LDK, AAK e Nisma ne nje grup, PDK pretendon se eshte e para

Kuvendi i Kosoves ka filluar regjistrimin e deputeteve te zgjedhur per mandatin gjate legjislatures se peste.

Procedurave te regjistrimit te merkuren i jane nenshtruar deputetet nga radhet e Partise Demokratike te Kosoves, e cila ne koalicion edhe me disa subjekte me te vogla, ka fituar 37 ulese.

Por, perkunder fitores, PDK po ballafaqohet me nje bojkot te pjeses tjeter te spektrit politik, andaj perveç pretendimeve per te marre nen drejtim organet e reja, nuk ka dale ende me ndonje sqarim konkret se si do t’i siguroje votat per keto qellime politike.

Ish-shefi i grupit parlamentar te PDK-se, Adem Grabovci, ndonese nuk ka folur per detaje, ka thene se PDK mbetet grupi me i madh parlamentar, ngase ligjet dhe Kushtetuta, sipas tij, nuk njohin koalicione pas zgjedhore, siç eshte rasti me bllokun e partive LDK, AAK dhe Nisma.

“Grupi me i madh eshte grupi i pare. Deshmia me e mire eshte edhe sot, kur ne kuvend jane ftuar per regjistrim deputetet mbi bazen e rezultatit te zgjedhjeve, sepse nuk njihet grupet tjera. Ligjet dhe Kushtetuta nuk njohin koalicione tjera, perveç atyre para zgjedhore me te cilat hyjme ne zgjedhje dhe e njeh ate rezultat te zgjedhjeve”, ka thene Grabovci.

Pavaresisht pretendimeve te Partise Demokratike, e cila duke u thirrur ne rezultatet e zgjedhjeve vlereson se eshte grupi me i madh parlamentar, blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma, duke u mbeshtetur ne marreveshjen e tyre te koalicionit, kane rene dakord perfundimisht qe ne Kuvend te hyjne si nje grup i vetem parlamentar.

Nje bashkim i tille, do ta nxirrte kete grup me 47 deputete.

Nje grupim i tille, sipas pretendimeve te ketij koalicioni, do t’u mundesonte atyre qe te propozojne kryetarin e Kuvendit, duke llogaritur se per zgjedhjen e kryekuvendarit do t’i kene edhe votat e Levizjes Vetevendosje.

Kryetari i LDK-se, Isa Mustafa, ka konfirmuar se LDK, AAK dhe Nisma do te prezantohen si nje Grup dhe se ai vete do te jete ne krye te tij.

“Do te shkojme ne Kuvend si Grupi me i madh Parlamentar. Keto procedura lejohen sepse deputete jane te lire te vete vendosin se cilit grup parlamentar do t’i takojne”, ka thene Mustafa.

Si asnjehere me pare, skena politike ne Kosove eshte e ndare ne blloqe. Ky zhvillim ka sjelle nje situate mjafte te turbullt rreth formimit te institucioneve te reja.

Deshtimi eventual per formimin e institucioneve do te rrezikonte me zgjedhje te reja.

Perfaqesuesi Special i BE-se dhe Shefi i Zyres se Bashkimit Evropian ne Kosove, Samuel Zbogar ka thene se u takon partive politike qe pas zgjedhjeve mire te organizuara, t’i formojne vet institucionet e reja.

Ndersa u ka dhuruar disa organizatave vendore pajisjet teknike te vezhguesve te BE-se qe percollen nga afer zgjedhjet e 8 qershorit, Zbogar ka thene se shpreson qe nuk do te kete nevoje per nje mision te ri kete vit.

“Dua te them ne fund se shpresoj qe nuk do te kete nevoje per nje mision tjeter vezhgues gjate ketij viti ne Kosove”, ka thene Zbogar, duke falenderuar ekipin nga vendet e Bashkimit Evropian qe kishte vezhguar procesin e 8 qershorit.

Te shtunen, pritet qe kryetari dhe kryesia nga perberja e kaluar e kuvendit te zhvillojne nje takim me perfaqesuesit e partive politike qe kane siguruar ulese ne kete mandat.

Aty, pritet te propozohet edhe rendi i dites per seancen konstitutive te Kuvendit me 17 korrik. Pika kryesore e asaj seance, pritet te jete ajo e percaktimit te grupit me te madh parlamentar dhe zgjedhjes se kryetarit te Kuvendit.

(Europa e Lire)