“Kush voton ligjin per plehrat, t’i shkruhet emri ne kazanet e plehrave”

Lidhur me artikullin:

Nga Ben Blushi

Kushdo qe kerkonte nje prove ngjashmerie mes Rilindjes dhe Partise Demokratike ja ku e ka sot: Rilindja po voton ligjin e PD per importin e mbetjeve, nje ligj te cilin e pati shfuqizuar vete ne vitin 2013.

Besoj se me kete akt, morali politik i ketij grupi te ndotur keqberesish merr fund.

Nga neser, te dyja bashke, Rilindja dhe PD, do te nxjerrin koken nga kazanet e plehrave dhe do te na buzeqeshin. Natyrisht nuk na mbetet tjeter vetem te kalojme aty dhe t’ua hedhim plehrat ne koke per t’i mbuluar.

Ky ligj per heqjen e kufijve per mbetjet qe vine nga Evropa eshte kriminal.

Duke hequr kufijte per helmet qe do hyne ne Shqiperi, ai do jete pergjegjes direkt per shendetin e rrezikuar te qindra mijera shqiptareve, toka, uji dhe ushqimet e te cileve do te helmohen per shkak te rritjes se sasive te mbetjeve qe shkakton ky ligj.

Nese duhet te them pse erdhi ky ligj serish ne parlament, pasi ai u hoq ne vitin 2013, natyrisht e kam nje pergjigje: ky ligj eshte i blere. Dikush ka paguar per ta sjelle ne parlament. Pa asnje dyshim.

Rilindja nuk e fsheh me se e ka shitur ligjin ne treg. eshte krijuar me sa duket nen kujdesin e veçante te Partive Tregtare te Rilindjes edhe nje treg i ri: tregu i ligjeve.

Nese ke para e blen nje ligj, nese nuk ke, e blen kundershtari yt.

Dyqani i Rilindjes funksionon non stop per te shitur ligje.

Vete Rilindja pra, e pranon se ligji vjen ketu ne emer te disa firmave te riciklimit, te cilat pretendojne se kane mbetur pa pune.

Kjo pra eshte çeshtja. Ligjin nuk e ka sjelle ne Kuvend interesi publik, por interesi privat.

Interesi publik kerkon pasterti,interesi privat kerkon para. Qeveria u rreshtua me te dyten.

eshte kaq e thjeshte, kaq e poshter dhe kaq kriminale.

Prandaj pyetja mbetet prej shume kohesh: Kush e qeveris Shqiperine?

E qeveris nje grusht biznesmenesh, te cilet dje kishin kapur PD dhe sot kane kapur Rilindjen. Pra rotacioni i pushtetit nuk vlen me ne Shqiperi. Shqiptaret votojne dhe gjithmone nga kutia e votimit del nje grup biznesmenesh, prone e te cileve jane edhe dy partite e medha, PD dhe Rilindja dhe, nje pak me e vogel, e cila ben transportin e bizneseve nga njera te tjetra. Mes dy brigjeve qe i ndot i njejti moçal, ka gjithmone nevoje per nje kazan lundrues.

Fillimisht, Rilindja e kaloi me sukses heqjen e doganave per mbetjet brenda Partise Socialiste. Ajo e beri proven gjenerale duke hequr doganat morale per mbetjet e biznesit, per mbetjet e krimit, per mbetjet e vulgaritetit dhe injorances ne kete vend. Mbetjet e shoqerise Rilindja i beri deputete. Sot ata po bejne ate per te cilen erdhen ketu: po votojne per mbetjet.

Megjithate pa shkuar larg ne kete lirike te zeze, qe duhet ta kishte titullin: “Si te jetosh ne kazan”, kam disa çeshtje per te sqaruar ligjin.

Se pari.

Rilindja thote se industria e riciklimit ka fitime te vogla dhe prandaj duhet te bleje mbetje jashte vendit. Pyetja eshte si ka mundesi qe ricikluesit investuan kaq shume per te rritur kapacitetet e tyre, nderkohe qe ligji ishte anulluar prej tre vitesh.

Kjo eshte njelloj si te investosh ne industrine e perpunimit te kanabisit, nderkohe qe ai nuk eshte legal. Me te njejten llogjike, neser mund te legalizohet kanabasi, çka nuk eshte çudi, pasi kultivuesit do t’i kerkojne qeverise mbrojtje dhe pune per investimet qe ata kane bere kur kanabisi ishte i paligjshem.

A ka njeri qe investon 200 milion euro per nje biznes qe ligji e pengon? Çfare tregon kjo? Qe ricikluesit e dinin se nje dite moratoriumi do te hiqej dhe prandaj investuan. Ne fakt çdo njeri, qe njeh Rilindjen, e dinte.

