Lajm i keq per kinemane shqiptare. Ndahet nga jeta aktori Marko Bitraku

Lidhur me artikullin:

Ka nderruar jete ne moshen 64-vjeçare aktori i mirenjohur korçar, Marko Bitraku. Aktori i njohur i kinemase dhe teatrit vuante nga nje semundje e rende.

Marko Bitraku lindur ne 15 Janar te vitit 1951 ne Lavdar te Oparit te rrethit te Korçes. Pas mbarimit te studimeve te larta ne Institutin e Larte te Arteve (sot Akademia e Arteve) ne vitin 1974 fillon punen si aktor profesionist ne Teatrin “Andon Zako Çajupi” te Korçes. Ne skenen e ketij teatri do te interpretoje me dhjetera role te cilat do ta bejne te njohur per publikun artdashes.

Ketu mund te permendim interpretimet e tij ne rolin e Bomarshese ne komedine “Berberi i Seviljes” e Bomarshese apo rolin e Hajnit ne dramen “Franku i V-te” i Dyrrenmat. Roli i tij me i fundit do te jete ai i Jovan Bregut ne komedine “Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit.

Me vitin 2008 ai do te realizoje edhe regjine e monodrames “Velloja e bardhe” e Odise Plakut. Ne kinematografi ka interpretuar me se 13 role. Roli i tij i pare do te jete ne filmin televiziv “Flamur ne dallge” ne vitin 1977. Me tej do te vazhdonin role te tjera si ai Komandantit te Xhandareve ne filmin “Mesonjetorja” ne vitin 1979, roli i Selmanit ne filmin “Asgje nuk harrohet” ne vitin 1985, rolin e Rushkes ne filmin “Njerez ne rryme”, rolin e Samiut ne filmin “I dashur armik” ne vitin 2004 etj. Interpretimi me i fundit i aktorit Marko Bitraku eshte ne filmin “Kronike Provinciale” ne vitin 2009.