Le Iene: E ardhmja eshte ne Shqiperi

“Ne Itali rrija gjithe diten duke shtyre kohen kot. Ne Shqiperi kam gjetur mundesi. Ketu ka shume pune per te bere.”

Kjo eshte deklarata e nje burri italian, i cili ka lene Italine per te punuar ne vendin tone, se bashku me djalin e tij adoleshent. Historia e tij dhe e emigranteve te tjere italiane ne Shqiperi eshte treguar nga emisioni italian “Le Iene”.

Gazetari Enrico Luçi thote ne reportazhin e tij se jane te largeta kohet kur mijera shqiptare zbarkuan ne Itali per nje te ardhme me te mire dhe tashme historia ka ndryshuar, jane italianet ata qe zbarkojne ne Shqiperi.

“Kam marre nje oficine ne Tirane dhe kam nisur gjithçka nga e para. Kam gjetur gjithçka ketu. Nuk kam me ankth dhe kam lene ilaçet qe pija ne Itali”, tregon italiani.

Nje tjeter italian qe punon ne vendin tone ka vetem fjale te mira: “Shoket me thonin se çfare beja ne Shqiperi, kane paragjykime, por asgje nuk eshte e vertete. Eshte nje vend qe ka prekur fundin dhe vetem mund te ringrihet. Nuk kam fjale t’i pershkruaj shqiptaret si njerez. Kam marredhenie te mrekullueshme me te gjithe”.

 

/Top-Channel/