Kush sundon “torten” e xhirove te bizneseve në vend?

Nje vrojtim i fundit i Instituti te Statistikave tregon se vetem 1 per qind e bizneseve ne vend kryejne gati gjysmen e aktivitetit tregtar ne ekonomi. Keto jane korporatat e medha, kryesisht private, por ndermjet tyre ka dhe shoqeri publike si OSHEE, KESH apo Albpetrol.

Sipas INSTAT ne vitin 2014, Shqiperia numeronte 864 ndermarrje gjithsej me me shume se 50 te punesuar. Ne totalin e numrit te bizneseve aktive, keto ndermarrje zene vetem 1 per qind. Por fuqia e tyre ekonomike eshte e jashtezakonshme.

Sipas INSTAT, vitin e kaluar 864 ndermarjet me te medha te vendit, realizuan 44,5 % te shitjeve totale neto ne ekonomi. Instat nuk jep detaje se ne çfare fushash jane te perqendruara kryesisht keto korporata. Por te ndara sipas aktivitetit, pjesa me e madhe e tyre jane ne sektorin e prodhimit.

Te dhenat tregojne se krahas dominimit absolut te shitjeve, keto biznese jane dhe investitoret me te medhenj te ekonomise. Sipas anketes , vitin e kaluar vetem 1 per qind e bizneseve te medha kryen rreth 64 per qind te totalit te investimeve ne ekonomi, perjashto ato qe vijne nga buxheti.

Tendenca e shifrave eshte e qarte. Ashtu si kudo, edhe ne ekonomi ka gjigant. Superstruktura financiare, private apo publike, ne te cilat eshte duke u perqendruar nje pjese gjithmone e me e madhe e aktivitetit ekonomik. Ne fakt dominimi ekonomik i korporatave eshte nje tendence globale.

Nje raport i Bankes Boterore ne vitin 2009 gjeti se nder 100 entitetet ekonomike me te medha te botes, 53 jane shtete, 35 te tjere jane qytete dhe 13 jane korporata private. Disa gjera vetem rriten.

/Top-Channel/