Se dyti.

Shqiperia eshte vendi me i ndotur ne Evrope, qe do te thote se me pak 20 per qind e mbetjeve tona mblidhen dhe riciklohen. Te tjerat jane rrugeve dhe na shoqerojne çdo dite. Kjo do te thote se industria e riciklimit ka ende miliona ton mbetje per te perpunuar ketu, çka nese ndodh, do t’ia rriste asaj fitimet dhe ne do te na e pastronte territorin. Pse nuk ndodh kjo atehere?

Sepse dikush jashte Shqiperise do te sjelle mbetjet e tij ketu. Pra çeshtja nuk eshte se Shqiperia nuk prodhon mbetje, por se Italia apo Gjermania apo kush te doje, duhet te gjejne nje fushe magazinimi dhe trajtimi te mbetjeve te tyre dhe tregu dhe fuqia me e lire e punes eshte Shqiperia.

Ne Shqiperi ka Ardite sa te duash qe punojne per buken e gojes dhe pas ketij ligji, ditet e Arditeve do te shkurtohen. Kaq e thjeshte eshte.

Se treti.

Meqe industria e riciklimit paska kaq shume fitime, atehere pse nuk ndodh e kunderta? Si ka mundesi qe italianet apo francezet apo gjermanet nuk i blejne plehrat tona per t’i kthyer ne lende te pare? A nuk kane ata fabrika perpunimi? A nuk duan te fitojne? A nuk u duhet lende e pare?

Nese fitimet do ishin kaq te medha, te jeni te bindur se secili do te kishte nje italian me qese te dera e shtepise duke pritur te mbaronim dreken per te na fshire pjatat dhe per te na mbledhur shishet e ujit. Kjo do te thote se nuk eshte çeshtje tregu, por çeshtje politike.

Italia ka vendosur te mbroje natyren e vet. Evropa e mbron natyren e vet. Ne kemi vendosur ta ndotim. Ose me sakte ta shesim.

Se katerti.

A ka ligj te ngjashem ne Ballkan? A mendoni se vende si Mali i Zi, Kroacia, Greqia, qe jetojne me turizem, do ta merrnin nje vendim te ngjashem? Aboslutisht jo. Kjo do te thote se argumenti qe ky ligj eshte rentabel nuk qendron, se ndryshe do ta kishin bere te tjeret. Nese ai eshte rentabel, industria e riciklimit fiton, por shoqeria humb.

Ajo qe humbim ne imazh, ne turizem, ne shendet, ne ilaçe, eshte pa dyshim shume me e madhe se ajo qe fiton duke rritur koshin e plehrave. Nga sot, fatura e shendetit ne Shqiperi eshte rritur. Ja kjo eshte kosto e vertete e ketij ligji.

Se pesti.

A nuk ka vende te tjera qe mund te pranojne importimin e plehrave te Evropes? Pse nuk e ben kete gje te themi Serbia qe nuk ka det, apo Sllovenia apo Hungaria? Si ka mundesi qe kur vjen puna per te derdhur mbetje apo materiale te rrezikshme gjithnje del Shqiperia ne vend te pare? Keshtu ndodhi me armet kimike, me ujguret, me muxhahedinet, me te burgosurit e Guntanamos dhe se fundi, me mbetjet e riciklueshme. Si ka mundesi qe jemi gjithmone ne te gatshem te marrim ate qe te tjeret e refuzojne?

Se gjashti.

Ku do shkojne mbetjet e mbetjeve? Riciklimi eshte nje proces teknologjik qe pa dyshim ka shume mbetje dhe derdhje ujerash te ndotura dhe materialesh te pariciklueshme. Ku shkojne pra mbetjet e mbetjeve?

Ua them une: ne ushqim, ne bark, ne mushkeri, ne stomak, ne gjak dhe, ne fund, ne varr.

Se fundi.

Duke mos patur asnje dyshim se te gjithe ata qe e votuan kunder kete ligj perpara tre vitesh, sot do ta votojne pro, çka i fut ata ne katalogun njerezor te qenieve te pashpresa, une do te thosha se ata meritojne nje ndeshkim.

Dhe ne kete rast ka vetem nje ndeshkim te merituar:

Çdo deputeti qe voton sot kete ligj, duhet t’i shkruhet emrin ne kazanin e plehrave te lagjes. Sepse ka ardhur koha, qe çdo kazan te kete nje emer.

Emrin e deputetit qe e voton sot kete ligj.

Fjala e mbajtur ne Kuvend