. E pra, ne qofte se pensionistet dhe personat me aftesi te kufizuar jane paguesit me te rregullt te energjise elektrike nuk ka jo vetem justifikim, por duhet te shkundemi te gjithe dhe te kuptojme se mjaft me me kete alibi, mjaft me se eshte turp per nje shoqeri europiane, per nje popull qe ka ambicien te behet pjese e BE, per nje popull qe ka nje detyrim shume te madh qe te mos t’ju trashegoje femijeve te vegjel sot, ate qe na trashegoi ky 20 vjeçar rrokopuje i nje politike qe u nis vetem nga interesat e pushtetit dhe kurre nuk mendoi qe te ndertoje shtet qe te beje kete justifikimin e tmerrshem qe nuk e paguaj dot, prandaj do ta vjedh. Kjo eshte nje gje e paimagjinueshme. E mbi te gjitha po te shikojme statistikat, pjesa derrmuese e atyre qe kane shkuar prapa hekurave per energjine elektrike nuk jane as pensioniste, as persona me aftesi te kufizuar, as fukarenj, jane njerez me biznese. Sot para se te vija ketu, madje, nje nga punonjeset e kryeministrise me thote jemi habitur se na ka ardhura fatura e energjise 40% me e ulet se sa me pare dhe u shqetesuam se thame mos eshte bere ndonje gabim dhe do na vijne me vone e do na e thone. Pra, çfare ka ndodhur dhe kjo eshte nje gje qe ka ndodhur ne Tirane dhe qe me siguri ka plot raste te tilla. Te gjithe shkalles i ka ndodhur e njejta gje, do t’ju them dhe vendin dhe mund te shkoni ta verifikoni. Iu eshte ulur fatura te gjithe shkalles sepse jane prere vjedhjet qe i beheshin sistemit te ndriçimit te perbashket nga lokalet poshte. Tani e kuptoni se ne çfare bote kemi pranuar qe te jetojme ne te gjithe keto vite? Me lejoni t’u jap nje shifer e cila eshte shume domethenese, besoj une, dhe qe provon se çfare mund te bejme ne se bashku, sepse shume njerez e ngaterrojne çeshtjen energjise dhe e quajne takse. Ai eshte nje detyrim per nje mall qe ti e konsumon, por eshte nje investim. Nese te gjithe paguajme energjine i japim mundesine ketij vendi qe te investoje shume me teper per te gjitha gjerat qe kemi nevoje, se me te drejte njerezit mund te thone spitale me te mira, shkolla me te mira, sherbime me te mira, por te gjitha keto duan para dhe keto para nga vine? Mjafton qe te kuptojme boll mos ta vjedhim energjine dhe i kemi dhene vetes menjehere mundesine qe te kemi 150 milione euro ne vit per te investuar, per te marre vesh se çfare i kemi bere ne vetes gjithe keto vite. Po ju them qe ne muajin dhjetor jane kryer 67 112 aktmarreveshje te reja me OSHE. eshte nje shifer fantastike. Njerezit duhet te kuptojne qe çka ata po paguajne sot per energjine do te kthehet ne nje sherbim me te mire, edhe te vete energjise. E dini qe edhe 80% sistemi yne i shperndarjes eshte akoma i Enver hoxhes, eshte 35-40-45 vjeç.

Rudina Xhunga: Kur do te perkthehet?

Kryeministri Rama: Njerezit duhet te jene te vetedijshem qe jemi duke operuar nje trup me kancer. Kush e njeh kancerin e di qe nuk mund t’i shpetosh dot kancerit duke lyer fytyren, duke e çuar te semurin ne cirk, duke i terhequr vemendjen me perralla apo duke i dhene aspirina. Duhet terapi intensive. Duhet operacion per te shpetuar nga e keqja qe ke brenda. Pastaj mbi kete baze qe ne po vendosim, paralelisht do te fillojme te bejme rikuperimin. Per here te pare po bejme investime ne sektor, masive. Do te kalojme, besoj, ne muajin shkurt ne nje lajm te mire, por qe kemi disa muaj qe po punojme. eshte e papranueshme qe qytetaret te rrine me ore te tera neper radha dhe qe njerezve ne fshat hajdutet e postes t’ju vjedhin leket. Atehere do te bejme te mundur qe energjia te mund te paguhet nga shtepia, per ata qe kane internet. Te mund te paguhet jo vetem nepermjet postes, por edhe nepermjet bankave te tjera, por edhe nepermjet sherbimeve te tjera, ne menyre qe njerezit te mund ta paguajne rehat.

