Kur lexojme novela romantike…

Çfare ndodh ne te vertete pasi ke lexuar nje histori romantike, e ke pyetur ndonjehere veten?
Novelat apo romanet qe ne qender te tyre kane nje romance, shpeshhere te krijojne nje gjendje te trishte, por nderkohe te zgjojne edhe nje menyre tjeter te te konceptuarit te jetes.

Per lojen argetuese
Eshte gjithmone ajo qe kerkon neper faqet e nje libri dhe te ben te lexosh çdo fjale. Personazhet qe te terheqin me shume ose edhe te tjere jane ata qe ndertojne lojera nga me te ndryshmet per te arritur qellimin final. Shume prej ngjarjeve te pershkruara ne libra dhe ne historite romantike jane frymezuar nga jeta reale dhe çdo çift qe lexon histori romantike, ne pjesen me te madhe te rasteve gjen veten.

Per femrat interesante
Pavaresisht asaj qe thuhet dhe qe tregohet, femrat kane ditur gjithmone te frymezojne kedo. Dhe figura e femres ne historite romantike eshte frymezuese e te gjitha koheve. Qe nga historite e shekullit te 18-te, 19-te, por edhe me vone, femrat kane ditur te na japin gjithmone nje fryme dhe kendveshtrim te ri te jetes. Te gjithe besojne se femrat mund ta bejne kete.

Per kendveshtrimin e nje kohe te shkuar
Historite e librave shkruhen nga burra dhe gra qe i perkasin nje realiteti. Ne nje kuptim, lexuesit jetojne te njejten kohes se bashku me ta dhe perpiqen te imagjinojne gjithçka sipas menyres se pershkrimit te tyre. Keto histori i ndihmojne gjithmone lexuesit per te vleresuar nje kohe qe ka kaluar, por natyrisht edhe per ate qe eshte rruges.

Per aventurat
Historite romantike jane thjeshte kenaqesi me vete. Fantazia ne keto raste arrin kulmin, rralle ndodh qe nje liber romantik te mos kete aventura ose t’i numeroje ato me gishta. Nga ato, çdo çift mund te zbuloje lloj-lloj skenaresh per t’i bere realitet. Te gjitha kane ne qender nje fantazi te shfrenuar, e cila mund te te çoje gjithandej, ne çdo kend te botes dhe te te sjelle prape ne start. Historite romantike jane te mbushura me aventura.

Per fjalet e mençura
Jane te shumte ata njerez qe nenvizojne sa here verejne thenie te ndryshme neper libra ose ato qe vete shkrimtari i ve ne dukje per personazhet e tij. Eshte e domosdoshme qe secili nga ju qe gjen veten brenda atyre qe shkruhen ne liber, t’i thoni njeri-tjetrit shprehjet e librave. Duke menduar gjithmone per fjalet e mençura qe thuhen, e keni edhe me te thjeshte per te zbuluar karakteret e njeri-tjetrit.

Per seksin e nxehte
Meshkujt, ne pergjithesi jane te mire neper librat romantike, edhe kur eshte fjala per seksin. Historite romantike jane te shkruara ne menyre te tille qe te pakten personazhet kryesore perjetojne ndjenja te thella, pasion dhe, natyrisht kane edhe momentet e tyre te seksit, te cilat per çdo lexues jane interesante. Gjithçka ndodh edhe ne jeten normale, ndaj edhe kur nje copez te saj e gjen edhe ne libra, terheqja behet edhe me e madhe.

Per fundet e lumtura
Romancat, ne vetvete, ta thyejne zemren, por ne fund drama duhet te perfundoje. Komedite, te cilat gjithmone mbarojne me nje martese dhe te dashuruar perjetesisht, te krijojne ne fund nje gjendje te mire, por kjo nuk ndodh gjithmone ne jeten reale. Personazhet, me veprimet e tyre apo edhe nga rrethanat, te thyejne zemren dhe shpeshhere, edhe pse çdo lexues ne fund kerkon qe gjithçka te jete e lumtur, shkruan revista class. Eshte edhe kjo nje arsye pse lexohen me shume romancat.

/Telegrafi/