Lenjani transferohet ne Ligue 1. Mesfushori firmos me Rennes

Lidhur me artikullin:

Karriera e Ermir Lenjani, merr nje kthese te paparashikueshme. Nderkohe qe mediat gjermane dhe ato italiane flisnin per arritjen e mundshme te marreveshjes me Stuttgart apo Verona, futbollisti i kombetares firmosi me francezet e Rennes duke u larguar nga ekipi zviceran i St.Gallenit. Mbrojtesi i kuqezinjve pasi kaloi me sukses vizitat mjekesore, lajm qe u konfirmua dhe nga ana e trajnerit te ketij ekipi Jeff Saibenen, nenshkroi dhe marreveshjen qe e lidh me klubin nga “Route de Lorient”.

Nderkohe mediat ne France zbulojne se skuadra e Rennes ka qene e detyruar per blerjen e nje lojtari anesor, pasi per rreth nje muaj do te mungoje Cheick M’Bengue, i cili eshte grumbulluar nga Senegali ne Kupen e Kombeve te Afrikes. Ermir Lenjani ishte pjese e Saint Gallen qe nga janari i 2012 dhe gjate dy viteve me kete skuader eshte aktivizuar ne total ne 61 ndeshje, duke shenuar 2 gola. Viti 2014 ishte mjaft i sukseshem per te ne aspektin professional pasi jo vetem debutoi me kombetaren por gjithashtu u konsiderua si nje prej lojtareve me te rendesishem te pjeses se pare te edicionit elimitor te Euro 2016, nderkohe qe 2015 nis tashme me nje hap cilesor ne karrieren e tij, teksa transferohet ne nje kampionat me cilesor se ai zviceran