Kush eshte Konstandin Xhuvani? Djale i mbare apo…?

Lidhur me artikullin:

Djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani eshte perfshire serish ne vrasje por kete here ne nje masaker me kater persona te vdekur ne Tirane, mes tyre nje shtetas italian.
Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 04:00 te mengjesit te sotem. Policia tha zyrtarisht se ne sallen operative eshte raportuar se ka pasur te shtena me arme zjarri ne zonen e Rruges se Elbasanit.
Policia konstatoi perfshirjen e 8 personave ne nje konflikt te armatosur ne ambientet e nje lokali me muzike qe ndodhet ne kat te nendheshem ne nje pallat te ri prane shkolles se Gjuheve te Huaja.
Nga te dhenat paraprake dyshohet se sherri ka nisur per motive banale dhe si pasoje e konfliktit te armatosur, kane vdekur ne vend tre persona, ndersa nje i katert ka nderruar jete ne ambientet e Spitalit te Traumes.
Viktimat e ngjarjes jane:
Edison Jaho, 36 vjec, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane
Enea Xhaj, 38 vjec, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane
Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues ne Tirane
Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetesi dhe kombesi italiane.

Drejtoria e Policise Tirane deklaroi zyrtarisht se jane identifikuar autoret e kesaj ngjarjeje, te cilet jane Konstandin Xhuvani, 25 vjec, Erald Sida 24 vjec, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjec.

Policia tha se nje nga autoret e kesaj ngjarjeje eshte Konstandin Xhuvani, djali i deputetes te Partise Socialiste, Luiza Xhuvani. Burime ne vendngjarje te agjencise NOA.al bejne me dije se autori i dyshuar eshte arrestuar teksa tentonte te arratisej.

Diten e sotme rreth ores 04:00 te mengjesit, sherbimet e policise moren njoftim se ne bar “Ante Grand” e ndodhur ne rrugen e “Elbasanit” ne Tirane ne nje lokal nate, ka pasur te shtena me arme zjarri. Ne vendin e ngjarjes, kane shkuar sherbimet e policise duke bere rrethimin e lokalit, te zones perreth, shoqerimin e personave prezent ne vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se ne kete lokal nate pas nje konflikti te castit midis disa shtetasve, konflikt i cili me pas ka denigruar me arme zjarri, ku per pasoje kane gjetur vdekjen 4 personat. Viktimat kane qene ne nje tavoline duke pire ne lokal dhe perballe tyre ndodheshin ne nje tavoline tjeter autoret e dyshuar. Dyshimet jane se krimi i rende ka ardhur nen motive banale te llojit “pse me sheh”. Ne masaker jane perdorur dy arme zjarri te llojit pistolete. Behet me dije se nje nga viktimat eshte Arber Demiraj, i moshes 19 vjec, djali i ish prokurorit Skender Demiraj. Ai eshte gjetur i pajete ne brendesi te nje automjeti tip Mercedes Benz ML me targa TR 250 N. Me tej eshte konfirmuar viktima e dyte, 60-vjecari italian Paolo Azzolo. Ende nuk eshte saktesuar lidhja e ketij personi me perfshirjen ne konflikt. Me pas u konfirmua vdekja edhe e dy personave te tjere, Edison Jaho, 36 vjec, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, Enea Xhaj, 38 vjec, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane. Ne vendngjarje ka mberritur Drejtori i Policise se shtetit, Artan Didi si dhe Prokurori i Pergjithshem i Tiranes, Petrit Fusha. Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve ne zonen nga shkolla e Gjuheve te Huaja deri tek Liceu artistik “Jordan Misja”. Nga veprimet e shpejta te policise eshte bere kapja ne kohe reale e autoreve te dyshuar te kesaj ngjarje, te cilet jane shtetasit: Konstandin Xhuvani, 25 vjec, Erald Sida 24 vjec, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjec, si dhe jane shoqeruar shtetas te tjere prezent ne ngjarje. Nga kqyrja e vendit te ngjarjes, jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dy arme zjarri te llojit pistolete, 3 gezhoja fishekesh luftarak si dhe dy automjete te markes Mercedes Benz me targa “TR0250N”. Aktualisht, nga strukturat e policise po vazhdon puna per dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarje ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.

cuni i deputetes

Po kush eshte Konstandin  Xhuvani?

