Lajm i keq per tifozet. “Schumacher nuk mund te ece”

Lidhur me artikullin:

Michael Schumacher nuk mund te ece, madje as te qendroje ne kembe me ndihmen e specialisteve qe ndjekin hap pas hapi gjendjen e tij. Keshtu mesohet te jete shprehur avokati i familjes Schumacher, Felix Damn, gjate procesit gjyqesor ndaj revistes gjermane “Bunte”, e cila pak kohe me pare kishte botuar nje artikull ku shkruhej se ish piloti gjerman kishte filluar te ecte.

47 – vjecari, 7 here kampion bote ne Formula 1 pesoi nje aksident te rende ne Alpet franceze teksa por bente ski. Ai u transportua ne gjendje kome ne spitalin e Grenoble, ku iu nenshtrua dy nderhyrjeve kirurgjikale delikate ne koke per t’i shpetuar jeten. Informacioni i shperndate nga “Bunte” se Schumaher ishte ngritur ne kembe eshte pergenjeshtruar me force nga te afermit e ish-pilotit gjerman, qe e paditen revisten ne fjale per shpifje.

Familja e Schumaher po ben te pamunduren per te ruajtur privatesine, madje duke ndermarre cdo hap te mundshem ligjor kur dikush tenton te jape informacione te paverteta. Vendimi i gjykates per rastin ne fjale prite te merret gjate muajit tetor. Menaxherja e Schumacher, Sabine Kehm, muaj me e pare ishte shrehur se ajo qe ishte botuar ne Bunte ishte thjesht papergjegjshmeri.