Letra e djalit të vogël:’Babai im është aktor i portokallisë po nuk ka lekë”

Romir Zalla, i njohur për rolet e tij në show-n variete të së dielës mbrëma në ekranin e Top Channel, ka publikuar sot letrën e djalit të tij të vogël të shkruar për portretizimin e të atit. Ka qenë një detyrë e djalit të vogël e cila e ka detyruar Hermesin e vogël të zbulojë ‘sekrete’ të familjes së tij, të cilat duken interesante për publikun. Aktori i njohur i personazheve të ndryshme në ‘Portokalli’, nuk ka shumë lekë sipas djalit të vogël. Ndërsa 42-vjeçari , ka shpërndarë lajmin me një foto të detyrës së djalit, si për ta konfirmuar për ata që mendonin të kundërtën.

/Lapsi.al/