Kundershtaret e mundshem te Shqiperise ne “Rusi 2018”

Lidhur me artikullin:

Shqiperia me 25 korrik do te njohe kundershtaret e saj drejt Boterorit te Rusise. Kuqezinjte do te jene ne vazon e trete, fale rezultateve te shkelqyera te arritura ne kete sezon futbollistik dhe ne kete menyre do te evitojne fqinjet e Greqise dhe Serbise, qe ashtu si dhe ne jane ne vazon numer tre. Duhet theksuar se skuadra e drejtuar nga Xhani De Biazi eshte duke kryer nje sezon te mrekullueshem ne eliminatoret europiane. Ajo renditet ne vendin e trete ne Grupin I me pike te barabarta me danezet e vendit te dyte dhe dy pike me pak se Portugalia kryesuese, transmeton mapo.al. Ky eshte nje element mjaft i rendesishem, pasi na ka dhene mundesi te ngjitemi ne vazon e trete te shortit eliminator, duke na çelur mundesite per te pasur ne udhen tone drejt Rusise kundershtare me te lehte. Kujtojme se UEFA ka kerkuar qe grupet kualifikuese, ku bien Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Holanda, si koka grupi, patjeter duhet te kene nga gjashte skuadra pjesemarrese. Sikurse dihet, do te krijohen nente grupe kualifikuese nga Eurozona, ndersa fituesit e grupeve shkojne direkt ne “Rusia 2018?. Tete skuadrat e dyta me te mira ne grupe do te zhvillojne “play-off” ne nentor 2017 per te percaktuar edhe kater kombetaret e tjera per “Boterorin 2018”. UEFA do te dergoje 13 perfaqesuese nga 54 te tilla qe marrin pjese ne grupet kualifikuese, ne kete Boteror, plus Rusia, si vendi organizator. Shorti kualifikues per “Eurozonen” ne “Rusia 2018? do te hidhet me 25 korrik, ndersa ndeshjet do te fillojne te luhen ne shtator te vitit te ardhshem. Urojme qe kuqezinjve t’u buzeqesh fati dhe te kene nje udhe jo te veshtire para tyre per te qene edhe ne Rusi./veqsport.com/ Vazot para shortit te “Rusia 2018?

Vazo 1: Gjermania, Belgjika, Hollanda, Portugalia, Rumania, Anglia, Uellsi, Spanja dhe Kroacia.

Vazo 2: Austria, Sllovakia, Italia, Zvicra, Çekia, Franca, Islanda, Danimarka dhe Bosnja e Hercegovina.

Vazo 3: Ukraina, Skocia, Polonia, Hungaria, Suedia, Shqiperia, Irlanda Veriore, Serbia dhe Greqia.

Vazo 4: Turqia, Sllovenia, Izraeli, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Ishujt Faroe, Mali i Zi dhe Estonia.

Vazo 5: Qipro, Letonia, Armenia, Finlanda, Bjellorusia, Maqedonia, Azerbajxhani, Lituania dhe Moldavia.

Vazo 6: Kazakistani, Luksemburgu, Lihtenshtajni, Gjeorgjia, Malta, San Marino dhe Andorra.

Burimi: Veqsport.com