Me date 12 shkurt 2011 ne mengjes heret ne Tirane ndodhi nje vrasje. Ajo kishte per autor, Konstandin Xhuvanin, djalin 22 vjecar te Luiza dhe Gjergj Xhuvanit, e para, aktore e njohur dhe deputete aktuale e Partise Socialiste dhe i dyti, regjisor i njohur. Konstandini u zhduk pas ngjarjes se ndodhur kurse dy shoke te tij u arrestuan si bashkepunetore. Ngjarja ndodhi ne rrugen “Ali Visha” ne Tirane, ku ka gjetur vdekjen me arme zjarri 26 vjecari Alfred Musabelliu, me banim ne Tirane. Nga hetimet e kryera nga Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit, u konkludua se autore ne kete vrasjeje ishin: Kostandin Gjergj Xhuvani, 22 vjec, me banim ne Tirane (autor kryesor ne kete vrasje dhe eshte shpallur ne kerkim). Albi Zela, 23 vjec, me banim ne Tirane, Donald Ymeri, 22 vjec, me banim ne Tirane. Prinderit e 22 vjecarit fillimisht thane se i biri ishte zhdukur me nje sasi parash. Per muaj te tere djali nuk u dorezua ne polici dhe vetem pasi kaluan disa kohe u paraqit. Konstandini u denua me rreth dy vjet burgim. Duket se denimi ndaj tij ka qene fare i lehte edhe pse kreu vrasje, sepse pa kaluar tre vjet nga masakra tek “Ali Visha”, ndodhi masakra e dyte dhe e katerfishte tek “Rruga e Elbasanit”.

Deputetja Xhuvani sjell te birin ne parlament, duke dashur te hedhe poshte akuzat se ndodhej ne Lazarat 19 Qershor 2014 Deputetja e Partise Socialiste, Luiza Xhuvani, hodhi poshte akuzat e deputetit demokrat Flamur Noka, se djali i saj Kostandin Xhuvani, po gjuan me arme ne Lazarat. Ajo deklaroi ne seancen e sotme plenare se djali i saj nuk ndodhet ne Lazarat, sikunder pretendoi pak dite me pare policia dhe deputetet e opozites. Pas akuzave te deputetit Noka, deputetja Xhuvani i telefonoi te birit duke e sjelle ate para hyrjes se selise se parlamentit, per te provuar se ai ndodhet ne Tirane dhe nuk ka asnje lidhje me ngjarjet e fundit ne Lazarat. Kostandin Xhuvani pasi zbriti nga nje automjet takoi nenen e tij, ne prani te kamerave, duke u larguar serish. Gjate fjales se tij ne Kuvend, deputeti i PD-se Flamur Noka tha se mes te rinjve qe po qellojne ne Lazarat eshte edhe djali i deputetes Xhuvani. “Pse i lajmeruat trafikantet te largohen? Atje po gjuan djali i Luiza Xhuvanit. Nese nuk ka qene, sille djalin per 30 minuta ketu dhe t’i kerkojme ndjese”, u shpreh Noka, ish-minister i Brendshem. Ne reagimin e saj, deputetja Xhuvani tha se i biri nuk ka asnje lidhje me akuzat e deputetit te PD-se. “Ne pergjegjesine dhe moralin tim, pas akuzave qe bene per djalin tim, i bej thirrje Flamur Nokes, ish-minister, qe meqe ka informacione, te vije bashke me mua tani ne shtepine time dhe nese nuk e gjejme tim bir atje une nuk futem me ne parlament. Ama nese eshte aty te gjithe ata qe e kane gatuar kete histori duhet te me kerkojne falje publike. Im bir nuk ka lidhje me kete ceshtje”, deklaroi deputetja Xhuvani ne seancen e sotme plenare. *** Deri tani nuk ka ndonje reagim te mundshem nga deputetja Luiza Xhuvani dhe as ndonje shenje doreheqjeje te saj. Edhe kur ndodhi vrasja e pare, Luiza Xhuvani heshti me mediat dhe nuk e dorezoi mandatin e deputetes. As kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar deri tani mbi kete ngjarje. Por ne postimet e tij te sotme ne Facebook jane publikuar shume komente te ndjekesve te tij ku kerkojne masa drastike lidhur me ngjarjen qe perfshin djalin e deputetes socialiste.

 

noa