Kush e ‘parkoi’ henen ne orbite te persorur rrethore perqark Tokes?

Kush e ‘parkoi’ henen ne orbite te persorur rrethore perqark Tokes?

Pavaresisht 6 vizitave te shpallura nga austronautet amerikane nga 1969-1972, Hena mbetet nje mister te cilit i referohen te gjithe shkencetaret. Zgjidhjet e ketij misteri mund te perfshijne ne vete edhe aspekte aliene per Henen tone aq te njohur.

I quajtur “Rosetta Stone” i planeteve, nga Dr.  Jastrow, drejtori i pari i Komitetit Eksplorues Henor  NASAs, shkencetaret kane shpresuar se studimi i Henes mund te gjeje shume zgjidhje te mistereve qe deri tani kane mbetur te tilla ne sistemin tone diellor.(fotoja e meposhtme)

Gjithesesi, pas 6 vizitave ne Hene, Rosetta Stone henore mbetet perseri nje mister. Hena eshte me e nderlikuar nga sa kishim besuar. Nuk eshte thjesht nje top i ngrire ne hapesire dhe kohe prej biliona vitesh, por guret e gjetur nga Apollo mbajne te dhena rekord per nje sere misteresh, prej te cilave mund te te mbahet fryma.

Perkrah ketyre mistereve dhe anomalive, eshte fakti se Hena eshte shume me e vjeter nga sa kishim menduar apo imagjinuar me pare, madje ndoshta edhe me e vjeter se vete Toka dhe Dielli. Duke ekzaminuar gjurme shkembinjsh te djegur ne Hene nepermjet rrezeve kozmike, shkencetaret kane zbuluar se ato jane biliona vjecare. Disa jane te datuara rreth 4.5 bilione vite me pare, shume me pare sesa vete Toka dhe Sistemi Diellor.

Hena ka te pakten tre shtresa te ndryshme shkembinjsh. Perkunder idese se objektet me te renda fundosen, shkembinjte me te rende te Henes gjenden ne siperfaqe. Ka gjithashtu nje shperndarje jo te njetrajtshme ne shperndarjen e mineraleve.

Nese Toka dhe Hena jane krijuar ne te njejten kohe, prane njera tjetres, perse nje trup qiellor ka gjithe ate hekur (Toka) dhe tjetri (Hena) jo dhe aq?

Ndryshimet sugjerojne se Toka dhe Hena kane qene dikur shume larg njera-tjetres, dhe kjo te con ne idene e paaftesise se astrofizikanteve per te shpjefuar ekzaktesisht sesi Hena u be satelit i Tokes.

Hena eshte jashtezakonisht e thate dhe nuk duket te kete patur ndonjehere uje ne te, ne sasi thelbesore. Asnje nga shkembinjte e Henes, pavaresisht se ku jane gjetur, nuk permban uje apo molekula uji, te perfshire ne minerale. Perseri Apollo 16 me astronautet perkates, gjeten se shkembinjte e Henes permbanin sasi te vogla hekuri. Meqe oksidimi kerkon oksigjen dhe hidrogjen te lire, u mendua se Hena mund te permbaje disi uje.

Per me teper, mjetet e lena pas nga misionet e Apollos i derguan sinjale tokes ne 7 Mars te vitit 1971, per nje lloj gjurme uji qe mund te kete pershkuar siperfaqen e Henes dikur. Meqe mund te kete patur uje ne atmosferen pa ajer te Henes, e cila sillet si era ne Toke, pyetja qe lind eshte: Nga buron ky uje? Nga e ka origjinen?

Reja e avullit zgjati 14 ore dhe mbuloi nje zone prej 161 kilometer katrore, qe sipas fizikanteve Dr. John Freeman, Jr. dhe Dr. H. Ken Hills te Universitetit te Rice-s, eshte nje nga zbulimet me emocionuese qe lidhen me ekzistencen e ujit ne Hene. Te dy fizikantet deklaruan se avulli i ujit vinte nga perbrenda Henes, dhe ndoshta si pasoje e nje termeti atje.

Zyrtare te NASAs shtruan pyetje me te zakonshme. Ata spekuluan se dy pajisje te lena atje nga Apollo 16, qe permbanin 27 kg dhe 45 kg uje, nuk funksionuan maksimalisht dhe u shkaterruan duke cliruar perberjet e tyre.

