Leter vajzes…nga Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan behen prinder te nje vajze. Pavaresisht se i kane uruar mireseardhjen ne jete vajzes se tyre javen e kaluar, lajmi eshte bere publik vetem te Marten ne faqen e Facebook te Zuckerberg.

Ne mes te gezimit te mberritjes ne jete te femijes se tyre te pare, te cilen e kane quajtur Max, Mark Zuckerberg ka deklaruar se 99% e aksioneve te Facebook do te shkojne per bamiresi. Mesa duket ardhja ne jete e vajzes se tyre, Max, i ka bere prinderit e rinj te “ndjeshem” ndaj kauzave sociale si mireqenia e femijeve neper bote. Ne nje leter “drejtuar” Max-it, ai shkruan:

“E dashur Max,

Nena jote dhe une nuk kemi ende fjale per te pershkruar shpresat qe na jep ti per te ardhmen. Jeta jote ‘e re’ eshte kaq shume premtuese, dhe ne shpresojme qe ti do te jesh e lumtur dhe e shendetshme per ta eksploruar ate ne te gjitha menyrat. Qe tani na ke dhene arsye per te reflektuar mbi boten qe deshirojme per ty ne nje te ardhme.

Si çdo prind, ne duam qe te rritesh ne nje bote me te mire se kjo e sotmja.

Ndersa kryefjala e çeshtjeve sot ne bote, fokusohet mbi te keqijat e saj, ajo sot po permiresohet. Njerezit po behen me te shendetshem. Varferia po zvogelohet. Njohurite po rriten. Njerezit po krijojne gjithmone e me shume lidhje mes tyre. Progresi teknologjik i diteve te sotme do te thote se jeta jote do te jete ndjeshmerisht me e lehte se ajo e jona sot.

Ne do te bejme pjesen qe na takon per ta bere kete realitet, jo vetem per shkak te dashurise qe kemi per ty, por edhe per shkak te pergjegjesise morale ndaj te gjithe femijeve te brezit te ardhshem.”

Keto kane qene disa nga fjalet e letres se Zuckerberg drejtuar se bijes, Max. Ai ka thene se do te dhuroje per bamiresi pasurine e tij Iniciatives se Chan Zuckerberg, pasi çifti Zuckerberg deshiron nje bote me te mire per vajzen e tyre. Vlera korrente e pjeses se pasurise se Facebook e cila do te dhurohet vleresohet te jete rreth 45 miliarde $ (30 miliarde £).

Ne letren e tij Mark Zuckerberg permend se Iniciativa e Chan Zuckerberg eshte “te avancoje potencialet e njerezimit dhe te promovoje barazine per gjeneraten e ardhshme te femijeve”.