Kuriozitete dhe fakte interesante per Lojerat Olimpike RIO 2016

Lidhur me artikullin:

Me 5 gusht do te nisin Lojerat Olimpike “Rio 2016”, nje Olimpiade qe do te zhvilloje ne stadiumin legjendar “Maracana” ceremonine e hapjes, ndersa me 21 gusht do te zhvillohet ceremonia e mbylljes. Rio de Zhaneiro eshte qyteti i pare amerikano-latin qe organizon nje Olimpiade, por ky nuk eshte kurioziteti i vetem i kesaj olimpiade. Kurioziteti me i madh ka lidhje me prezervativet qe do te jepen falas per ata qe do te akomodohen ne Fshatin Olimpik: Plot 41 te tille per çdo sportist, trajner, mjek, gazetar etj.

17,000 njerezit qe do te akomodohen ne Fshatin Olimpik (sportiste, trajnere, mjeke gjyqtare, gazetare etj).

78,000 numri i personave qe do te ndjekin “live” ne stadiumin “Maracana” ceremonine e hapjes se Olimpiades. 206 jane shtetet qe do te marrin pjese ne Lojerat Olimpike e mes tyre me 5 sportiste eshte edhe Shqiperia.

1 ekip eshte ai i refugjateve, qe do te garoje ne flamurin olimpik, per here te pare ne nje Olimpiade.

7.5 milione bileta jane shitur deri me tani per garat e ndryshme te Lojerave Olimpike.

16 kilometra eshte i gjate sistemi metropolitan qe eshte ndertuar pikerisht per Olimpiaden.

4 jane zonat ku do te zhvillohen Lojerat Olimpike: Parku Olimpik ne Barra, Deodoro, plazhi i Copacabana dhe stadiumi Maracana.

25,000 numri i gazetareve te kredituar per te ndjekur, fotografuar e raportuar per garat e Olimpiades. 500,000 numri i turisteve qe pritet te zbarkoje ne Rio gjate Lojerave.

61 perqind numri i brazilianeve qe ishin ne favor te organizimit te Olimpiades ne vendin e tyre.

31 numri i ndertesave qe jane ndertuar ne Fshatin olimpik e ku do te akomodohen te gjithe sportistet.

Ne total jane 3,604 apartamente. 60,000 lloje ushqimesh do te serviren çdo dite ne mensat e ndryshme te Fshatit Olimpik.

112 vite ka munguar sporti i golfit ne Olimpiade, qe rikthehet ne kete edicion.

450,000 jane prezervativet qe do te hidhen ne qarkullim ne fshatin olimpik per 11,000 sportistet. Mesatarisht 41 per njeri.