Leonardo Bonucci pranë largimit nga Milan. 2 klube gati ta transferojnë

Leonardo Bonucci është gjithnjë e më larg Milan. Kapiteni pas vetëm 1 sezoni me shumë gjasa do të largohet nga kuqezinjtë për të provuar një eksperiencë të re në një kampionat tjetër, kjo edhe për faktin se klubi kuqezi ka shumë nevojë për të arkëtuar para në këtë merkato dhe njëri nga lojtarët që ka më shumë oferta është pikërisht Bonucci.

 

 

Për futbollistin e kombëtares italiane interesohet Manchester United në Premier League, por 31-vjeçari ndiqet më vëmendje edhe nga Paris Saint Germain. Sipas mediave angleze Jose Mourinho po bën gati ofertën për të bindur Milan që është në vështirësi ekonomike dhe duhet të shesë 1 ose 2 lojtarë me peshë.