Rudina Xhunga: Shendetesia, nje tjeter kancer i sistemit. Njerezit do te kishin durim te prisnin nese do j’u thuhet se spitalet do te rregullohen shkurtin tjeter. Njerezit nuk durojne t’u thuhet se spitalet jane rregulluar dhe me lejoni t’ju permend faktin qe thuhet ne rrjetet sociale qe ju personalisht e çoni nenen tuaj ne spital privat, dmth nuk besoni te shteterori.

Kryeministri Rama: Per fat te mire, ime me e ka mundesine te shkoje ne nje spital privat, per te bere nje operacion i cili ishte jashtezakonisht i rende dhe qe zgjati 7 ore e gjysme. E dyta, qytetaret qe shkojne ne spitalet private e kane kete mundesi dhe s’kane pse te mos shkojne. Nderkohe qe, une e jam ne kete detyre per te bere te mundur qe edhe spitalet publike te arrijne te performojne njesoj siç performojne spitalet private. Kjo eshte e mundur. Ama edhe ne kete rast, une dua te perseris qe çka eshte shkaterruar per vite te tera nuk mund te vihet ne levizje dhe te shkoje ne drejtimin e duhur dhe te jape rezultatet e deshiruara ne nje kohe paarsyeshmerisht kaq te shkurter. Nderkohe qe, po, une i qendroj asaj qe kam thene, perseri, qe sot sherbimi ne spitale eshte shume me i mire se ç’ishte nje vit e gjysme me pare. Mjafton nje fakt; sot spitalet jane te furnizuara rregullisht me ilaçe. Te mos harrojme qe ne e gjetem kete vend ne nje dite aq te zeze saqe spitalet ishin te zhytura ne borxhe dhe furnizuesit nuk pranonin t’u jepnin me ilaçe, kishin mbi 40 mln dollare borxhe per ilaçe qe i kishin marre dhe nuk i kishin paguar. Sot ne kemi arritur ta ulim çmimin e ilaçeve, siç kemi premtuar. Kemi arritur te kemi me shume se nje alternative per rimbursimin e tyre. Keshtu qe a jane keto gjithçka? Jo, nuk jane keto gjithçka.

Rudina Xhunga: Pyetja eshte kur flisni per spitalet private, le te shkojne ata qe kane mundesi. Kur zoti Naço flet per burgje private, kur flitet per arsim privat, mos ndoshta ju keni ide te tjera mbi çfare ne mendojme per ju, qe jeni i majte dhe mendoni per publikun me shume sesa privatin?

Kryeministri Rama: E majta qe thoshte qe shteti di t’i beje te gjitha dhe privati eshte armiku, ka vdekur. Shyqyr qe ka vdekur dhe shyqyr qe ka vdekur ne shekullin e kaluar.

Rudina Xhunga: Ç’i majte jeni ju atehere?

Kryeministri Rama: Une i perkas dhe ne i perkasim asaj te majte qe eshte e majta e Toni Blair-it dhe qe i dhane sens te majtes, pas renies se Murit te Berlinit dhe pas renies se utopise se shtetit padron dhe te shtetit Zot, qe i ka ne dore te gjitha dhe qe nisemi nga nje parim shume i thjeshte, jo çdo gje qe quhet e majte funksionon dhe per kete arsye çfare nuk funksionon nuk duhet bere dhe nese diçka qe quhet e djathte funksionon, duhet bere pavaresisht se quhet e djathte.

Rudina Xhunga: Mos jeni i djathte dhe nuk e pranoni?

