Leter per ju ‘cubat’ e politikes qe doni te me merrni pronen

Nga Rovena Dilo.

Kush jeni ju?!

Dy fjale dua t’ju them dhe dua t’jua them duke ju pare ne sy. Menyre me te mire per t’ju pare ne sy, duke ju shkruar kete leter e hapur, nuk ka! Dy fjale juve, dy zoterinjve te “politikes” shqiptare dhe te gjithe atyre qe ju mbeshtesin fort ne rrugetimin tuaj drejt zhvatjes.

Une kam nje pyetje te thjeshte dhe jua bej ate, ne emrin tim dhe ne emrin e te gjithe shqiptareve qe persekutohen çdo dite nga plotfuqia juaj pothuajse magjike.

Kush jeni ju?!

Qe doni te rrembeni pronen e familjes time?!

Kush jeni ju qe doni te shkaterroni trashegimine tone, gjakun, nderin dhe jeten tone. Kush jeni ju qe nuk pyesni per bizneset tona, qe jane ngritur me djerse dhe me mundimin tone te çdo dite.

Pse keni ju pothuajse fuqine e Zotit?!

Pse keni ju akses qe per 24 ore te hipotekoni dhe ç’hipotekoni çfare te doni dhe kur te doni?! Mos jeni gje pronaret e ketij vendi, ju qe arrini te caktoni cilindo gjykates qe doni, ne te gjitha shkallet e gjyqesorit?

Une po e them publikisht se ju keni bere ç’keni dashur!

Ju qe zgjidhni gjykatesit tuaj, pra maliqet tuaj, te cilet e shkelin ligjin, e keqinterpretojne dhe bejne me ligjin çfare te duan. Vetem ju arrini te manipuloni gjykaten e Apelit ne kohe rekord. Te nxirrni çeshtjen, gjykatesin qe doni, te mos lajmeroni te paditurin dhe te merrni vendimin duke e ditur vetem ju. Tamam si ne koherat e erreta te diktatures kur njerezit i merrnin ne fshehtesi, i pushkatonin, i groposnin, u merrnin dhe pronen dhe pergjegjes nuk ishte askush.

Si ka mundesi qe ju arrini te nxirrni ne 24 ore vendimet edhe ne gjykaten e Larte duke habitur çdo shqiptar te ndershem, çdo jurist te ndershem, çdo gjykates te ndershem.

Ju ne rrugen tuaj te zhvatjes nuk jeni vetem!

Ju jeni si nje kope ujqerish, gjithmone te uritur per zhvatjen dhe prene e radhes.

Te gjithe jemi lodhur nga ju!

Jane lodhur te gjithe profesionistet e ndershem te ketij vendi qe mendojne se si do ta bejme realitet dinjitetin e njeriut ne kete vend. Edhe shteti eshte lodhur nga ju! Edhe politikanet e ketij vendi qe duan te shohin prosperitetin dhe drejtesine si te vetmin tempull te shenjte te lirise sone qe ende nuk e kemi!

Ju them te gjithe juve zoterinjve qe doni te rrembeni pronen e familjes time dhe pronat e çdo shqiptari te ndershem qe nuk mbrohet dot nga ju – e keni kot!

Koha juaj po perendon.

I bej thirrje Presidentit te Republikes, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, qe te mos fshihen por te shprehen qarte per kete rast!

Ata do te vijne te henen, me 9 maj, ne oren 10 te me nxjerrin me polici nga prona ime! Le te vijne! Une nuk trembem! Turpi do te jete per ta, por edhe per shtetin dhe shtetaret tane! Te henen eshte radha ime, por me pas eshte radha e secilit!