Freeman dhe Hills refuzuan ta pranonin kete shpjegim, duke theksuar se keto dy pajisje, faktikisht nga Apollo 12 dhe 14, ishin rreth 180 km larg dhe avulli i ujit u pa me te njejtin fluks ne te dyja anet edhe pse instrumentet ishin vendosur ne drejtime te kunderta. Edhe skeptiket pranuan se asnje pajisje nuk mund te shkaktonte 161 km katrore avull.

Shkembinjte e Henes u gjeten te magnetizuar – jo mjaftueshem fort sa per te terhequr hekur, por ishin magnetike gjithesesi. Per me teper, nuk ka fushe magnetike ne Hene. Pra, nga erdhi ky magnetizim?

Prezenca e sasive te medha te shkembit te shkrire dhe solid, prezantojne gjithashtu nje mister. Keto  masive shkembore nuk thone asgje pervec laves se ngrire. Eshte zbuluar tashme, dhe eshte konfirmuar, se disa nga krateret e Henes kane origjine te brendshme. Nuk ka perseri asnje lidhje me faktin se Hena mund te kete pasur dikur shperthime vullkanore.

Nje tjeter ceshtje eshte se pothuajse e gjitha, ose kater te pestat e ketyre masiveve jane te perqendruar ne ate hemisfere te henes qe sheh gjithmone nga Toka. Nga ana tjeter e Henes, ka shume pak te tille, dhe per kete arsye i referohemi si ‘ana e erret’. Megjithate, ana e erret dhe e larget e Henes, eshte e populluar me se shumti me kratere dhe zona malore.

Duke krahasuar pjesen tjeter te Henes, shkembinjta jane relativisht te zhveshur nga krateret, gje qe sugjeron se krateret kane qene te mbuluar nga rrjedha e laves vullkanike. Duke i shktuar ketij misteri edhe faktin se masa qarkullore ne sasi te medha, shtrihen 32-64 km nen qendren e masiveve shkembore te Henes.

Keto masa qarkullore u zbnuluan per shkak te dendesise se crregullt te orbitave te pajisjeve tokesore, kur fluturonin siper tyre. Nje shkencetar propozoi se keto masa qarkullore jane meteorite hekuri te rende, qe kane ardhur ne Hene kur ajo ishte e bute dhe ne kohen kur po merrte forme. Kjo teori nuk mbahet me pasi shiu i meteoreve do te kishte shkaktuar avuj ne kontakt me siperfaqen e Henes, per shkak te shpejtesise se tyre.

Nje tjeter shpjegim i zakonshem jepet per masivet qarkullore si veshje te ardhura nga lava vullkanike, por skeptiket thone se lava nuk do te kishte mundur te mbulonte kete pjese te madhe. Por nuk mund gjithashtu te mendohet se keto disqe jane formuar per shkak te aksidenteve apo koicidencave.

Ndermjet 1969 dhe 1977, misioni i Apollo’s perfshiu nje pajisje sizmografike qe regjistroi 3000 termete te henes ne cdo vit operimi. Shume nga vibrimet ishin te vogla dhe te shkaktuar nga shi meteoresh. Por shume te tjere vinin nga brendesia e Henes. Mendohet dhe besohet, se keto termete shkaktohen nga terheqja gravitacionale e planetit Toke, pasi shumica e tyre ndodhin kur Hena eshte me afer Tokes.

Dicka ndodhi ne vitin 1958 ne kraterin Alphonsus te henes, qe hodhi poshte idene se aktiviteti i brendshem i termeteve te Henes ishte thjesht levizje guresh. Ne muajin nentor te atij viti, astronomi i Bashkimit Sovjetik, Nikolay A. Kozyrev, cuditi boten shkencore duke fotografuar shperthimin e pare te gazit ne Hene, afer kulmit te kratereve. Kozyrev kapi edhe nje shkelqim te kuq, qe eshte karakteristike e permbajtjes se karbonit, cka duket se levizte dhe u zhduk pas nje ore.

Disa shkencetare refuzuan te pranonin gjetjet e Kozyrev-it derisa austronautet e Lowell Observatory arriten te shihnin vete keto shkelqime te kuqe ne kreshtat e rajonit Aristarchus ne vitin 1963. Disa me vone, drita shumengjyreshe ne Hene, u pane te zgjasnin me teper se nje ore, dhe u vezhguan nga dy Laboratore te ndryshem.

