Lajm i mire per Dortmund. Marco Reus eshte gati per sfiden kunder Bayern

Lidhur me artikullin:

Te shtunen ne Gjermani luhet klasikja e dekades se re, Dortmund-Bayern (18:30) dhe lajmi me i mire i javes perpara sfides madheshtore eshte se mesfushori i verdhezinjve perfundimisht do ta nise te pakten nga stoli. Sot, ne oren 10:10 nenkampionet nisen stervitjen me 27-vjeçarin te perfshire plotesisht. Ai bindi me sprinte te shpejta dhe me vetebesim te madh. Nje sinjal per trajnerin Thomas Tuchel, sigurisht: Reus po jep gjithçka, ai deshiron te luaje me çdo kusht kunder bavarezeve. Pas gjashte muajsh i demtuar (ne legen dhe muskulin leshues), ish-ylli i Borussia M’Gladbach-ut ka marre driten jeshile qe para disa ditesh per te luajtur.

Ky lajm vjen nga gazeta gjermane “Bild“, e cila parashikon se Tuchel do ta marre ne skuader lojtarin e tij me krijues, por veshtire se do te rrezikoje duke e aktivizuar nga minuta e pare. Tekniku do te shohe nje Reus 100% ne forme dhe te motivuar per gjithe sezonin. Vjet, gjermani e torturoi veten duke luajtur me dhimbje per gjithe fazen e dyte, derisa trupi i tij kapitulloi pas 120 minutash ne finalen e Kupes se Gjermanise me Bayern-in. Reus ka bere shume sakrifica per t’u rikthyer ne fushe. Ai ka punuar me nje fizioterapist personal per shume kohe. Mundi i tij ka marre shperblimin e shumepritur dhe te shtunen ai do ta rinise pikerisht me rivalin ndaj te cilit “ra”.