9

Kur feston me fituesit (Fotogaleri)

Kur Mario Mandzukic shënoi golin e dytë për Kroacinë, goli që i dha kualifikimin ballkanasve në finalen e botërorit, ai shkoi dhe festoi pranë fotografëve të akredituar.

“Unë doja të ndërroja objektivin e aparatit kur të gjithë futbollistët e Kroacisë erdhën drejt meje” ka deklaruar fotografi meksikan Yuri Cortez.

 

“Ata nuk më panë në fillim dhe filluan të festonin të gjithë, por pak më vonë më vunë re. Ata vunë re që unë qëndroja i shtrirë poshtë tyre dhe filluan të gjithë të më ndihmonin”

 Fotografi meksikan mbase ka fotografuar momentet me të bukura të një festimi goli në histori. Ai ishte në mes të festimeve.

 Në këtë fotogaleri ju tregojmë disa nga fotot më të bukura të shkrepura nga Yuri Cortez