Kush eshte Messina Denaro, Bosi i ri i Cosa Nostra

Lidhur me artikullin:

I pakapshmi Messina Denaro eshte ne arrati prej 23 vjetesh. Ai eshte njeriu me i kerkuar ne Europe. Por mbrohet dhe adhurohet nga njerezit e thjeshte.

Pse cilesohet kopja e perkryer e mesuesit te tij, Toto Riines. Beteja per pushtet me Bernando Provenzanon.

Si rikonfiguroi rrenjesisht organizaten kriminale me te fuqishme ne bote. Me te, klisheja e bosit te moshuar mafioz qe e drejton perandorine e tij nga nje ferme e humbur mes malesh, do t‘ia linte vendin nje klisheje te re te stilit te Sopranove.

Lajmi i arrestimit te numrit dy te mafias italiane, Ernesto Fazzalari beri xhiron e botes. Ai ishte denuar ne mungese me burgim te perjetshem per vrasje. Fazzalari ishte figura kyçe drejtuese te Ndrangheta-s, njeri prej klaneve mafioze me te fuqishme te Italise. Grupi qendron pas pjeses me te madhe te tregtise se kokaines ne Europe. Fazzalari nuk i rezistoi arrestimit ne shtrat dhe ai ishte bashke me nje femer. Qeveria italiane nxitoi ta pershendeste kapjen e 46-vjeçarit te arratisur qe ne vitin 1996. Kryeministri Matteo Renzi shkroi ne Twitter: “Faleminderit forcave te rendit dhe gjykatesve. Rrofte Italia!”. Fazzalari ishte mafiozi i dyte me i rendesishem ne arrati qe kerkohej nga drejtesia pas Matteo Messina Denaro, qe dyshohet si lideri i mafias siçiliane, Cosa Nostra. Dhe tashme vemendja eshte rikthyer pikerisht tek Denaro. Pas arrestimit te Fazzalari-t, ai mbetet njeriu me i kerkuar. Me poshte nje profil per liderin e ri te Cosa Nostra-s.

I pakapshmi Messina Denaro eshte ne arrati prej 23 vjetesh

Kriminelet e arratisur nje dite bien, si dardha e pjekur nga pema. Por jo ai. Jo Matteo Messina Denaro, i fundit korleonez i mbetur i lire pas kapjes se udheheqesit te madh Toto Riina de Bernardo Provenzano.

Jo vetem Don Matteo eshte i lire si ajri, por nga lajmet qe qarkullojne, duket te jete kthyer ne nje fantazme qe askush nuk e sheh. Kjo sepse bosi i mafies trapaneze duket se ka miratuar masen paraprake vertete te dobishme: kontakte te drejtperdrejta zero, me asnje nga njerezit e tij. Thuhet se ka braktisur territorin, fakt ky qe ishte e pazakonte per kapot e mafias tradicionale, shkruante La Stampa.

Keshtu duket se kane rezultuar te pasuksesshme te gjitha tentativat per te futur nje karrem ne skrofullen e bosit. Matteo Messina Denaro nuk eshte vetem nje kapo, por nje kapo i dashur nga njerezit e tij.

Nje popull jo i perbere vetem nga njerez qe perfitojne nga bujaria e kapos, por edhe profesioniste, sipermarres dhe politikane.

Sipas gazetes La Stampa, ai ruhet nga nje rrjet i vertete sigurie, mbrojtje, qe i reziston sulmeve te perseritura te makinerive te shtetit represiv. Per me teper policia, zyrtaret dhe gjyqesori kane bere gjithçka duke “djegur” token rreth kapos, por kurre s’kane mundur t’i japin goditjen perfundimtare. Mallrat e konfiskuara nga miqte, te afermit dhe figura te tjera rreth tij arrijne shifra te rendesishme, por fuqia e Matteo-s nuk ka marre asnje gervishtje nga keto sulme.

Madje as nga humbjet e te afermve si arrestimi i motres Patrizia, te kunatit Vincenzo Panicola, te kunatit tjeter Gaspare Como, sekuestrimet e konfiskimet te pasurise se Guttadauro-s se fuqishem ne Palermo. Nga viti 2013 operacionet per kapjen e tij jane shtuar ndjeshem. Shume jane arrestuar, perfshi edhe nipin e arrestuar te kapos, Francesco-n.

Megjithate Matteo vazhdon normalisht jeten e tij, flitet shume per pasionin e tij per femrat dhe teorise se se ka edhe nje djale, sepse deri me sot dihet te kete nje vajze (qe tani eshte maxhorene). Djalit mendohet t’ia kete vene emrin Francesco, ne kujtim te babait te tij te adhuruar, don Çiço, qe vdiq ne arrati.

