Kush ishin Vikinget? 15 fakte mbi luftetaret e medhenj

Mbi 1200 vjet me pare, vikinget u nisen per te pushtuar boten, duke terrorizuar te gjithe Evropen. Nuk ishin vetem nje civilizim luftetar dhe gjakatar, por ishin edhe mjeshtra te afte dhe udheheqes te medhenj.

Per 300 vite, mes shekulli te VIII dhe IX, Vikinget nisen te sulmonin te gjithe boten. Ne kerkim te tokave, sklleverve, arit dhe argjendit, keta luftetaret krenare dhe eksploratore trima lane shtepite e tyre ne Norvegji, Suedi dhe Danimarke dhe nisen te grabisnin Europen. Arriten deri ne Bagdad dhe Amerike.

Shpejtesia dhe guximi i sulmeve te tyre u bene legjendare. Por Vikinget ishin me shume se barbare te eger vinin nga Veriu: Ishin tregtare te mire, inxhinier te shkelqyer anijesh.

Kishin nje tradite te pasur dhe jetonin ne nje shoqeri qe per kushtet e kohes ishte shume e hapur dhe demokratike, aq sa per shembull grate mund te divorcoheshin kur te donin nga burrat e tyre.

PREJARDHJA E EMRIT.
Anglosaksonet i quanin Vikinge. Ne gjuhet skandinave “vik” do te thote “gji” pasi vinin me se shumti nga Norvegjia dhe Islanda.

KUR FILLUAN TE PUSHTOJNE BOTEN?
Sipas historianeve vikinget filluan zgjerimin e popullit te tyre nordik nga shekulli 8-11. Madje ekziston dhe nje date precize e dokumentuar: 8 korrik 793. Ishte pikerisht dita kur gjate nje feste ne manastirin e Lindisfarnes, zbarkoi nje tufe vikingesh duke shkaterruar çdo gje.

SHKATERRIMI I PARISIT
30 vjet pas vdekjes se Karlit te Madh, Vikinget poshteruan Francen perandorake, duke zbarkuar deri ne Paris ne vitin 845. Te njejtin fat paten edhe qytetet e tjera te Frances, Britanise dhe Gjermanise.

A ISHIN ME TE VERTETE KAQ TE DHUNSHEM?
Masakra nuk ka dyshim qe ka pasur, por ne vetvete, ne gjiret e tyre ishin njerez te qete. Mbanin nje lloj higjiene qe askush ne ate kohe nuk e kishte. Shume te afte ne poezi dhe mjeshtra te shkelqyer argjendarie.

LUFTETARE TE RASTESISHEM
Ndryshe nga legjionaret romake, vikinget ishin luftetare pa uniforma. Gjithkush kishte veshjen dhe armaturen e vet. Vetem udheheqesit vishnin helmeta hekuri per t’u dalluar, ndersa luftetaret me te perulur ishin te kenaqur me nje kapele lekure. Shumica e tyre poshte veshjeve te lekures vishnin rrjete hekuri.

vikinge

DRAKKAR-I I TMERRSHEM
Anijet e luftes se Vikingeve ishin te vogla dhe kishin formen e dragoit. Te shtyra nga nje anije me vela katrore, ato tejkalonin shpejtesine 20 km/ore dhe manovronin mire ne gjiret e ngushta.

MJEKESIA BARBARE
Nese nje luftetar plagosej ne bark, ai trajtohej me supe qepe. Nese nga plaga dilte era e qepes, atehere luftetari konsiderohej i vdekur. Ne rast te kunder vazhdonte kurat bimore. Vikinget kishin higjiene personale shume te paster, sidomos grate.

FEMRAT VIKINGE
Grate ishin shume te pavarura dhe te emancipuara. Nderkohe qe burrat ishin larg ne beteje, ishin ato komandantet e shtepise dhe fermave. Nje vikingase mund ta zgjidhte vete burrin e saj dhe madje te kerkonte divorcin kur keqtrajtohej apo tradhtohej.

RRITJA E LUFTETAREVE TE VEGJEL
Deri ne moshen 12-vjeçare femijet qendronin te lire. Me pas nuk shkonin ne shkolle, por dergoheshin ne fusha apo ndihmonin prinderit ne shtepi. Meshkujt merrnin arme druri dhe benin lojera luftarake ose loznin me topa lecke. Kur rriteshin djemte luftonin nen mbikeqyrjen e te rriturve.

USHTRI PA HIERARKI
Luftetaret nuk kishin grada. Komandanti i çdo bastisjeje ishte kapiteni i anijes se madhe. Luftetaret mund te ishin qytetare te zakonshem ose profesioniste. Vetem keta te fundit udhehiqnin sulmet.

EKSPLORUES TE PALODHUR
Me shume se sa bastisjet dhe armet, ishte tregtia komerciale qe i bente vikinget me te dallueshem. Ata e zgjeruan tregtine e tyre nga Deti Kaspik deri ne Bagdad. Normanet arriten ne Siçili dhe Italine e Jugut.

odin

KUJT I DREJTOHESHIN LUTJET E TYRE?
Nje grupi hyjnish plot defekte. Hyjnia kryesore ne mitologjine e tyre ishte Odin, Zoti i Luftes, pa nje sy. Edhe perendesha e bukurise Freya ishte percaktuar si nje perendeshe e keqe. Megjithate vikinget nuk kishin prifterinj profesionale dhe ndiqnin pak rituale.

MITE FALSE
Historia e vikingeve gjithnje eshte shoqeruar me seri legjendash te rreme. Me se shumti perdorimi i helmetave me brire. Por kjo nuk eshte e vetmja genjeshter. Edhe pse te dhunshem ata nuk ishin sadiste dhe tortura nuk ishte mjeti kryesor i denimit te tyre.

PARLAMENTARET E PARE
Demokracia parlamentare nuk eshte nje shpikje angleze, por vikingase. Parlamenti i pare evropian vjen nga dy vende vikinge. Sipas burimeve, ne Logtun te Norvegjise u mblodh asambleja me 485 delegate dhe 12 fise per te nxjerre ligje per çeshtjet me interes te perbashket.

PSE U ZHDUKEN?
Nje arsye eshte lindja e mbreterive kombetare qe zevendesuan identitetin fisnor te origjines. Nje shkak tjeter eshte krishterimi, qe nga njera ane afroi ish-piratet e kultures evropiane dhe nga ana tjeter sollen lufterat fetare.