Lajm i mire per futbollin kosovar. UEFA merr ne shqyrtim kerkesen e FFK

Lidhur me artikullin:

Nje super lajm vjen nga mediat e huaja. Kosova mund te behet anetare e UEFA-s pas vetem dy ditesh.
Eshte UEFA e cila do ta shqyrtoje kerkesen e Federates se Futbollit te Kosoves per aplikim ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s qe mbahet te enjten ne Malta. Ka qene vete sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino ai qe e ka dhene nje informate te tille. “E kemi ne axhende per ta shqyrtuar aplikacionin e Kosoves”, ka thene Infantino, shkruan ‘theolympian.com’.

Sipas ketij sajti Kosova mund te behet anetare e UEFA-s, ne muajin mars te vitit te ardhshem, kur mbahet Kongresi i UEFA-s, ne Hungari. Kryetari i Federates se Futbollit te Kosoves, Fadil Vokrri, ne lidhje me kete tha. “Vullneti i UEFA-s eshte qe te gjeje nje zgjidhje per problemin e Kosoves”. “Me perkrahjen edhe te FIFA-s, Kosova mund te nis kualifikimet per Kupen e Botes, ne shtator te vitit te ardhshem”, mbyllet shkrimi i ‘theolympian.com’.

Edhe mediat tjera kane shkruar sot se kerkesa e Kosoves per anetaresim do te shqyrtohet te enjten, derisa pranimi pritet te ndodh ne mars. Vokrri bashke me sekretarin e FFK-se, Eroll Salihun, ndodhen ne Malte, ku jane ftuar nga UEFA dite me pare.