Kurti: Thaci po tradhton shtetin e Kosoves
“Asociacioni i komunave serbe, sic po quhet, duke qene se po ngjizet me Daciqin ne Bruksel, eshte tradhti e Thacit ndaj shtetit te Kosoves. Nuk ka rendesi, ne fund te fundit, se cfare kompetenca do te kete ai asociacion – me vete faktin qe po realizohet ne bashkepunim me Serbine paraqet tradhti ndaj shtetit te Kosoves”, thote ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, lideri i Levizjes Vetevendosje, Albin Kurti.
 
1-Zoti Kurti, Ju keni kritikuar ne vazhdimesi Qeverine e Kosoves per shkak te dialogut qe po zhvillon me Beogradin. Ne cka konsiston konkretisht ky qendrim i juaji tani kur po bisedohet edhe per ceshtje konkrete, sic jane kompetencat e asamblese e komunave serbe?
 
Kosova aktualisht eshte nje vend i varfer, nje shtet i dobet dhe ne rruge te gabuar. Per bindjen time, Qeveria e Kosoves, per problemet e Kosoves, eshte sikurse ilaci qe ta ben me zi sesa semundja. Me largimin e kesaj Qeverie mund te krijohen mundesite per sherim dhe aktualisht kemi nje Qeveri, e cila e shenon edhe pamundesine e sherimit edhe perkeqesimin e metutjeshem.
Kjo Qeveri ka hyre ne bisedime me Serbine per ceshtje te brendshme te Kosoves dhe pa asnje kusht per Serbine. Ne shume mire e dime qe edhe ne kohe te luftes Kosova i ka vene kushte Serbise per cfaredo dialogu me te. Edhe ne kohen e roberise e okupimit ka vepruar njesoj. Kjo tregon qe po sillemi ne menyre me pak sovrane, sesa ne kohen e luftes dhe te okupimit e roberise serbe.
Dialogu politik nuk eshte nisur per hir te Kosoves. Ai eshte nisur per hir te Serbise, perkatesisht rrugetimit te saj drejt Bashkimit Evropian. Me dialogun teknik, Serbia e fitoi statusin e vendit kandidat, e me dialogun politik ajo do ta fitoje daten e fillimit te negociatave per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Asociacioni i komunave me shumice serbe, do te jete nje entitet territorial dhe administrativ, sepse komunat jane njesi territoriale e administrative. Tashme e themeluan edhe nje fond per zhvillim, prandaj po sajohet nje entitet i ndare perbrenda Kosoves, i cili eshte i ndare etnikisht, territorialisht, administrativisht dhe financiarisht. Asociacioni i komunave serbe, sic po quhet, duke qene se po ngjizet me Dacicin ne Bruksel, eshte tradhti e Thacit ndaj shtetit te Kosoves. Nuk ka rendesi, ne fund te fundit, se cfare kompetenca do te kete ai asociacion – me vete faktin qe po realizohet ne bashkepunim me Serbine paraqet tradhti ndaj shtetit te Kosoves.
 
2-Duke iu referuar deklaratave te kryeministrit Thaci, por edhe perfaqesuesve nderkombetare, perfshire edhe ambasadoren amerikane, Tracy Jackobson, thuhet se ky asociacion nuk do te kete kompetenca ekzekutive dhe legjislative. Ju mendoni se do te jete e kunderta?
 
Pikenisja e Qeverise se Kosoves eshte plani i Ahtisaarit. Kryeministri Thaci po lejon qe ne Bruksel te behet nje interpretim ultra-liberal i planit te Ahtisaarit ne dem te Kosoves, e ne favor te Serbise. Po e perseris, me vete faktin qe ky asociacion i komunave me shumice serbe po realizohet nepermjet marreveshjes me Daciqin, paraqet tradhti ndaj shtetit te Kosoves, ndaj Republikes tone.
Ne te gjitha negociatat ku ka marre pjese kryeministri Thaci, ai rregullisht ka bere koncesione drejt kompromisit te madh. Nuk mund te thuhet qe ky asociacion do te jete brenda Kushtetutes me vete faktin qe per te po merresh vesh me Daciqin. Procesi eshte ne vazhdim e siper. Kane mbetur te percaktohet kompetencat e ketij asociacioni te komunave me shumice serbe dhe leshime te medha tashme jane bere. Qe te gjitha keto per leshimin e madh qe do te behet ne fund.
 
3-A e shihni, atehere, percaktimin e kompetencave te ketij asociacioni ne bisedime me Daciqin si pasoje e mos-shtrirjes se autoritetit te Kosoves ne veri?
Qeveria e Kosoves e drejtuar nga kryeministri aktual, vazhdimisht e permend pavaresine e Kosoves. Asnje shtet normal nuk e permend kaq shpesh pavaresine sikurse Kosova. Kjo eshte simptome e dyfishte. Se pari, e faktit qe kjo pavaresi nuk eshte e plote. Se dyti, e faktit qe ajo edhe keshtu si eshte, gjithsesi eshte shume e rrezikuar. Fundja pavaresine nje shtet e permend kur eshte i kercenuar apo kur kercenon. E, ne rastin e Kosoves eshte shembulli i pare.
Une nuk kam kurrfare shpresash qe me kete konjukture te korruptuar, e cila e ka demtuar ne menyre te shumfishte shtetin dhe te ardhmen e popullit te Kosoves, e gjithashtu edhe gjendjen socio-ekonomike, mund te presim dite te mira per Kosoven.
 