Matteo Messina Denaro, kopja e perkryer e mesuesit te tij, Toto Riines

Pas arrestimit te Bernardo Provenzano, Salvatore dhe Sandro Lo Pikolos, u duhej ta ndanin pushtetin me nje tjeter eksponent te larte te qarqeve mafioze te quajtur Mateo Mesina Denaro. Tani prania e tij ndihet si kurre me pare ne “Cosa Nostra”. Madje, me shume se kaq, eksperte e njohes te shumte te mafies shprehen se ai luan prej vitesh rol te dores se pare ne politiken dhe jeten e mafies.

Lufta per pushtet

Qe perpara arrestimit, te Bernardo Provenzano, kreut te organizates italiane “Cosa Nostra”, autoritetet italiane e dinin mire se ne qarqet e rendesishme te mafies, sidomos asaj siciliane, po zhvillohej nje lufte shume e ashper per pushtet.

Provenzano shihej nga mafiozet e rinj si i lodhur, pa energjine e duhur dhe i mefshte. Kritikohej sidomos per prirjen e forte per t‘i qendruar larg dhunes dhe per adoptimin e menyres se te vepruarit nen rrogoz, duke shmangur çdo lloj perballjeje me shtetin, megjithese nje politike e tille kishte rezultuar mjaft e suksesshme vitet e fundit. Sipas eksperteve te mafies, prej kohesh bosi i moshuar e kishte pare pushtetin t‘i lekundej nen trysnine e nje bosi te ri, nderkohe qe jane jo pak ata qe mendojne se betejen per dominimin absolut te “Cosa Nostra”-s Provenzano e kishte humbur qe perpara se te arrestohej.

Njeriu qe po ia zhvaste nga duart pushtetin suprem quhet Mateo Mesina Denaro, nje mafioz i ri e i pameshirshem, i afte te mos ndalej perpara asgjeje per t‘u ulur ne fronin e “Bosit te Boseve” te shekullit XXI.

Messina Denaro eshte nje kopje e perkryer e mesuesit te tij, Toto Riines. Tmerresisht i dhunshem, mizor ne ekstrem, ai nuk trembet nga askush dhe mbi te gjitha zoteron zgjuarsine e nevojshme per te mos rene ne duart e ligjit.

Gjithashtu zoteron nje nuhatje te pazakonte ne zbulimin e bizneseve fitimprurese. Arriti te krijoje nje pasuri te pallogaritshme me trafikun e droges e me ane te zhvatjes permes kercenimit. Ne trafikun e droges, karriera e tij u zhvillua me hapa marramendese. Ne pak vite, nga nje trafikant i vogel, u kthye ne nje shperndares me peshe te rendesishme ne qarqet e narkotrafikut boteror.

Sipas FBI-se, Denaro eshte nje nga shperndaresit me te medhenj ne bote. Duket se mban lidhje te aferta me me shume se nje nga lordet kolumbiane te droges.

Identikiti

Mbi Mateo Messina Denaro, qe nga çasti i hedhjes ne fshehtesi, ne vitin 1993, dihen shume pak gjera. Jeton ne pasivitet ne ndonje nga malet e Siçilise, apo fshihet diku jashte Italise duke drejtuar me dore te hekurt bizneset e shumta te “Cosa Nostra”-s. Askush nuk e di pergjigjen, nderkohe qe prania e tij ndihet si kurre me pare ne “Cosa Nostra”, qe eshte kreu i organizatave kriminale italiane ku bejne pjese Kamorra napolitane, Ndrageta Kalbreze dhe Sakra Korona Unita e Puljas.

Bosi i ri

Jeta e mafiozeve italiane eshte nje klishe e madhe dhe e tille eshte edhe per Messina Denaro. Ai lindi me 26 prill te vitit 1962 ne Kastelvetrano, nje qytet prane Trapanit. Ishte pikerisht periudha kur klanet mafioze po shtonin ndjeshem fuqine dhe influencen e tyre. Rasti me tipik eshte ai i klanit te Korleones. Ne kete kohe, mafia amerikane dhe ajo siçiliane bashkepunuan ne trafikun e heroines, qe u solli te dyja paleve fitime kolosale. Ishulli i Siçilise kontrollohej plotesisht nga te ashtuquajturit “Burrat e nderit”, termi me te cilin identifikoheshin mafiozet. Popullsia vendase nuk e kundershtonte aspak kete kontroll, pasi e shihte ‘Cosa Nostra‘-n si organizaten qe e mbronte nga shteti italian, te cilin e konsideronin si pushtues. Ne kete atmosfere u rrit edhe Mateo Denaro Messina. Babai i tij, Françesko, ishte gjithashtu nje “burre nderi” dhe me kalimin e kohes u be “kapo” i krahines se Trapanit, njekohesisht edhe nje nga njerezit me te besuar te Toto Riines.

