Lajm i mire per Kosoven. FIFA pranon kerkesen e FFK

Lidhur me artikullin:

Nje tjeter hap i madh i futbollit kosovar pas pranimit ne UEFA me 3 Maj ne kongresin e qeverise se futbollit europian qe u zhvillua ne Budapest te Hungarise. Keshilli i FIFA ka pranuar kerkesen e Federates se Futbollit te Kosoves, qe ajo te shqyrtohet ne kongresin e radhes te institucionit me te rendesishem te futbollit boteror qe do te mbahet me 13 maj ne Meksike.

Lajmi eshte konfirmuar nga perfaqesuesi gjerman i Keshillit te FIFA, Wolfgang Niersbach, pas mbledhjes se grupit te eksperteve. Kerkeses se Kosoves i bashkangjitet edhe ajo e Gjibraltarit, qe vetem nje dite me pare kishte fituar gjyqin ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv per pranimin e kerkeses per anetaresim ne FIFA.

Tashme u takon 209 anetareve te FIFA te vendosin nese Kosova dhe Gjibraltari do te pranohen ne familjen e madhe te Futbollit Boteror. Ashtu sikurse ne votimin e zhvilluar ne Kongresin e UEFA-s, per pranimin e Kosoves ne FIFA kerkohet nje shumice e thjeshte, 50% plus nje anetar, qe shteti me i ri europian te aderoje ne organizim me te larte te futbollit. Nese kjo ndodh, cka eshte e pritshme ne kete kongres, atehere Kosova do te marre pjesen ne elimintoret e Boterorit “Rusi 2018” qe do te nisin ne muajin Shtator.