4-Cilat, atehere, konsideroni se jane alternativat e shtrirjes se pushtetit ne veri dhe vendosjes se nje normaliteti edhe ne ate pjese te Kosoves?
Levizja Vetevendosje ka propozuar nje program me 13 hapa qe duhet zbatuar ne menyre te bashkerenduar. Keta hapa jane te dy llojeve, ne njeren ane, hapa politike, te sigurise, mbrojtjes e sundimit te ligjit dhe, ne anen tjeter, hapa socio-ekonomik.
Qeveria aktuale e merrte ndonje gjysem hapi prej programit te Vetevendosjes dhe e degradonte ne gjest simbolik, pra, jo edhe ne aksion ne kuader te nje plani strategjik. Edhe intervenimi ne veri te Kosoves me 25 korrik, me c’rast pas disa oreve prej Prishtines u dha urdhri per zmbrapsjen e forcave policore te Kosoves, edhe renovimet e kohepaskohshme te shtepive atje, jane gjeste simbolike, te cilat, ne fakt, me teper u perkasin organizimit te deshtimeve me paramendim te kesaj Qeverie ne veri te Kosoves, ne menyre qe te krijohet pershtypja se ja provuam ta bashkojme Mitrovicen e ta integrojme veriun, por nuk qenka e mundur. Ne mesin e ketyre hapave do t’i kisha permendur, ngritjen e kallezimeve penale, padive dhe arrestimin e krereve te strukturave ilegale shteterore te Serbise, te cilat jane njekohesisht edhe kriminale e armiqesore.
Ne lagjet e banuara me shqiptare duhet te vendosen nenstacionet policore, duhet te ndertohen sa me shume ura institucionale, fizike, kulturore midis veriut e jugut mbi lumin Iber dhe duhet ta kemi nje program te zhvillimit ekonomik per gjithe Kosoven dhe assesi vetem per veriun. Kur i qasemi veriut te Kosoves, gjithmone duhet ta trajtojme Mitrovicen si nje qytet, sepse vetem keshtu mund ta bashkojme ate. Duhet ta rivitalizojme “Trepcen”, sepse ne e dime qe eshte gjigant ekonomik qe i perket jo vetem historise, por edhe te ardhmes se zhvillimit te Kosoves.
Qeveria nuk duhet te lejoje shitjen e pronave te shqiptareve Qeverise se Serbise, e nese dikush e ben kete per shkak te kushteve te renda te varferise, Qeveria e Kosoves duhet te jete ajo qe e blen ate prone. Mendojme qe edhe Forca e Sigurise se Kosoves duhet te shpallet dhe behet ushtri, sepse shume probleme qe i kemi ne veri te Kosoves nuk jane per policine, por jane ceshtje ushtarake te mbrojtjes se territorit.
Per ta zbatuar planin e bashkimit te Mitrovices dhe integrimit te veriut, duhet te bashkepunojme me Shqiperine, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me vendet e BE-se qe kane njohur Kosoven, ne rend te pare me Gjermanine, Britanine e Madhe, Francen e Italine, mandej me Turqine, si dhe shtetet qe na kane njohur dhe kane treguar qendrim pozitiv per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithesi.
 
5-Megjithate, keto vende jane ato qe e kane perkrahur edhe dialogun. A nuk bien ndesh disi masat qe i permendet ju me procesin aktual qe po zhvillohet ne Bruksel?
Shtetet, te cilat e kane njohur pavaresine e Kosoves nuk mund te behen me radikale sesa Qeveria e Kosoves per ceshtje te Kosoves. Prandaj, qendrimet e ketyre shteteve per dialogun aktual jane qendrime qe jane te kushtezuara nga qendrimet e Qeverise se Kosoves.
Na perket neve ketu si shtet, si institucione, si qytetare, ne kohen kur e kemi nje qeveri te keqe qe t’i bejme ndryshimet e domosdoshme, ne menyre qe edhe faktoret nderkombetare te na perkrahin per ate qe eshte e drejte dhe e vertete, e kjo eshte se pavaresia e Kosoves per t’u bere me sovrane duhet t’i kthehemi vetvetes dhe miqve, e jo armiqve si puna e Serbise.
 
6-Dhe, perfundimisht zoti Kurti, e shihni ju problemin e veriut si ceshtje te dialogut apo si problem qe duhet zgjidhur edhe me mjete tjera?
Mendoj qe nuk eshte Mitrovica problem i Kosoves sa eshte Qeveria e Kosoves problem i Mitrovices. Per bashkimin e Mitrovices, pa te cilin nuk mund te kete paqe e stabilitet ne kete pjese te Ballkanit, eshte e domosdoshme te kombinohen mjetet e politikes, sigurise, mbrojtjes, sundimit te ligjit me masat socio-ekonomike qe perqendrohen ne punesimin e popullsise dhe qe me tutje siguron mireqenie per te gjithe. Mendoj qe dialogu me Serbine i shkon per shtati Serbise, me c’rast Beogradi i afrohet Brukselit, e veriu i Kosoves i afrohet Beogradit.
Shteti e ka monopolin e forces dhe une mendoj se ndaj krimineleve te dhunshem natyrisht qe duhet te perdoret forca e ligjit.(Radio Evropa e Lire)