Mafiozi i talentuar

Nuk shkoi shume gjate dhe ai vuri re me kenaqesi se i biri ishte i talentuar. Sipas te perjavshmes italiane “L‘Espresso”, ai mesoi ta perdorte pistoleten ne moshen 14-vjeçare dhe kater vjet me pas kreu vrasjen e pare. Por kjo nuk do te ishte e fundit. Thuhet se Denaro ka vrare rreth 50 njerez dhe se eshte shume krenar per nje fakt te tille. “Kam mbushur nje varreze te tere”, thuhet se eshte shprehur duke u mburrur.

Nxenes i Toto Riines

Messina Denaro ishte nje kopje e perkryer e mesuesit te tij, Toto Riines. Tmerresisht i dhunshem, mizor ne ekstreme, ai nuk trembej nga askush dhe mbi te gjitha zoteronte zgjuarsine e nevojshme per te mos rene ne duart e ligjit. Gjithashtu zoteronte nje nuhatje te pazakonte ne zbulimin e bizneseve fitimprurese. Ai krijoi nje pasuri te pallogaritshme me trafikun e droges e me ane te zhvatjes permes kercenimit. Ne trafikun e droges karriera e tij u zhvillua me hapa marramendes. Ne pak vite, nga nje trafikant i vogel, ai u kthye ne nje shperndares kryesor me nje peshe te rendesishme ne qarqet e narkotrafikut boteror. Ky eshte edhe momenti kur Sherbimet Amerikane te Sigurimit vune re pranine e tij ne keto qarqe. Sipas FBI-se, Denaro eshte nje nga shperndaresit me te medhenj ne bote. Duket se mban lidhje te aferta me me shume se nje nga lordet kolumbiane te droges. Me kete sukses ai le shenje ne “Cosa Nostra”. Ne kete pike ka filluar edhe ngjitja e tij ne hierarkine mafioze, sidomos pas marrjes ne dorezim nga duart e te atit kryesimin mbi klanin e Trapanit. Por ky do te ishte vetem fillimi.

Beteja me autoritetet

Viti 1993 do te ishte nje vit i shenuar ne historine e mafies siçiliane. Gjate tij u zhvillua nje takim midis krereve te mafies ruse dhe krereve te “Cosa Nostra”-s. Por shteti italian mori masa drastike duke arrestuar dhjetera mafioze. Gjithashtu u moren masa te ashpra ne administrate, e cila kishte qene objekt infiltrimi nga elemente qe punonin per llogari te “Cosa Nostra”-s. Por ata qe e demtuan me shume kete organizate ishin “te penduarit”. Kulmi i suksesit te qeverise italiane ne luften kunder mafies arriti me arrestimin e kreut te saj, “Bosit te Boseve”, Toto Riines. Por ky ishte nje vit shume i suksesshem edhe per Mateo Messina Denaron.

Gjate ketij viti, tashme 31 vjeç, ai arriti te behej pjese e “Supercosa”-s. “Supercosa” eshte nje grup i perzgjedhur bosesh, te cilet jane ne dijeni te çdo aktiviteti te “Cosa Nostra”-s. Sapo zuri nje vend ne zonen e te fuqishmeve, ai do te niste nje “lufte te drejte kunder shtetit italian”. Ne vitin 1993 bomba shperthyen ne Rome, Firence dhe Milano. Kisha katolike ishte nje nder objektivat kryesore. Koordinatori i ketyre sulmeve ishte pikerisht ai, Mateo Messina Denaro. Ai nuk mjaftohet t‘i dergoje trupat e tij kunder kishes, departamentit te drejtesise dhe stacioneve te policise, ai kerkon t‘i jape nje mesazh te qarte edhe shtypit. Me urdhrin e tij u ekzekutua nje numer i madh gazetaresh, te cilet mendohej se ishin shtyre shume thelle ne misterin e “Cosa Nostra”-s. Drejtesia Italiane filloi te kuptonte se arrestimi i Toto Riines dhe i mafiozeve te tjere nuk e kishte destabilizuar “Cosa Nostra”-n. U vu re edhe qe nje djall i vertete kishte bere perpara ne radhet e saj.

