“Kurbani” dhe kurbanizimi i kultures

Lidhur me artikullin:

Opinion nga Afrim Krasniqi.

U be kohe qe sa here kryeministri kryen vizita zyrtare ne vendet e rajonit, pjese e protokollit behet edhe prezantimi i librit “Kurban” apo hapja e ndonje ekspozite me punime me autor vete kryeministrin.
Kryeministri Rama e ka prezantuar librin e tij ne Rumani, ne Greqi, ne Turqi, ne Maqedoni, ne Kosove, dhe se fundi do ta beje edhe ne Serbi. Referuar bilancit te perkthimeve te librave shqiptare ne gjuhe te huaj, asnje liber tjeter nuk ka pasur me shume perkthim e sukses gjate 3 viteve te fundit sesa libri i kryeministrit.

Kurban-NOA-kopertina

Ai u shit fillimisht ne qytetet kryesore te vendit, pergjate nje turi kombetar me strukturat e PS te drejtuara nga vete autori i librit, me pas nisen perpjekjet per gjetjet e botuesve dhe perkthyesve ne rajon.
Siç e thote vete keshilltari i kryeministrit, ai negocioi per nje kohe te gjate me nje botues ne Beograd per ta perkthyer librin ne serbisht. Tani libri eshte gati dhe gjate javes kryeministri do udhetoje atje per ta prezantuar, bashke me nje ekspozite tjeter te punimeve te tij ne pikture.
I njejti skenar u perdor edhe ne Rumani, ne Athine, Ankara e Shkup. Zyrtare te shtetit qe kerkojne dhe gjejne nje botues dhe nje galeri per librin dhe pikturat e kryeministrit!!

Ne praktikat politike dhe marredheniet nderkombetare jane te njohura perpjekjet e politikaneve – autore, por edhe te shteteve mikpritese per te krijuar evenimente kulturore, si shenje vleresimi per vendin dhe autorin.

Ja p.sh, ne Shqiperi ka botuar liber ish Presidenti i Kroacise Stipe Mesic apo ish kryeministri i Bosnjes Haris Silajxhic, i pari me nje liber te jashtezakonshem mbi renien e Federates Jugosllave, i dyti me nje liber po ashtu profesional e historik mbi arkivat amerikane mbi Shqiperine. Jane perkthyer ne shqip libra me vlere historike e profesionale, qe nga ish kryeministri italian D’Alema, e deri tek ish Presidentet Klinton apo Bush.

Krejt ndryshe nga kjo pervoje, “Kurban” apo siç serbet e kane titulluar, “Sakrifica” nuk eshte nje liber historik, as profesional, as traktat politik, as broshure politike, as letersi artistike, dhe si i tille, nuk ka brenda tij asgje te jashtezakonshme. Ai ishte nje liber nga ata qe ne gjuhen e krijimit quhen “te shkruar ne 5 minuta duke pare tavanin”, – nje perjetim personal ne nevoja elektorale.

Libri me vetedije nuk respekton rregullat e krijimit, as te sintakses te gjuhes shqipe, ka fjali te gjata, etiketime nominale, nuk ka strukture, nuk ka mesazh dhe as nuk prezanton nje platforme politike, – dhe per me teper, gjate perkthimeve te ndryshme, i jane hequr faqe te ndryshme, kryesisht per shkak se personazhet ose ngjarjet e permendura ne liber gjate kohes nga botimi i pare jane aleate e miq te kryeministrit, pra te autorit te librit.

Shtepia botuese serbe Samizdat pershkruan librin si “nje rrefim pragmatist mbi nje konflikt politik ne Shqiperi”, – pra konflikti ne Shqiperi prezantohet ne Beograd.
Imagjinoni qe nje kryeminister i nje vendi tjeter te prezantoje ne Shqiperi nje liber kunder rivaleve te tij politike! Vetem mund te imagjinohet, por nuk mund te ndodhe. Kurse me “Kurbanin” edhe imagjinohet, edhe po ndodh.

Autori Rama, para se te ishte politikan e kryeminister, ka krijime shume me te mira publicistike e politike, kryesisht te fillimit te viteve 90, dhe nese do donte nje prezantim dinjitoz per veten dhe vendin, mund te ulej te shkruante nje traktat mbi problematikat dhe proceset rajonale.
Jo, ai ka zgjedhur librin e tij “Kurban”, i shkruar ne ditet e zhgenjimit me te gjithe e me gjithçka, kunder te gjitheve dhe gjithçkaje, i prekur nga humbja e diskutueshme e nje gare rutinore dhe nje posti lokal politik.