Dicka po ndodhte brenda Henes me vullkanicitet te vdekur. Cfaredo te kete qene, ndodh gjthmone njesoj dhe ne te njejten kohe. Ndersa Hena afrohet me Token, sinjale sizmike regjistrohen nga stacione te ndryshme ne siperfaqen e Henes. Eshte e veshtire te pranosh kete levizje si nje fenomen natyral. Per shembull, nje pjate e thyer artificialisht mund te dridhet ne te njejten menyre sa here qe Hena kalon afer Tokes.

Ka prova qe tregojne se Hena mund te jete bosh perbrenda. Studime ne shkembinjte e Henes kane treguar se brenda Henes gjerat jane ndryshe krahasimisht me cfare ka brenda Tokes. Pra, manteli i Henes duket shume i vogel, madje joekzistent.

Ne vitin 1962, shkencetari i NASAs, Dr. Gordon MacDonald theksoi se “ Nese te dhenat astronomike te gjetura jane reduktuar, eshte gjetur se te dhenat qe kerkohen per mantelin e brendshem te henes, mund te jene me pak te dendura sa pjeset e jashtme te saj. Sigurisht, do te dukej sikur Hena eshte bosh perbrenda nga nje sfere homogjene.”

Austronauti i Apollo 14, Dr. Edgar Mitchell, duke gjurmuar mundesite e Henes boshe, pranoi se meqe materialet e renda te Henes ndodhen ne siperfaqe, eshte shume e mundshme qe shpella gjigande te gjenden nen mantelin e Henes.

Eksperimentet e Orbites se Henes jane permiresuar se fundmi, duke na treguar se me njohurine qe kemi per fushen magnetike dhe gravitacionale te Henes, kjo e fundit ka nje brendesi boshe, e cila na duket e frikshme.

Pse e friskshme? Kuptimi i kesaj u dha nga astronpmi Carl Sagan, qe ne vitin 1966 punonte per Jeten Inteligjente ne Univers: “Nje satelit natyror nuk mund te jete nje objekt bosh nga brenda”.

Prova me e habitshme qe Hena mund te jete bosh erdhi ne Nentor te vitit 1969, kur Apollo 12, pasi mori komanden, eksperimentoi ne Hene duke krijuar nje termet artificial nga perplasja e jashtme. Pajisja ultra-sensitive e Apollo 12 kapi dicka te jashtezakonshme dhe te papritur – Hena e rivibroi njesoj si nje sile shkolle per me teper se nje ore.

Vala e vibrimit mori te pakten 8 minuta derisa te arrinte kulmin, dhe me pas intensiteti i dridhjes filloi te binte. Ne nje konference ne ditet e sotme, nje nga bashkepunetoret e ketij eksperimenti, Maurice Ewing raportoi se shkencetaret kishin deshtuar per te shpjeguar kete vibrim: “Persa i perket kuptimit te kesaj, nuk dua te bej ndonje parashikim apo interpretim. Por nese do e kishim bere kete eksperiment me nje kembane ne kishe, rivibrimi nuk do te kishte zgjatur me teper se 30 minuta.”

Me vone u mendua se vibrimet e vogla kishin vazhduar ne Hene per me teper se nje ore. Fenomeni u perserit ne stadin e trete te Apollo 13 qe me radio-komandim derguan te perplasej ne Hene 11 ton TNT (eksploziv). Sipas NASAs, kesaj here Hena reagoi si nje gong. Nje pajisje sizmike mati se lekundjet vazhduan rreth 174 km larg vendit te perplasjes. Regjistrimet treguan se rivibrimet zgjaten per te pakten 3 ore e 20 minuta, dhe u zgjeruan deri ne 35-40 km.

Studime te metejshme te bera nga dora e njeriut, sollen rezultate te ngjashme. Pas nje impakti tjeter, hena rivibroi per 4 ore. Keto dridhje valesh paten gjithashtu nje problem dendesie, cka riforcoi hipotezen e Henes Boshe. Shkencetaret shpresuar ta regjistronin impaktin qe mund te kishte nje perplasje e nje meteori te madh mjaftueshem, per te shkaktuar vale shoku ne siperfaqen e Henes. Kjo mundesi erdhi ne Maj te vitit 1972, kur nje meteor i madh gozhdoi Henen me nje ekuivalence force prej 200 tonesh TNT. Pas ketyre valeve te derguara thelle ne brendesi te Henes, shkencetaret u habiten kur zbuluan se asnje prej ketyre valere nuk u kthye mbapsht, duke konfirmuar se ka dicka ne brendesine e Henes, qe mungon.

