Lahm: “Robben ka ndryshuar stil. Topi i Arte. Neuer ose Ronaldo”

Lidhur me artikullin:

Kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm ka vleresuar holandezin Arjen Robben per paraqitjet e mira qe ky i fundit ka bere gjate vitit 2014. Sipas Lahm fakti qe ish sulmuesi i Real Madrid dhe Chelsea nuk eshte treguar aspak egoist gjate ketyre koheve te fundit e ka ndihmuar Robben te evoloje shume me teper si futbollist.

30-vjecari holandez ne vitin 2012 ishte shume prane largimit nga Bayern pas asaj penalltie te humbur ne finalen e Champions perballe Chelsea, por trajneri qe drejonte skuadren gjermane ne ate kohe Jup Heynckess besoi te Robben dhe ky i fundit vazhdoi aventuren e tij ne Bavari. Fill pas atij 11-metershi te humbur ne finalen qe u zhvillua ne Alianz Arena mes Bayern dhe Chelsea, sulmuesi i kombetares portokalli eshte duke perjetuar nje rini te dyte ne radhet e kampioneve te Gjermanise, me Robben qe ka patur nje rol shume te rendesishem ne sukseset e skuadres bavareze.

“Robben ka ndryshuar shume, ai nuk eshte me nje simbol i egoizmit. Une mendoj se nje fakt i tille e ka ndihmuar shume ate te permirsohet si futbollist. Arjen ka qene padiskutim lojtari yne kryesor ne keto dy vitet e fundit”.

Si nje gjerman qe eshte edhe Lahm preferon qe Topin e Arte per vitin 2014 ta fitoje nje futbollist nga vendi teuton, megjithate ish kapiteni i perfaqesues se pancerave nuk kerkon t’u heqe asnje merite dy rivaleve te Neuer ne garen per futbollistin me te mire te vitit.

“Deshira ime eshte qe te Topin e Arte ta fitoje nje futbollist gjerman, por nuk do te ishte nje padrejtesi nese Neuer nuk e fiton trofeun. Une jam nje njeri subjektiv dhe dhe mendoj se Cristiano Ronaldo gjithashtu eshte treguar fenomenal gjate vitit te fundit dhe ashtu si Neuer meriton ta fitoje kete cmim”.

Ne fund te intervistes se tij Lahm foli edhe per objektivat e Bayern ne kete sezon. Sipas 31-vjecarit baverezet pervec se deshirojne te konfirmohen ne Gjermani kerkojne te triumfojne edhe ne Champions League. Per Lahm do te jete Real Madrid rivali me i madh i formacionit te Pep Guardioles ne garen per te fituar trofeun me te rendesishem ne nivel klubesh.