Nuk ka dyshim se apriori, reklama qe i behet kryeministrit ne vizitat e tij, qofte si autor libri apo pikture, krijon imazh pozitiv dhe ne gjuhe diplomatike merr vleresime pozitive.
Simbolikisht, me mire nje kryeminister qe prezantohet me liber e me piktura sesa me muskuj apo pasion te defrimit ne lokalet e nates, – siç ka ndodhur te kemi pasur ndonje ne te kaluaren. Ne kete lexim botimi i “Kurban” ne Serbi apo ekspozita shoqeruese me pikturat e tij formalisht do duhej te ishte lajm i mire.

Ne politike dhe ne marredhenie shteterore simbolet kane jete te shkurter, produkti mbetet. Ne kete kendveshtrim ka disa detaje qe bashkojne rastet e botimeve te “Kurban”, te cilat meritojne vemendje.
Botimi ne Serbi eshte pjese e nje projekti rajonal, per te botuar disa libra shqip, te perzgjedhur, permes te cileve nxitet paqja e dialogu, si dhe njihen me mire kulturat, autoret dhe krijimtaria artistike ne rajon. Nuk ka dileme se ne hierarkine e rreth 15-20 librave me te mire shqiptare, libri “Kurban” nuk ka vend dhe asnje juri serioze nuk e merr ne konsiderate.

Letersia shqipe ka Kadarene, Arapin, Agollin, Kongolin, Spahiun, Çelen, London, Xhuvanin, Blushi, Mustafaj, Stani, Zogaj, Leshanaku, Aliçkaj, etj, apo me te rinjte Tufa, Dibra, Leka, etj, pra ka nje liste te gjate krijuesish qe artistikisht kane libra shume me me vlere sesa “Kurbani” i kryeministrit dhe qe prezantojne me me shume dinjitet kulturen shqiptare sesa perzgjedhja nga protokolli shteteror.
Me Kurbanin e Rames do prezantohet edhe shkrimtari me i famshem shqiptar, Ismail Kadare me “Pallati i endrrave”, si dhe autori kosovar Petrit Imami me “Serbet e shqiptaret pergjate shekujve”, si dhe eshte ne proces Veton Surroi me librin “Ambasadori”.

Duke vendosur “Kurban” ne nje liste me Kadarene, iniciuesit thjesht duan t’i japin vlere shume here me te madhe sesa ka. Por, ne teresi, mungojne perfaqesuesit me te njohur te shkrimit shqip, sepse ata, nuk jane preference e publikut ne Beograd, nuk kane nen urdhrat e tyre stafin lobues te kryeministrit dhe as ambasaden ne Beograd, si edhe se ndonje prej tyre nuk eshte votues i kryeministrit dhe koalicionit te tij.

Ne boten shqiptare kaq mjafton per te krijuar me urdher sistemin hierarkik te vleresimit. Ne kete kendveshtrim, rekomandimi e lobimi zyrtar nga shteti shqiptar i “Kurban”, perkthimi dhe prezantimi i tij permes protokollit shteteror si ngjarje e arritje kulturore midis dy vendeve, nuk i sjell dobi as promovimit te librit e kultures shqiptare dhe as nuk ndihmon te prezantohet letersia shqipe ne nje mjedis te njohur per paragjykimet dhe denigrimet edhe kulturore ndaj shqiptareve.

Se fundi, historia politike e “Kurban” dhe e krijimtarise me sponsor politik e gjeopolitik, qe tenton te imponoje vlera qe nuk ekzistojne dhe te njesoje hierarkine politike me hierarkine kulturore (per shkak se kryeministri ka shume pushtet, atehere eshte piktori me i mire, shkrimtari me i mire, kritiku letrar me i mire, sportisti me i mire…!!) vjen si nje mbetje nga mentalitetet e revolucionit kulturor te viteve ’70 dhe nje tregues, se shoqeria shqiptare eshte ne krize vlerash dhe perfaqesimi.

Suksesi do te zgjase aq sa zgjat mandati i kryeministrit ne post. Diten qe ai iken nga posti, kur shteti e servilet nuk do jene nen urdhrat e tij, askush nuk do kujtohet me per “Kurbanin”, as ata qe e kane blere, qofte nga kureshtja, nga interesi profesional, nga detyrimi protokollar apo “per ti bere qejfin shefit”.

Do te kujtohet ne memorien e viteve si nje anormalitet tjeter tranzicioni, si kurbanizim i kultures dhe publikes ne emer te nevojes per show e imazh, si nje nga librat unike qe ndryshoi titullin apo permbajtjen sa here u perkthye ne nje gjuhe te huaj dhe qe u sponsorizua si prioritet kombetar nga pushteti dhe klientet e pushtetit ketu e ne rajon.

Deri atehere, lexim te kendshem greqisht, turqisht, rumanisht, e se fundi edhe serbisht te “Kurban”-it, librit te shkruar nga udheheqesi yne i radhes, i cili ne nje vend kurbanesh e sakrificash, kam frike se nuk do jete as eksperimenti i fundit!