Hedhja ne fshehtesi

Mbreti i ri i “Cosa Nostra”-s hidhet ne fshehtesi ne vitin 1993, pasi Xhovani Bruska, nje i penduar shume i rendesishem, thyen kodin e heshtjes dhe u tregon autoriteteve gjithçka dinte per djaloshin ambicioz. Denaro u denua ne mungese me burgim te perjetshem, gje qe nuk e ndalon aspak te vazhdoje aktivitetin e tij. Ai e shfrytezon pakenaqesine qe kishin mafiozet ne lidhje me menyren me te cilen operonte Provenzano, kreu i fundit i njohur i “Cosa Nostra”-s, ne favor te tij. Ne pergjithesi mafiozet nuk ishin te kenaqur me sistemin “nen rrogoz” qe kishte adoptuar bosi i mafies siçiliane, njeriu qe zuri vendin e Toto Riines, Bernardo Provenzano.

Provenzano vendosi qe mafia te rimerrte fuqine pa u ndjere dhe pa sulme e gjakderdhje te bujshme: “Pse te rrezikojme te humbasim lidhjet dhe kontaktet me politiken, duke bere akte te zhurmshme, kur mund te punojme fare te qete nen hije”? Dhe kjo menyre operimi i solli shume perfitime “Cosa Nostra”-s. Parate filluan serish te burojne nga te gjitha anet, pikerisht si dikur, duke rihapur mundesine per korruptimin e politikaneve te larte. Por kjo politike krijoi idene se Provenzano ishte i dobet dhe i paafte te perdorte dhune. Pikerisht per kete dobesi Denaro dhe ndjekesit i kerkuan Provenzanos te bente menjane dhe t‘u linte atyre rruge te lire. Me ç‘dihet, Provenzano dhe Denaro nuk kane pasur asnjehere marredhenie te mira.

Kur i preferuari i Toto Riines, ne vitin 1993 do te behej pjese e “Supercosa”-s, Provenzano beri te pamunduren per ta ndaluar nje gje te tille. “Denaro e rrezikon seriozisht qendrimin e tij ne fron”, do te shprehej nje hetues ne ate kohe, per te shtuar se “Provenzano e di shume mire nje gje te tille, sepse nuk pranon ne asnje menyre te takohet me te. Ka frike se mos e vras”.

Perballja mes brezave

Ardhja e Denaros ne fuqi do ta rikonfiguronte rrenjesisht organizaten kriminale me te fuqishme ne bote.

Klisheja e bosit te moshuar mafioz qe e drejton perandorine e tij nga nje ferme e humbur mes malesh, do t‘ia linte vendin nje klisheje te re te stilit te Sopranove. “Boset e vjeter i kane akoma duart me balte”, do te thoshte nje hetues per nje reviste amerikane, “ndersa Denaro nget nje ‘Porche‘, pelqen kompjuteret dhe librat humoristike. Eshte jashtezakonisht shume i pasur, ben nje jete te shthurur dhe eshte shume i dhene pas femrave. Nje ‘playboy‘ i vertete…”. Gjera te tilla do te dukeshin te pamundura ne kohen e boseve te vjeter, por duket se kohet kane ndryshuar. Megjithate do te ishte e gabuar te mendohej se Denaro dhe pasuesit e tij jane nje tufe kriminelesh psikopate, pasi ai ka treguar se eshte nje strategjist i shkelqyer me nje deshire te papermbajtur per pushtet.

Portreti aktual

Fotoja e fundit e Mateo Mesina Denaro-s i perket vitit 1993, vit i masakrave te kryera nga mafia, per te cilat bosi i ri eshte denuar ne mungese. Edhe nje here tjeter, si ne rastin e kryemafiozit Bernardo Provenzano, policia nuk mund te beje tjeter veç te imagjinoje si mund te jene trajtat e fytyres se bosit te ri. Identikiti i tij, i bere publik me nje perpunim kompjuterik i bazuar mbi fotot qe jane ne duart e policise dhe mbi ç‘u kane treguar autoriteteve disa te penduar mafioze.

Ne kete menyre u arrit te prodhoheshin dy portrete te tij me ngjashmeri te kenaqshme, te cilat iu derguan policive te te gjithe botes: ne te paren shfaqet me syzet e perhershme (sipas disa bashkepunetoreve te drejtesise, vuan nga miopia per shkak te se ciles vite me pare eshte operuar ne nje klinike spanjolle) dhe ne tjetren pa to.