Largohet Galliani: “Keto jane 5 blerjet me te mira qe kam realizuar te Milan”

Lidhur me artikullin:

Milan, pas shume vitesh te presidences Berlusconi, do te kaloje ne duart e nje grupi biznesmenesh kinez. Do te jete fundi i nje cikli, por jo vetem kaq, sepse ne aspektin e struktures se klubit, do te kete nje ndryshim edhe per sa i takon figures se Administratorit te deleguar, nje rol i mbuluar ne 30 vitet e fundit nga Adriano Galliani. Njeriu i besuar i Silvio Berlusconi-t, ne lidhje me merkaton e kuqezinjve, ka lajmeruar se do te largohet nga klubi pas pak javesh. Ne vitet e fundit ka pasur shume kritika ndaj tij, por jane arritur edhe suksese te medha kryesisht fale goditjeve te medha te bera nga ai ne merkato. Keto jane disa nga levizjet me te bujshme te epokes moderne. Pa harruar se Gullit, Weah dhe Van Basten kane qene goditje te medha te se kaluares.

Zlatan Ibrahimovic

Ibra te kuqezinjte, pas eksperiences me Inter Zlatan Ibrahimovic, gjiganti suedez qe u kthye ne Milano pas nje viti te Barcelona. Galliani ka realizuar nje kryeveper: e ka marre hua me te drejten e blerjes ne fund te sezonit per 24 milione euro, teksa presidenti ne ate kohe i Barçes, Laporta, kishte shpenzuar nje shume te madhe vetem nje vit me pare per ta siguruar. Ibra ka luajtur dy sezone me kuqezinjte, duke fituar nje kampionat dhe nje Superkupe te Italise dhe, mbi te gjitha, pasi ka shenuar 56 gola. Nje respekt reciprok dhe nje vleresim pozitiv per vete Adriano Galliani-n, per te cilin suedezi flet mire akoma sot.

Nesta, kryevepra e repartit te mbrojtjes

Duke pare evoluimin nder vite te qendermbrojtesve te Milan-it, sigurisht tifozet kuqezinj mund te derdhin lot. Sepse, me gjithe respektin per Paletta, Romagnoli, Bonera apo Zapata, askush nga keta nuk mund te krahasohet me Alessandro Nesta-n, i cili akoma sot kujtohet me mallengjim nga milanistet. eshte blere nga Lazio ne fundin e merkatos se veres te 2002-it dhe ka qene nje nga goditje me te bujshme te Galliani-t. Me “Djallin” ka fituar nje kampionat, dy Superkupa te Italise, nje Kupe te Italise, dy Champions League, dy Superkupa te Europes dhe nje Boteror per Klube.

Rui Costa, talenti portugez

Rui Costa eshte transferuar ne Milano pa shume zhurme ne veren e 2001-it. Fiorentina e shiti per nje shifer te çmendur te barabarte me 85 miliard lireta (rreth 40 milione euro). Ne ate kohe klubet italiane nuk shqetesoheshin shume per shpenzimet, investonin pa asnje frike. Ka qendruar me kuqezinjte per pese sezone, por qe nuk kane qene vitet e tij me te mira. Megjithate, ka fituar kampionatin, Kupen e Italise, Superkupen e Italise, Champions League dhe Superkupen e Europes.

Nje dashuri e vetme me emrin Kakà

Pirlo dhe Pippo Inzaghi nuk duhet te ofendohen, por ajo mes Galliani-t dhe Kakà, ka qene nje dashuri e madhe. Braziliani eshte marre ne 2003-in per 8,5 milione euro nga Sao Paolo. Ka shkruar historine e Milan-it, duke fituar nje kampionat, nje Superkupe te Italise, dy Superkupa te Europes, nje Champions League, nje Boteror per klube dhe nje Top te Arte.

Shevchenko, “top player”-i qe fitoi gjithçka ne Milano

Andrey Shevchenko eshte blere ne 1999-en per 25 milione dollare. Me fanellen kuqezi, perveçse ka fituar Topin e Arte, ka çuar ne delir tifozet me golat e tij. eshte kthyer ne 2008-en, pasi u larguar ne 2006-en. Ka fituar gjithçka me Milan-in: nje Kupe te Italise, nje kampionat, nje Superkupe te Italise, nje Champions League, nje Superkupe te Europes. Nje nga “top player”-et e pare i denje per t’u perkufizuar i tille dhe ne Itali ne ato vite nuk kishte shume te tille. Dhe ata pak donin vetem Milan-in e Galliani-t dhe Berlusconi-t.