Dr. Farouk El Baz tha: “Ka shume shpella te pazbuluara qe dyshohet se egzistojne ne brendesi te siperfaqes se Henes. Shume eksperimente jane bere per te gjetur keto shpella.” Rezultatet e ketyre eksperimenteve nuk jane bere publike ende.

Ne dukje te pare Hena eshte nje trup qiellor me nje guaske te forte te jashtme, dhe boshllek te brendshem, apo inekzistence. Guaska e Henes permban minerale ne dendesi te medha si titan, qe eshte perdorur ne Toke per ndertimin e aeroplaneve dhe mjeteve hapesinore.

Shume njerez, ende mbajne mend te kene pare austronaute ne TV te kerkojne ne thellesi te Henes. Ata kane arritur te germojne vetem disa metra pavaressht pajisjeve te dizenjuara posacerisht per ate pune. Misteri i siperfaqes se ngurte te Henes, u lidh edhe me gjetjen e metaleve te procesuara (te ngjeshura).

Ekspertet u surprizuan kur gjeten shkembinjte henore te permbanin bronx dhe tunxh, mu prane perberjeve te titanit te paster. Uraniumi 236 dhe Neptunimi 237 – elemente qe nuk jane gjetur ne natyren tone – u zbuluan ne shkembinjte e Henes. Ndersa perpiqemi te shpjegojme ende prezencen e ketyre metaleve atje, shkencetaret ishin edhe me te habitur kur mesuar per copezat e hekurit qe ishte imun nga ndryshku.

Ne vitin 1976, Associated Press raportoi se Sovjetiket kishin shpallur zbulimin e copezave te hekurit, qe nuk ndryshket, te sjella ne toke ne porveza, nga misioni i paemer ne Hene ne vitin 1970. Eshte i panjohur per ne hekuri qe nuk ndryshket, nuk gjendet ne natyre, dhe eshte pertej teknologjise se Tokes.

Padyshim, misteri me i madh qe ka ndodhur ne hene eshte i lidhur me nje teori serioze qe origjina e Henes vjen nga ndarja e saj nga Toka prej nje perjetesie kohe me pare ( pasi nuk dihet koha e sakte qe Hena mund te jete shkeputur nga Toka).

Edhe pse asnje nuk mund te thote me vendosmeri se nga cila pjese e Tokes origjinoi Hena, shume spekulojne se humbja e materialit te tokes ne sasi ne medha, shpjegon kete fenomen, qe formoi edhe Oqeanin Paqesor. Gjiothesei, kjo ide u hodh poshte kur u zbulua se ka shume pak ngjashemri midis perberjes se Tokes sone, dhe Henes.

Nje teori e fundit, shpjegon se Hena u krujua nga tepricat e mbetura ne hapesire, perpara Tokes. Ky koncept, ishte i pakapshem per shkak te teorise gravitacionale, cka shpjegon se nje objekt i madh akumulon material nga jashte, duke mos lene asgje per formacionin e nje tjeter trupi te madh. Tani pranohet gjeresisht se Hena origjinon nga diku tjeter, dhe hyri ne sferen gravitacionale te Tokes, ne te kaluaren e larget.

Ketu ka shume teori – njera prej tyre thote se Hena ishte fillimisht planet qe u perplas me token duke krijuaj teprica qe u kombinuan per te formuar Henen qe shohim sot. Te tjera teori thone se Hena, ndersa sillek afer Sistemit tone Diellor, u kap nga fusha gravitacionale e Tokes, dhe u pozicionua ne orbiten e Tokes.

Asnje nga keto teroi nuk eshte gjitheperfshirese dhe nuk ta mbush mendjen per shkak te mungeses se provave qe tregojne se as Toka as Hena nuk duket te kene qene fizikisht te prekura nga nje takim i se kaluares. Pra nuk e kane prekur ndonjehere njera-tjetren. Nuk ka teprica ne hapesire qe te tregojne per nje perplasje te se kaluares dhe nuk shfaqet asgjekundi se Toka dhe hena jane zhvilluar gjate se njejtes periudhe.

