Legjenda Totti 40 vjec. “Eshte Pele i Italise”

Lidhur me artikullin:

“Totti eshte Pele i Italise”. Kete e ka thene Edson Arantes do Nascimento, i quajtur nga te gjithe Pele. Sot Francesco Totti mbush 40 vjeç dhe eshte akoma ne fushe, akoma vendimtar, akoma me 10 si tatuazh ne lekuren e tij verdhekuqe. Urime Kapiten, me i madhi i te gjitha koherave me fanellen e Roma-s. Unik, i paperseritshem, i paarritshem: 23 vite e gjysme ne Serine A, 250 gola. Nga “Pupone” te Gladiator, te Kapiten, nga titulli ne Itali te Kupa e Botes, e festuar ne rrugete Roma-s, nga Boskov dhe Mazzone deri te Spalletti, duke kaluar nga Zeman, Capello, Garcia dhe te tjere.

28 mars 1993: debutimi, i futur ne fushe ne moshen 17-vjeçare, nga Boskov. 4 shtator 1994, goli i pare me Mazzone-n ne stol kunder Foggia-s. Sulmues i dyte, fantazist, “nente false”. I rritur nga Carletto (Mazzone), i formuar nga bohemi, i rafinuar nga Don Fabio, i ringjallur nga Spalletti. Shume kane kaluar, por ai ka qendruar. Ranieri, Luis Enrique, perseri Zeman, Garcia dhe perseri Luciano: nje karriere e ndriçuar nga talent i madh, e perbere nga pak momente negative (peshtyma ndaj Poulsen ne Euorpian) dhe e vene ne rrezik nga dy demtime te tmerrshme dhe nga nje pllake qe ka ne kaviljen e majte prej dhjete vitesh.

Nje histori e gjitha verdhekuqe; nente gola ne 58 ndeshje me Italine dhe “panenka” e realizuar kunder Holandes ne Euro 2000, pa harruar edhe penalltine kunder Australise ne Boterorin e 2006-es. Por shenjen e vertete e ka lene me Roma-n: 306 gola ne 763 ndeshje, 250 ne 605 ndeshje ne Serine A, 38 gola ne Europe ne 98 ndeshje, me ate goditje me pjesen e jashtme te kembes ne Mançester, kunder City-it, qe e ka bere ate golashenuesin me te vjeter ne historine e Champions. Kane qene te shumte ata qe e kane kerkuar, te shumte ata qe ishin te gatshem te benin çmenduri per te, vetem nje ka arritur ta mbaje. Dhe ai, Kapiteni, nuk ka pasur kurre dyshime. Urime Kapiten.

Pas muajsh nga largimi i tij, Rudi Garcia ka vendosur te thyeje heshtjen dhe e ka bere kete per te nderuar Francesco Totti-n. “Ka aftesine per t’i pare gjerat para te gjitheve dhe aftesine teknike per te bere ate qe ka pare ne mendjen e tij. Kur luan me nje takim eshte fantastik, vetem ai mund te beje levizje te tilla. eshte nje nga me te medhenjte e historise se futbollit, – ka thene trajneri francez. – Nese do te kisha pasur mundesi, do t’i kisha dhuruar Champions League”.