Ky njeri vrapon 560 kilometra pa u lodhur

Defektet gjenetike pothuajse ne te gjitha rastet te çojne ne probleme shendetesore. Por ne rastin e 53-vjeçarit amerikan Dean Karnazes, ky defekt i ka dhene atij superfuqi.

Karnazes, ne fakt eshte viktime e nje anomalie, e cila shkakton acid laktik dhe qe nxirret shpejt nga sistemi, duke i lejuar atij qe te vrapoje pa limit dhe te mos ndjeje asnje lodhje te muskujve. Qe ne moshe te re burri tregonte rezistence te larte: gjate nje gare vrapimi ai bente 105 xhiro, ndersa shoket e tij benin vetem 15 te tilla.

dean-karnazes-running_in_the_rain_l

Me pas pushoi se vrapuari per nje fare kohe, por kur shkoi 30 vjeç nisi serish dhe kishte per here e me shume fuqi. Ne stervitjen e tij te pare ai beri pothuajse 50 km rruge, pa ndjere dhimbje tek muskujt.

Ai ka marre pjese ne shume maratona. Madje ne 80 ore e 44 minuta, ai ka pershkuar 563 km, pa fjetur dhe ndalur per asnje moment. Mjeket jane bere kurioze dhe nisen qe te studiojne trupin e tij per te zbuluar sekretin.