Lazio ka gati kontraten 5 vjecare per Thomas Strakosha

Lidhur me artikullin:

Tre ndeshje te shkelqyera si titullar te Lazio dhe me pas rikthimi ne stol, pas rikuperimit te Marchetti nga demtimi. Thomas Strakosha u cilesua menjehere si basti i fituar i drejtorit sportiv Igli Tare dhe trajnerit Simone Inzaghi.

Me kontraten e portierit qe perfundon ne vitin 2017, ne klubin e Serise A jane vene menjehere ne levizje per rinovimin me Strakosha. Sipas mediave prane skuadres se kryeqytetit italian, pas zgjatjes se kontrates me Parolo, tashme radhen per te rinovuar e ka pikerisht 21-vjeçari kuqezi.

Marreveshja e re e portierit te Kombetares shqiptare do te jete per 5 vitet ne vazhdim, çka deshmon besimin qe ka klubi te Thomas Strakosha, qe ne sezonet e ardhshme do te kete nje rol protagonisti ne skuader.

Gjate merkatos se veres, Lazio besoi te potenciali i portierit dhe nuk e lejoi largimin e talentit shqiptar Cardiff City ne Championshipin anglez. Strakosha e shperbleu te gjithe besimin e dhene, ku ne tre ndeshje te luajtura si titullar ne kete sezon ne eliten e futbollit italian dha garanci ne porte, duke mbajtur te paprekur rrjeten perballe Udineses dhe Empolit, ndersa u thye vetem ne sfiden me Milanin.