Per sa i perket teorise se ‘kapjes’ ne orbiten e Tokes, shkencetari Isaac Asimoc, i njohur per punet e tij fantashkencore ka shkruar: “Eshte shume e madhe Hena per te qene e kapur nga Toka ne orbiten e kesaj te fundit. Shanset e kesaj ndodhie jane shume te vogla qe te shpjegojne orbiten qarkore te Henes rreth Tokes. Asimov ishte i sakte ne konsideraten qe kishte per orbiten e Henes: “ Nuk eshte vetem nje orbite pothuajse e persosur rrethore, por vetem njera e ane e saj eshte gjithmone perballe Tokes, me shume pak variacione. Me sa dime ne, eshte sateliti i vetem natyror me nje orbite te tille.”

Kjo orbite rrethore eshte teper e cuditshme per ne duke marre ne kosiderate faktin se qendra e mases se Henes shtrihet 1.6 km me afer Tokes sesa qendra gjeometrike e saj. Ky fakt i vetem duhet te prodhoje nje orbite te crregullt, te paqendrueshme, per shkak se nje top me mase te madhe jashte qendres, nuk rrotullohet asnjehere ne nje vije te drejte. Per me teper, pothuajse te gjithe satelitet e tjere ne sistemin tone diellor, shtrihen ne orbiten qe sheh nga ekuatori i paleneteve te tyre.

Orbita e Henes shtrihet ne menyre te cuditshme afer orbites se Tokes rreth Diellit, ndersa Orbita e Tokes rreth Diellit eshte eliptike (jo plotesisht qarkore) me rreth 5 grade. Po t’i shtosh kete fakt Henes, edhe pse duke mohuar idene se eshte shkaktuar nga terheqja gravitacionale e Tokes, perseri do te flisnim per nje bote te pabalancuar.

Duket e pamundur qe nje gje e tille te bjere ne nje orbite kaq precize dhe qarkore. Eshte magjepses ky fakt, aq sa shkrimtari William Roy Shelton, shkruan: “Eshte e rendesishme te mbajme mend se dicka ka terhequr patjeter Henen ne udhetimin e saj te persosur rrethor perqark Tokes.”

Njesoj si nje anije kozmike si Apollo qe rrotullohet cdo 90 minuta rreth Tokes, ndersa i duhet te pershkruaje 28.968 km per te qendruar ne orbite. Ndaj dicka duhet t’i kete dhene Henes kete precizion qe kerkohet per shpejtesine e saj, peshen dhe lartesine.

Ceshtja eshte se nuk ka fare mundesi qe nje objekt thjesht te vije ne kombinimin e duhur te faktoreve qe kerkojne nje orbite kaq te persosur. Dicka e ka shtyre henen ne ate lartesi, ne ate rruge dhe me ate shpejtesi. Pyetja eshte: Cfare eshte kjo ‘gjeja’ qe e ka shtyre?

Nese precizioni dhe orbita e qendrueshme e Henes shihet si koicidence, a shihet gjithashtu i tille fakti se Hena eshte ne distancen e duhur per nga Toka per ta mbuluar teresisht Diellin gjate nje eklipsi?

Ndersa diametri i Henes eshte 3476 km krahasimisht me Diellin gjigand prej 1.390.473 km, kjo nuk perben problem per pozicionin e duhur te Henes, qe ne keto raste arrin te bllokoje kuroren djegese te Diellit kur gjendet mes tij dhe Tokes.

Asimov shpjegon:
“Nuk ka asnje arsye astronomike perse Hena dhe Dielli perputhen kaq shume bashke. Eshte koicidenca me absurde, dhe vetem Toka nder te gjithe planetet eshte e bekuar me kete ‘mode’.”

A eshte vertet koicidence? Si e shpjegoni faktin se Hena ka ende te tjera mistere te pazbuluara?

Ne korrik 1970, dy shkencetare ruse, Mikhail Vasin dhe Alexander Shcherbakov publikuan nje artikull te titulluar: “A eshte Hena krijimi i Inteligjences Aliene?”. Ata avancuan ne teorine e tyre se Hena nuk eshte teresisht nje bote natyrale, por nje planetoid qe ishte i boshatisur perpara nje perjetesi vitesh, ne largesite e hapesires, dhe per ta sjelle ketu jane dashur teknologji superiore krahasimisht me ato te Tokes.

