Kur Kryebashkiaku Veliaj nuk pyet per qytetaret

Lidhur me artikullin:

Para pak ditesh, Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj deklaroi, papritmas, se ka vendosur te ndertoje nje kend lojrash per femije ne hapesiren brenda parkut te gjelber te liqenit.

Menjehere pas kesaj deklarate, ai urdheroi rrethimin e zones dhe prerjen e pemeve per te krijuar hapesiren per ndertimin e kendit te lojrave.

Nderkohe, Bashkia kishte zhvilluar me pare tenderin dhe kishte perzgjedhur bashkimin e kompanive Star-Tek, Riviera dhe Kaleshi per ndertimin e kendit te lojrave. Sipas dokumenteve te tenderit investimi do te kushtoje rreth gjysem milioni euro. Perveç kendit te lojrave, investimi do te perfshije edhe ndertimin e nje lokali bar-restorant qe do te jepet me konçesion per t’u shfrytezuar nga ndonje operator privat.

Por te gjitha keto proçedura jane zhvilluar ne shkelje te hapur te ligjit dhe te interesave te publikut.

Se, pari projekti i kendit te lojrave eshte nje projekt i pabazuar ne asnje plan zhvillimor dhe ne asnje plan te detajuar vendor, sikurse e kerkon ligji.

Ai nuk eshte parashikuar ne planin aktual zhvillimor te Tiranes, i cili e parashikon ate ne pjesen para pishinave, e cila tashme do lirohet. Nderkohe bashkia ka filluar hartimin e dy planeve te reja zhvillimore, nje per Parkun e Liqenit dhe nje per te gjithe territorin e bashkise se re, por nuk ka pritur hartimin dhe miratimin e tyre, para se te ndermarre kete investim.

Nga ana tjeter, per zonen e parkut ku do te ndertohet kendi i lojrave nuk ka asnje plan te pjesshem apo te detajuar vendor.

Se dyti, vete projekti i kendit te lojrave nuk ka marre leje ndertimi dhe nuk eshte miratuar asnjehere formalisht. Projekti eshte hartuar nga dy studiot e zakonshme qe perfitojne kontrata qeveritare, Bolles+Wilson dhe Atelier 4, por ai nuk eshte shqyrtuar asnjehere ne Keshillin Kombetar te Territorit, i cili ka juridiksionin mbi parkun e Tiranes.

Se treti, Bashkia nuk ka bere asnje konsultim me publikun per kete ndertim siç e kerkojne te gjitha ligjet e vendit. Projekti eshte bere ne fshehtesi te plote.

Se katerti, projekti qe do te zbatoje bashkia eshte praktikisht urbanizim i parkut te liqenit, pasi ai perdor struktura te ngurta dhe hedh vulume te medha betoni, duke prishur harmonine me natyren dhe gjelberimin, dhe duke e shnderruar ate pjese te parkut ne zone urbane.

Se pesti, pjese e projektit eshte edhe ngritja e nje lokali prane kendit te lojrave, i cili planifikohet te jepet me konçesion. Ky ndertim ne park eshte shkelje e statusit te parkut.

Se fundmi, prerja e pemeve nga Kryebashkiaku Veliaj eshte e paligjshme. Edhe pse ai u justifikua, dje, se pemet e prera ishin te semura, ne fakt nuk ka asnje studim te ndikimit ne mjedis te ketyre pemeve dhe asnje vendim qe ato jane te semura nga ekspertet perkates.

/exit.al