Kryeministri Rama: Une nuk jam i djathe! Une jam i majte i shekullit te ri. Keshtu eshte qeveria jone, keshtu eshte e majta shqiptare dhe per kete arsye ne sot po arrijme te bejme gjera qe nuk jane bere ne 20 vjet. Per kete arsye ne do te arrijme te realizojme per kete vend ate qe te gjithe e kane deshiruar, por qe nuk arriten dot ta kene ne 20 e kusur vite. Sepse ne kemi sensin e te drejtes dhe te menyres sesi permes reformave ne mund te arrijme te realizojme barazine e mundesive dhe konkurrencen e lire.

Rudina Xhunga: Kam 100 mesazhe per 100 njerez qe ankohen per specializimet ne mjekesi. Une nuk mund t’jua lexoj mesazhet se m’u bllokua celulari, por jane vertet njerez me emer dhe mbiemer qe akuzojne Ministrine e Shendetesise per specializimet.

Kryeministri Rama: Gabojne dhe nuk pranojne qe kane humbur per merite, ose per faktin se nuk kane llogaritur kushtin e tre kerkesave. Pra, gjithkush ka pasur te drejte te kete tre preferenca dhe mbi bazen e atyre tre preferencave, pastaj eshte bere gjithe renditja. Ne kete drejtim, une kam nje mendim teresisht te kundert. Dua ta falenderoj me gjithe zemer, Mira Racollin, dekanen, si dhe ta pergezoj publikisht ministren e Arsimit per nje proces qe ka shkulur nga rrenjet korrupsionin me specializimet. Nje korrupsion, qe kuterbonte aq shume, saqe per nje periudhe kohe, specializimet u bllokuan krejtesisht. Keshtu qe, kane fituar me merite ata qe kane fituar, nderkohe qe kush pretendon se ka marre pike me shume dhe nuk ka hyre se ka hyre nje tjeter qe ka marre pike me pak, kjo ka te beje me preferencat e vendosura nga secili prej specializanteve. Ndersa kush pretendon se kane hyre njerez me nen 400 pike apo sa eshte kuota e ulet, ngaterron nje gje; ata qe jane nen ate kuote jane shqiptaret qe vijne nga trojet shqiptare, nga Lugina e Presheves ne radhe te pare e me radhe, per te cilet ka nje specifike te caktuar, te ciles ne do t’i qendrojme deri ne fund dhe askush nuk ka pse i ngaterron keto dy gjera.

Rudina Xhunga: Jane nga Presheva, nuk jane nga LSI-ja? Jo, vertet, do doja te tregoja nje ndjeshmeri popullore te tipit qe LSI hyn pa konkurse, konkurset jane per PS-ne, ndjeshmeri shume e perhapur.

Kryeministri Rama: Kete lloj ndjeshmerie popullore ruajeni per ne kafenene e thashethemeve. Aty funksionon perfekt kjo. Ketu une po jap nje pergjigje serioze per nje proces shume serioz, i cili eshte nje tjeter proces i suksesshem, mbas testimit kombetar te mesuesve, qe na ka çuar drejt ndertimit te nje sistemi qe realizon ate qe kam thene gjithmone, permes modernizimit te sistemit, ne do te shkojme duke e zmbrapsur korrupsionin, sepse hiq njerin dhe ver tjetrin ne te njejtin sistem, nuk ka gjase te ndryshoje ndonje gje e madhe. Ndersa duke ndryshuar sistemin, siç kemi filluar ta ndryshojme ne shume fragmente, do te arrijme ne fund te kemi gjithe ate ngrehine qe quhet shtet.

