Letra e hapur e Dom Gjergj Meta. “Mos u genje nga X6. Largohu nga parcelat e droges”

Nga Gjergj Meta.

I dashur A.,

Kam qene edhe famullitar ne zonen tende, per pak kohe, te themi rreth 2 vjet, aty diku perreth fshatrave te Fushe-Krujes, qe keto dite u perfol per kultivim lendesh narkotike. Me njeh edhe ti se jemi takuar shpeshhere apo me ke pare ne rruget e fshatit tend, apo duke pire ndonje kafe me njerezit aty. Ti nuk ke per ta lexuar kete leter per shume arsye. E para, sepse ne “elita” letrat i shkruajme per njeri–tjetrin se ashtu jane ca “muhabete”: ne i flasim vajzes qe te degjoje nusja.

Por edhe sepse ti ndoshta sot je roje ne ndonje parcele te mbjelle me kanabis me kallash ne krah, ose po qeron bimet ne ndonje magazine, ose po mban thaset e po i transporton, ose thjesht je ne burg, sepse kesaj here te kane kapur. Une te njoh mire dhe e di kush je, çfare mendon, si arsyeton, si je rritur dhe çfare ke degjuar qysh femije. Ti je nje i ri i pas viteve ‘90. Ne keto vite ti nuk je rritur me propaganden komuniste, ti nuk ke degjuar per xhaxhi Enverin e as per arritjet e medha te Partise dhe te pushtetit popullor. Ti nuk ke pare luften e klasave as nuk e ke ndier fare ate.

Ti nuk ke bere betimin si pionier i Enverit, ti nuk ke qene debatikas dhe as nuk ke mbajtur shallin e kuq. Shume gjera kesisoj ti nuk i ke bere dhe per kete je me fat. Por ama, nga ana tjeter, ty te eshte servirur vazhdimisht si model ai i forti, me makina luksoze qe e ka blere pak kohe pasi iku ne Itali. Ti je rritur me modelin e te forteve te Kurbinit dhe Fushe-Krujes qe kane trafikuar femra, jane marre me droge, me vrasje etj. Po! Ky ka qene modeli yt.

Ti je rritur me fjale te tipit: “Hallall ia bofte Zoti atij!”, “Ai osht njish or ti”; “Ai ka pas gjith ato k..va ne Milano or plak”, “Ho er burr ne ti se drog ka lujt se s’i ka bo dom kujt”, “Osht i zoti nuk matesh dot me te se t’heq qafe”. Madje kur i ke pare keta tipa qe zbrisnin nga makinat e tyre luksoze, ne lokalet e zones, te blera ne pak kohe, qe sapo dilnin nga makina i fusnin nje te shfryre hundeve dhe nje te peshtyre ne toke e pershendesnin: “he or zjarm ça ke bo?” ti “eksitoheshe” krejt dhe enderroje te ishe si ai. Nderkohe ty qysh te vogel nuk te ka thene kush qe numrat e matematikes jane hyjnore dhe se shkenca eshte e bukur; sa e bukur eshte gjeometria dhe algjebra; se germat e shqipes jane te bukura e qe Eposi i Kreshnikeve, poezite e Fishtes e te Naimit, sonetat e Mjedes dhe perkthimet e Nolit jane nje ushqim per shpirtin.

Nuk te ka thene kush me ngulm se te lexosh Hygoin, Dostojevskin, Servantesin e Floberin, Shekspirin e Dikensin, njeh shpirtin krijues te kontinentit te vjeter. Po ashtu, nuk te kane vene ne dore kurre nje dialog te Platonit, nje copez nga etika e Nikomakut te Aristotelit, apo thjesht nje faqe te Kantit, Hegelit, Nices a ku ta di une. Madje, edhe emrat e tyre mund te duken te çuditshem.

Ti je rritur me tallavane dhe me reperat dylekesh dhe as te ka shkuar ndermend se ka nje Bach, nje Mozart, nje Bethoven e keshtu me radhe. Sa shume do te kishte ndryshuar jeta jote po te kishe njohur ne vend te te forteve te Laçit, Tropojes, Tepelenes, Vlores, Fierit, Durresit, se paku nje nga keto emra qe te thashe me siper. Me beso se jeta jote do te kishte qene krejt ndryshe. Ti keto nuk i pate e as prinderit tuaj nuk i paten, duke qene se ne keto vite ata me shume mundoheshin se si te siguronin buken per ty dhe vellezerit e motrat e tu.

Ata te lane punen, por ti nuk e doje as punen, sepse e pe qe yt ate dhe nena jote me pune, çdo dite ne arat e tyre, nuk arrinin te siguronin as buken e gojes. Ti e vure re se prinderit tuaj ne keto vite, megjithese punuan çdo dite token, ruajten lopet, apo punuan roje ne ndonje biznes privat, ne fund nuk paten leket e mjaftueshme kur gjyshja u semur rende, apo ku mami pati nje tumor ne gjoks. Ti e pe se ata qe mbaruan shkollen nga fshati apo lagjja jote filluan pune ne nje “call center” dhe i rrofshin klasiket e letersise, shkencat ekzakte etj.

Nderkohe qe ti shihje para teje parakalime “tangarlleku” nga moshataret e tu, apo edhe pak me te medhenj me Kabriolet, Cayenne e pastaj edhe me banale si X6 apo Ferrari. E tani me vjen ndermend kur ti femije vije te Kisha bashke me femijet e tjere e luaje me ta, luteshe me ta, gezoheshe bashke me te gjithe moshataret e tu. Por çfare ndodhi? Pse tani je aty pas hekurave, apo ne vetmine e nje are te mbjelle me lende narkotike te jashteligjshme, apo brenda nje magazine ku pastron kanabis? Pse? Ja ku po ta them se sot je thjesht nje ushtar, nje ushtar i vogel i paperfillshem, i cili ka humbur lirine e vet dhe rinine e vet.

Te kane premtuar “te fortet” se po te beje kete pune fiton shume, ne pak kohe dhe je i sigurt, sepse “policia na mbron”. Jo i dashur, nuk ka nje polici qe mbron te keqen. Policia nuk mbron krimin, ajo heret a vone do ta luftoje ate. Edhe policet jane prinder te disa te rinjve te moshes tende dhe thjesht duan te marrin rrogen e tyre. Ka kriminele ne radhet e saj, mund te kete drejtues te korruptuar, por jo policia.

Do te vije momenti qe nje dite do te hyjne ne magazinen ku je ti, me kapuça, te armatosur deri ne dhembe, e do te bertasin: “ndal, duart lart!,” do te kapin e do te shtrijne pertoke duke te vene nje tyte te ftohte pistolete ne koke e do te vene prangat. Dhe ti si ushtar qe je do te denohesh, por “shefat” e tu jo. Ata do te vazhdojne duke rekrutuar te tjere te rinj si ti, duke filluar nga e para me premtimet e tyre e do t’i shohesh atje te ti ne burg. E megjithate te shkoi mire qe je ne burg se mund te ishe edhe nje kufome me shume dhe anonime ne parcelat e kanabisit.

Por une do te vij edhe atje te takoj ne burg, jo per te thene se je djale i keq, por per te thene se me gjithe te gjitha, nese ti do, ne fund te tunelit ka gjithmone drite dhe se mund t’ia dalesh, por per kete duhet te dalesh nga terri ku je futur, duhet te dalesh mbi vetveten. Per kete duhet te kesh guxim e une jam ketu per te t’inkurajuar qe te ikesh nga parcelat apo magazinat e kanabisit e te nisesh nje jete te re…