Legjenda Steven Gerrard largohet nga futbolli

Lidhur me artikullin:

Lamtumire legjende. Steven Gerrard i jep fund futbollit te luajtur ne moshen 36-vjecare. Konfirmimi ka ardhur nga ish mesfushori i perfaqesues angleze i cili ne profilin e tij ne Instagram ka bere ditur terheqjen nga futbolli vetem pak dite pasi mbylli aventuren e tij me Los Angeles Galaxy ne Major League Soccer. Tashme lamtumira e Gerrard eshte zyrtare dhe tifozet Liverpoolit nuk kane se si te mos ndihen te keqardhur pasi te The Reds, Steven luajti pjesen me te madhe te karrieres se tij, duke mbajtur per vite me radhe shiritin e kapitenit ne krah: “Ka ardhur momenti i duhur, kisha shume oferta per te vazhdoja te luaja, por ne muajt e fundit trupi im me ka dhene sinjale jo shume inkurajuese dhe nuk doja ta mbyllja karrieren mes shume drite-hijeve. Tashme do te me pelqente te beja trajnerin”, thekson Gerrard ne Instagram.

Edhe pse flitej per nje rikthim te mesfushorit ne kontinentin europian per te luajtur me nje tjeter skuader asgje nuk rezultoi te ishte e vertete. Steven Gerrard i ka thene stop futbollit te luajtur ne moshen 36-vjecare, pas 710 paraqitjesh dhe 186 golave te shenuar me fanellen e Liverpool-it. Karrieres se tij te pasur iu shtuan edhe 39 ndeshjet qe zhvilloi me Los Angeles Galaxy gjate te cilave shenoi dhe 5 gola. Me kombetaren e 3 luaneve, ai numeron 114 paraqitje dhe 21 gola. Pengu i Gerrard do te mbetet gjithmone qe nuk arriti te fitonte dot Premier Leaguen angleze me Liverpool-in.

Ai gabim ne sfiden ndaj Chelsea-it ne vitin 2014, qe i dha mundesine Manchester City-it te fitonte titullin nuk do te harrohet kurre nga Gerrard. Gjithsesi 36-vjecari ia doli te fitonte shume trofe me The Reds duke arritur kulmin ne vitin 2005, me fitimin e trofeut te Uefa Champions League ne Stamboll. Nje si ai do te kujtohet gjithmone me nostalgji nga tifozet e Liverpool-it, te cilet shpresojne qe nje dite Gerrard te ulet ne stolin e skuadres se tyre te zemres.