Rudina Xhunga: Ne kete ngrehine qe quhet shtet, derisa ky te ndertohet, a keni ju te dhena…

Kryeministri Rama: Po per te ndertuar nje shtepi pa leje, qe nuk kerkon asnje procedure, te gjithe atyre qe po marrin sot legalizimet falas ju eshte dashur jo nje, por nje sasi e tere vitesh. Ata jane te paret qe e kuptojne se çdo te thote te ndertosh diçka me mund e me pune. Nuk mund te ndertohet shteti modern qe duan shqiptaret, me sherbimet moderne, me institucionet moderne, me shendetesine, arsimin e te gjitha me radhe moderne, sa hap e mbyll syte, mbasi per 20 e kusur vite eshte shkuar ne drejtimin kundert dhe eshte shkuar aq keq, sidomos ne vitet qe e pararenden fitoren e 23 qershorit, saqe vetem nje fakt: nga janari i 2013 ne gusht te 2013, pra, viti i mbrapshte elektoral dhe postelektoral, u rrit borxhi i kompanise se shperndarjes se energjise, 200 milione. Pra, u be baterdia. I’u tha te gjitheve vidhni vetem na jepni votat dhe pas zgjedhjeve, o burra dhe nje vjedhje tjeter, sepse ne ikem dhe te marrim çfare te marrim.

Rudina Xhunga: Shqiptaret duan te perfshihen ne ndertimin e shtetit, duan te japin nje dore, duan te punojne. Nuk ka pune, eshte nje tjeter ankese.

Kryeministri Rama: Une jam i bindur se shumica derrmuese e shqiptareve jane shpirterisht te perfshire ne kete projekt. Jam i bindur qe kjo pakice e zhurmshme jo vetem nuk do te arrije dot te na ndale ne rrugen e reformave, por nuk ka asnje shans qe te torolisi edhe nje here nga e para shqiptaret, siç i torolisi kur ishte ne pushtet, me pare. Kurse atyre qe thone se ketu nuk eshte hapur asnje vend pune, une mund t’ju them vetem se mjafton te shikojme rritjen e eksporteve, mjafton te shikojme rritjen e prodhimit, mjafton te shikojme rritjen e konsumit. Konsumi, i cili ne 9-mujorin e pare te vitit te shkuar eshte rritur me 7%, çfare treguesi eshte? eshte treguesi i fuqise blerese. Pra, ka nje Shqiperi, e cila pa asnje dyshim eshte ne nje proçes rilindjeje. Nuk ka lindje, ju e dini me mire se une, pa dhimbje dhe aq me pak rilindjeje pa dhimbje, por ama, ne i kemi ulur taksat per 97% te shqiptareve.

Rudina Xhunga: Ky 3% po bertet atehere?

Kryeministri Rama: Jo, jo, se nuk jane te gjithe shqiptaret qe paguajne taksat. Une besoj se shumica e atyre qe bertasin per rritje taksash nuk kane paguar ndonje takse ne jeten e tyre, nderkohe qe te gjithe ata qe parate i fitojne permes punes dhe te gjithe ata qe marrin nen 1.5 milione leke, qe jane nje shumice derrmuese, kane perfituar nga ulja e taksave dhe kane me shume para ne xhepin e tyre. 15 milione dollare ne muaj mbeten ne xhepat e shqiptareve nga ulja e çmimit te naftes. 15 milione dollare ne muaj. Sa jane ne nje vit dhe çfare jane keto para qe mbeten ne xhep, sepse eshte ulur çmimi? Jane para qe shkojne per konsum, edhe keto. Sa i perket punesimit, une mund t’ju them me shifra, jo te miat, por qe dalin nga llogarite e shtetit. Mbi 81 mije e disa qindra ishin perpara 2 apo 3 muajsh, njerez te shtuar ne librat e llogarise se shtetit. Çfare jane keta? Atehere, ne qofte se ketu nuk ka pune, ne qofte se ketu nuk punon askush, atehere nga xhiron gjithe tregtia, nga dalin eksportet dhe nga dalin gjithe keto veprimtari dhe si ka mundesi qe kemi nje rritje te konsiderueshme ne vitin e shkuar, te importit te makinerive. Rritja importit te makinerive per prodhim tregon se ka nje kthim te tendences ne kete drejtim. Sigurisht, nuk po ju flas per nje Shqiperi si ajo qe une jam i bindur do te arrijme ta tregojme me gisht ketu, kudo, kur ne te dalim perpara gjykimit te njerezve, por po ju flas per nje Shqiperi qe eshte rivene ne levizje. eshte rivene ne levizje dhe eshte ne nje periudhe te rendesishme historike shtetndertimi.