Makineri te medha u perdoren per te shkrire  shkembinjte nga siperfaqja e Henes. Mbrojtur nga nje guacke e vogel e brendshme, plus e rikonstruktuar nga nje shtrese guacke metalike shkembore, krateret gjigande udhetuan neper hapesire per t’u ‘parkuar’ perfundimisht ne orbiten e Tokes. Ja perse duket kaq imagjinare kjo teori.

Ne teorine e tyre, Vasin dhe Shcherbakov shkruajne: “Jemi duke braktisur rruget tradicionale te te kuptuarit e perbashket, dhe kemi arritur ne nje teori qe mund te dukur fillimisht e pabaze dhe nje fantazi e papergjegjshme.”

Por sa me shume informacion mbledhim cdo minute nga Hena, aq me teper bindemi se nuk ka asnje fakt te vetem qe mund te hedhe poshte supozimet tona. Jo vetem kjo, por shume gjera konsiderohen te jene mistere henore, dhe enigma te pashpjegueshme perkrah ketyre hipotezave.”

Eshte nje model qe i permbledh te gjitha misteret e Henes, edhe pse duket i ekzagjeruar: Hena jep prova te te qenit shume me e vjeter se Toka dhe ndoshta edhe vete sistemi yne diellor, dhe ka tre shtresa te ndryshme ne Hene, me materiale te shperndara ne menyre te crregullt per nga dendesia, qe jane vendosur ne siperfaqe ndersa brendesia mendohet te jete bosh. Kjo eshte nje permbledhje e misterit te Henes. Mund te kerkohet gjithashtu te shpjegohet perse nuk jane gjetur gjurme uji ne siperfaqen e Henes, kur ka perseri prova te ujit qe ekzistojne ne brendesi te saj.

Keto teori mund te shpjegonin perse format e cuditshme te henes, jane bosh perbrenda. Vetem ideja se sateliti eshte artificial mund te shpjegoje te gjitha keto ndodhi ritmike te termeteve te henes dhe reagimeve te saj vibruese nga terheqja e Tokes. Nje pajisje artificiale mund te shpjegoje siperfaqen e Henes, te mbulohet nga re gazi sic jane vezhguar.

Vetem formime tokesore inteligjente mund te provojne zgjidhjen e argumentit nese Hena eshte e nxehte apo e ftohte, pasi deri tani, te dyja keto konstatime jane te sakta. Hena origjinale ishte nje bote e ftohte, e transformuar artificialisht ne te nxehte duke nxjerre jashte saj sasi te madhe te pjeseve te brendshme qe mendohet te jene bosh.

Kjo teori gjithashtu mund te shpjegonte perse ka kontradita te tilla ne pyetjet lidhur me hapesiren boshe te brendshme te Henes. Nese Hena do te ishte nje bote solide origjinalisht, dhe do te ishte boshatisur artificialisht, atehere do te kishim prova per te dyja fazat – pikerisht aty ku ndodhemi deri tani me misterin e Henes.

Nje hene e boshatisur artificialisht, do te shpjegonte perse unazat e ketij sateliti tingellojne si zile, per ore te tere pas eksperimentesh, apo do te shpjegonin ekzistencen e metaleve si titani, kromi dhe cirkoni, apo hekuri i pandryshkur, uraniumi 236 dhe neptuniumi 237 qe jane gjetur atje.

Ne fakt, nje teori e Henes artificiale do te arrinte te shpjegonte me teper cdo pyetje qe kemi ngritur deri tani lidhur me Henen, e mbi te gjitha me orbiten e saj qarkore ne perfeksion. Por ne nuk supozojme t’i konsiderojme keto teza. Logjika rrethote shkencore persa i perket orbites se henes, eshte e tille: E dime se jashtetokesoret nuk ekzistojne, por e dime se Hena ekziston, dhe eshte permendur gjate historise se njerezimit.

Ne, njerezit, nuk e krijuam ate, apo nuk e vendosem ne orbiten tone, ndaj mund te jete bere kjo pune nga jashtetokesoret. Por meqe e dime se nuk ekzistojne, atehehere mbetemi ne nivelin e anomalise dhe nuk publikojme asgje lidhur me kete.